[h=1]Dhuna në spitale/ Rama: S’ka më “Far West”, do dënohet kush prek mjekun[/h]
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me mjekë dhe drejtues shërbimesh, ku ka folur për rastet e dhunës ndaj Bluzave të Bardha që janë bërë të shpeshta në spitalet e vendit.
Shefi i qeverisë ka marrë në mbrojtje mjekët dhe deklaroi se pas rasteve të shtuara të dhunës ndaj tyre është mëse i nevojshëm ndryshimi i Kodit Penal, në mënyrë që të dënohen autorët e sulmeve fizike.
“ثshtë gënjeshtër të themi që s’ka korrupsion në shëndetësi, por asgjë nuk mund të përligjë cenimin e sigurisë fizike të tjetrit, madje kjo të kthehet në një sport. Godit mjek për shkak të detyrës, godit policisë për shkak të detyrës, godit përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, godit, godit, godit për të vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të gjithë sistemit, për të vendosur kufij midis lirisë së njërit dhe të drejtës së tjetrit. ثshtë e domosdoshme të ndërhyjmë përsëri në kodin tonë penal. Kanë nisur të bëhen disa ndryshime dhe goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re, pamundësie për të thënë jo ishte goditje, jo s’ishte goditje prej prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha kryeministri.
Rama premtoi ndëshkime shembullore për të gjithë ata që guxojnë të ngrenë dorën ndaj mjekëve, pasi sipas tij spitalet s’mund të jenë më si stacionet e trenave të filmave “Far West”.
“Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha si vepër penale specifike është një domosdoshmëri. Jemi gati të ndërhyjmë për të përcaktuar vijat, kufijtë e fushave ku zhvillohet një aktivitet sportiv. Ata që luajnë në fushë s’mund ta kenë mendjen tek ata që hyjnë për të gjuajtur, por edhe përcaktimin e kufijve të spitalit. Spitalet s’mund t’ju ngjajnë me stacioneve të trentit në filmat e “Far West”, theksoi Rama.
Më tej kryeministri tha prerë se çdo goditje për shkak të detyrës do marrë ndëshkime shumë të ashpra.
“Do ju japim ndëshkime shembullore atyre që guxojnë të prekin qoftë edhe një fije floku të mjekut”, theksoi ai.