Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Javën e kaluar disa persona anonimë në mënyrë ta paligjshme kanë ndërruar tekstin në bustin e Skënderbeut në Londër.

Kjo fillimisht u kuptua kur imazhet e kësaj vepre ilegale u postuan në Facebook me 5 shkurt 2014. Fotot ishin të përcjellura me një tekst kinse të botuar në Interaktiv KTV, duke thënë ndër të tjera se “një grup shqiptarësh, që jetojnë në Britani të Madhe, me vetiniciativë kanë ndërruar pllakën e vendosur poshtë bustit të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Londër, në të cilën ishte shënuar gabimisht emri i tij.”

Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Zt Mal Berisha, tha se emri i Skënderbeut nuk ëshë shkruar gabimisht, është shkruar në gjuhen angleze që të jetë me i afërt dhe i kuptueshem për anglofonët, thjeshtë është përdorur njëri nga emërat e tij ndërkombëtarë.

Siç thotë ambasadori në shumë shtete emri dhe përshkrimi i heroizmave të Skënderbeut janë të shkruara në gjuhën e vendit, për shembull tek monumenti i Skënderbeut ne Romë emri dhe përshkrimi janë në gjuhën italiane me qëllim që të kuptohet më lehtë nga vendësit. Edhe pse ky monument në Rome është vendosur që nga viti 1968, askush nuk e ka sfiduar deri më tash variantin italian të emrit të Skënderbeut.

Ambasadori i Shqipërisë në Londër tha: ai bust është vendosur me miratimin e dy shteteve, Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe Komunës Westminster të Londrës, dhe janë rrespektuar rregullat e Anglisë që teksti të jetë në gjuhë të kuptueshme, do të thotë në gjuhën angleze”.

Ai shtoi: “askush nuk ka të drejtë në asnjë mënyre të intervenoj në mënyrë klandestine dhe të dhunshme në bustin e Skënderbeut, ambasada shqiptare në Londër e ka vendosur këtë monument si shenjë e prezencës të shqiptarëve në Britani dhe t’i tregohet botës që ne kemi një hero kaq të rëndësishëm edhe për Civilizimin Perëndimor. Vendosja e bustit është bërë me miratim të Qeverisë shqiptare dhe Westminster Council të Londrës, kushdo që kalon gardhin e bustit bën krim e mos të flasim për këtë intervenim ilegal. Ambasada rrespekton mendimet diverse në lidhje me emërimin por nuk pranon që askush në menyrë individuale ta prishë atë që është vendosur me mirëkuptim të institucioneve shqiptare dhe britanike.”

Projekti i vendosjes së bustit të Skenderbeut ka zgjatur me vite dhe pas shume mundimeve dhe negociatave u vendos në Bayswater të Londrës me 28 nëntor 2012.

Njëri nga personat i cili punoi me shumë përkushtim dhe pa asnjë pagesë që ky projet të realizohet, duke përdorë kompaninë e tij 4M Group në negociatat dhe planifikimet katër mujore me komunën Westminster të Londrës, është edhe artitekti Përparim Rama.

Ai tha: “akti i ndërrimit të emrit të bustit të Skenderbeut është një akt barbarë dhe dhunim i një vepre monumentale me vlerë të madhe.”

Ambasadori tha se janë duke e raportuar çështjen në organet kompetente të policisë dhe kushdo që e ka bërë këtë nëse kapet do të nxirret paral ligjit për dhunim të veprës së artit.

E8ED4B96-B6FF-4E82-BF95-1F250EF790F0_zpslzwjkkrr.jpg

74515251-E7F4-40DD-9A6A-2A0BAA9B4142_zps5i6c3cwe.jpg

A29DF20D-ABEC-4ECA-B967-505B1BF26187_zpsrnuyhhlv.jpg
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Ore Kush e gjen dhunimin ketu se Po cuditem me njerez tille??!!
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Mire e paskan bere. Sipas Ambasadorit u dashka secili nga ne te ndrroje emrin qe te behet "vendas"? Po xhanem ç'te presesh nga ai, njeri furçaxhi!
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Nuk e dija se paska bust te Skenderbeut edhe ne Angli. Shume mire.


Nese ai ligj vlen per te gjithe duhet te respektohet, perkunder vullnetit dhe qellimit te mire te atyre qe kane nderhy ne ate menyre.
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Anglia shume faleminderit qe respekton Heroin tone se per paranteze ne skemi lene gomar anglez , amerikan e me the te thashe pa i vene emra rrugesh

por ajo cka duhet te bej eshte te shkruaj emrin e sakte jo te amerikanizuar....tek e fundit as ne rruges xhorxh bush nuk ia vume gjergj bush.

edhe ska vandalizem pervec komunikimit nga ambasadori yne i famshem
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Kjo nuk është dhunim, është permisim, në Prizren emrat e atyre që na ndihmuan e që janë të huaj janë shkruar në origjinal. Nuk mundemi me e shkru emrin e Wesley(clark) në Vesel në gjuhen shqipe.
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Parkingu,,nuk esht internacional per sa i perket ksaj qe shkruhet shqip!

prandaj thash,, se nuk i duroj dot uqrit,, i shkarraviti
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Me vertet vetem dhunim qe ska ketu .... Nuk ju shemtua, deformua apo ndryshua emri, thjesht ju shkruajt emri orgjinal shqiptar i tij ..
Madje duket me bukur keshtu
 
Titulli: Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër

Me vertet vetem dhunim qe ska ketu .... Nuk ju shemtua, deformua apo ndryshua emri, thjesht ju shkruajt emri orgjinal shqiptar i tij ..
Madje duket me bukur keshtu
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top