Agjentë të policisë të komisariatit të Bulqizës kanë arrestuar këtë të enjte një mësues, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike me mjete të forta ndaj 12 nxënësve.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave arrestimi i mësuesit Adil Muça ka ardhur pas denoncimit të bërë nga prindërit e disa nxënësve të shkollës “Orzhanov” të komunës Ostren.
Nga kontrollet që vijuan më pas rezultoi se Muça, 63 vjeç, i kishte goditur nxënësit me drutë e sobës, duke plagosur rëndë 4 prej tyre.
Një nga këta, një vajzë e mitur, kishte pësuar hematomë në kokë dhe për rrjedhojë është shtruar në spitalin e Bulqizës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se mësuesi kishte qenë në gjendje të dehur në momentin e dhunimit. Përveçse është arrestuar, ai është shkarkuar nga detyra.
/ Top Channel
Cfare mizerje..e paskan shkarkuar heret nga puna..pas pilafit.