Dhuna në familje, Nishani: Do ndryshojmë kodin penal

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shumë shpejt do të ndryshojë kodi penal mbi dhunën në familje gjë e cila do të reduktojë e do të ndëshkojë me forcë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me krimin në familje apo dhunën e grave në vatrat shqiptare. Gjatë një konferencë të organizuar nga Akademia e Policisë, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka këshilluar për ndjekjen e një politike penale më të ashpër për sa i përket dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në veçanti. Ai ka theksuar ditën e djeshme në takimin për dhunën në familje ku ishte pjesëmarrës edhe ambasadori Amerikan Arvizu se ka ardhur koha të ndryshojë kodi penal në lidhje me të dhunën në familje. “Kodi penal dhe kodi i procedurës penale kanë nevojë të ndryshohen, është koha për një politikë penale më të ashpër për sa i takon dhunës në familje. Kjo politikë e ashpër synon në radhë të parë të rrisë përgjegjësinë e çdo qytetari dhe grupi shoqëror por do të ndihmojë edhe autoritetet në investigimin, hetimin por edhe penalizimin e veprave të tilla”, tha Nishani. Nishani shtoi më tej se, “ثshtë e domosdoshme përgjegjshmëria e ekzekutimit të zbatimit të kësaj politike penale nga trupa gjyqësore, që jep drejtësi”- tha ai.
Deklarata Arvizu
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i SHBA-ve, i cili ka kërkuar marrjen e masave për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje, si gratë, po ashtu edhe fëmijët. Arvizu citoi gjatë këtij seminari mesazhin e sekretares amerikane, Hillari Klinton, e cila njihet si një aktiviste e mirë e të drejta të njeriut dhe dhunës ndaj grave. “Kur gratë abuzohen, bizneset mbyllen, situata përkeqësohet dhe fëmijët rriten me sjellje që përvetësojnë cilësitë e dhunës. Për këtë arsye theksoi se është në interes të meshkujve që t’i japin fund dhunës kundër grave”- tha ai.
Nishani: Masa të ashpra për dhunuesit
Masat e marra nga policia për parandalimin e dhunës në familje duhet të shoqërohen me masa më të rrepta penale. Kjo është deklarata që ka bërë sot ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë një konferencë në Akademinë e Policisë. Sipas tij, masa më të ashpra penale do të rrisin përgjegjësinë për çdo qytetar si dhe do të ndihmojë autoritetet. “Ende jemi në kohë që të adresojmë me forcë dhe pa neglizhuar dhunën në familje. Edhe me kontributin e shoqërisë civile dhe media duhet të trajtohet si një çështje e cila është një element i rëndësishëm i prezantimit të mentalitetit të një shoqërie” ka theksuar Nishani. Nga ana tjetër, ai ka bërë thirrje për më shumë profesionalizëm dhe arritjeve të standardeve evropiane nga ana e policisë së shtetit.

Wolfarth: Të drejtat e njeriut, barazi përpara ligjit

Në një tjetër takim paralel që kishte të bënte me të drejtat e njeriut kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e tyre.
Këto deklarata ambasadori i OSBE-së i bëri dje në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për zyrtarët e vendit, trupin diplomatik, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e medias. Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë sesa një vullnet të mirë, më shumë sesa një kuadër ligjor të detajuar, të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejtat e jetës sonë individuale duke filluar nga vetë familjet tona”, – theksoi Wollfarth.

B;t.observer
 
Back
Top