Nga: Sokol اobo
Burri dënohet dy vjet me kusht, i theu gishtat nuses. Pas ngjarjes, gruaja u vetëplagos me thikë në bark.
Dhuna ndaj grave po përhapet frikshëm në të gjithë vendin. Pas rasteve të terrorit në Qarkun e Durrësit, ku disa gra u masakruan nga burrat, madje në mënyrë çnjerëzore, episode të ngjashme shënohen edhe në kryeqytet.
Një burrë është dënuar vetëm me dy muaj burg, megjithëse akuzohet se ka masakruar bashkëshorten. Ndërsa një tjetër e ka rrahuar në mënyrë periodike dhe më pas i ka thyer edhe gishtërinjtë, dhe në fund është dënuar vetëm me kusht.
Gazeta “Shqip” ka siguruar disa vendime të Gjykatës së Tiranës, ku shihet që gratë dhunohen sistematikisht, madje me mënyra çnjerëzore.
I thyen gishtat, tenton të vetëvritet
Rasti është denoncuar në Policinë e Tiranës nga vetë e dëmtuara Liljana M., e cila ka sqaruar se bashkëjeton me shtetasin Saimir B. dhe ka me të një fëmijë 6 muajsh. Gjatë bashkëjetesës Saimiri ushtronte dhune ndaj saj.
E gjendur para këtij fakti, kjo shtetase është larguar nga dhunuesi dhe ka shkuar tek shtëpia e nënës së saj Myzejen. Sipas vendimit të gjykatës që disponon gazeta “Shqip”, për këtë fakt Saimiri e ka goditur dhe ushtruar dhunë mbi Liljanën, e cila më pas ka bërë kallëzim.
“Liljana shpjegon se para katër muajsh Saimiri i ka thyer asaj edhe gishtat. Në depresion e sipër Liljana ka tentuar që të vrasë veten, duke pirë helme dhe duke goditur barkun e saj me thikë etj. Saimiri nga ana e tij ka kërcënuar edhe babanë dhe nënën e Liljanës”, thuhet në vendimin e gjykatës, e cila shpjegon se bashkëshorti ka shpjeguar në sallën e gjyqit se ka pasur mosmarrëveshje, por ato kanë qenë për shkak të çështjeve të tyre familjare.
Për fajësinë e tij, gjykata ka administruar edhe ekspertimin mjekoligjor, nga ku rezulton se dëmtimet e shkaktuara ndaj Liljanës klasifikohen si plagosje e lehtë. Gruaja kishte fraktura në parakrahun e majtë, e cila futet në kategorinë e dëmtimeve që shkaktojnë humbje të aftësisë për punë në masën mbi nëntë ditë pushim (kjo është shkaktuar nga goditjet e të pandehurit).
Janë pyetur prindërit e Liljanës, të cilët shpjegojnë se vajza e tyre Liljana Myftari është dhunuar fizikisht dhe dëmtuar nga bashkëjetuesi, madje pretendojnë se janë kërcënuar nga Saimiri. Bazuar në këto prova, gjykata e dënoi me 16 muaj burg.
Gjykata vendosi që ta pezullojë këtë vendim, me kusht që gjatë dy viteve të mos kryejë asnjë vepër penale.
Zihet me vëllezërit, masakron gruan
Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në kryeqytet. Gruaja, Vera L., ka denoncuar burrin në polici.
Në kallëzimin e saj thekson disa raste ku është keqtrajtuar fizikisht ashtu dhe psikologjikisht nga i pandehuri Flamuri. Vitet e fundit i pandehuri ka nisur të konsumojë alkool dhe në mënyrë sistematike ka krijuar probleme në familje. Në një rast, Flamuri, pasi është konfliktuar me vëllezërit e tij, ka shkuar në banesë dhe pa asnjë shkak ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Nga goditjet e shumta, gruaja është shtruar për një periudhë 1-mujore në spital ku i është nënshtruar kurave përkatëse. Pak ditë pasi ka lënë spitalin, është paraqitur para shërbimeve të policisë ku dhe ka treguar ngjarjen.
Sipas vendimit të gjykatës, dijeni për këto veprime ka pasur edhe vëllai i kallëzueses.
Pas hetimit gjyqësor, agresori u dënua vetëm me dy muaj burg.