Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

ida angel

:)
V.I.P
Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në masë të madhe në Kosovë. Këtë e thonë vetë organet e rendit, duke pohuar se vetëm në 4-mujorin e parë të këtij viti, janë raportuar 130 raste të dhunës; 98 për qind e viktimave të dhunës thuhet të jenë femra.


Tahire Haxholli, shefe e sektorit të dhunës në familje në Drejtorinë e Krimeve të Rënda, thotë për Radion Evropa e Lirë se, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, statistikat e dhunës në familje janë pothuajse të njëjta.

arton1347.jpg


“Gjatë vitit 2010 kanë qenë 944 raste. Nëse krahasohet me vitin 2009, është pothuajse njëjtë. 5 vrasje kanë qenë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit kanë qenë 2 vrasje”, thotë ajo.

Sipas drejtorit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, as organizatat vendore e as ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, nuk janë duke u marrë seriozisht me këtë çështje. Shala shprehet skeptik për ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhmen e afërt.

“Nëntëdhjetetre për qind e dhunës që përdoret, është ndaj femrës. Nuk e kemi ndonjë stad më të mirë apo perspektivë më të mirë, sepse mungojnë mekanizmat mbrojtës institucionalë. Përderisa nuk krijohen këta mekanizma, ne edhe një kohë të gjatë do të merremi me këtë problem”, thotë Shala.

Psikologët në vend thonë se shkaktarë të mundshëm të dhunës në familje mund të jenë edhe kushtet ekonomike e sociale. Në të shumtën e rasteve, viktimat dhe dëshmitarët nuk i raportojnë rastet, sepse dhunën e shohin si problem brenda familjes, vlerësojnë psikologët.

Igballe Rogova, drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se dhuna fizike e ka kaluar kufirin, duke shkaktuar vrasje edhe në vendet publike. Sipas saj, shkak i mosraportimit të dhunës është edhe humbja e besimit tek institucionet e rendit. Ndërsa, sa u përket personave që ushtrojnë dhunë, Rogova ka një shpjegim:

“Kur kemi biseduar me njerëzit që ushtrojnë dhunë, gjëja e parë që kanë përmendur, ka qenë depresioni. Por, te ne akoma nuk ekziston besimi i qytetarëve te qendrat që ofrojnë ndihmë, te psikologu apo psikiatri”.

Strehimi në strehimoret e vendit shihet si ndihmë eventuale për viktimat e dhunës. Autoritetet e rendit thonë se ai bëhet në baza vullnetare. Tahire Haxholli shpjegon më shumë:

“Mbrojtja bëhet në bazë të vullnetit, në ndonjë strehimore të ndonjërës nga OJQ-të. Policia ndihmon në raste, duke ofruar edhe avokatë falas. Kjo është një mbrojtje që ne mund ta ofrojmë dhe kjo vlen për të gjitha rastet që ndjehen të rrezikuara. Shumica e viktimave pranojnë të strehohen, por ka dhe të tilla që kthehen në familje. Nëse kthehen në familje, ato raste janë më problematike për mbrojtje”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, por edhe organizata të tjera vendore e ndërkombëtare tërheqin vërejtjen se gratë kosovare janë ende viktimat më të shpeshta të dhunës dhe një nga grupet më të margjinalizuara.ekonomisti.net
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

Shifra tragjike,duket sikur shtohen perdite keta gjera...Dhunohen femrat e luajne rolin e viktimes meshkujt....
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

Gjunaf esht nje fatkeqsi dhe nje fenomen qe po shtohet dita dites tek ne sa do masa te merren prap e njeta gje esht
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

Skane lidhje masat por jane njerezit vete qe kane ''deshire'' dhune..
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

kan lidhje dhe masat goolm sepse nse arrin te marrin masa ekstreme kundrjet atyre qe ushtrojen dhun mbi familjen apo femren te tjetert doe mendojen mir per ta ber nje gje te tilll me von
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

Rednex,ne cdo vend te botes qe ligjet e masat jane shume te rrepta edhe dhuna ekziston...Mund te jete qe nuk tregojne,ose nuk e shprehin hapur,por si fenomen dhune ajo ekziston...Edhe shteti shqiptar si shtetet e tjera e ka me ligj qe me kushtetute e kudo qe dhuna denohet,sa zbatohet???Te le per te deshiruar,por gjerat nuk kapen tek denimi i dhunes se ajo eshte pika e fundit,por kapen qe nga fillimi...Filllimin dhuna e ka tek njeriu,gjendja e tij emocionale dhe psikologjike...Sma merr mendja se ka njerez qe perdorin dhune ne gjakeftohtesi,zakonisht dhuna perdoret nga nje nervozizem i madh,kalim ne humbje te nje vetdije dhe ben veprime,kur mendja eshte ''zhytur'' ne erresiren e disa emocioneve...Keta njerez qe shfaqin dhune kane probleme personaliteti dhe zaonisht dhuna tregohet ose shfaqet me shume tek meshkujt...Keta jane meshkuj qe i ''preket'' sedra e tyre e semure ose nuk i plotesohen disa ''kaprico''..Jane njerez te dobet emocionalisht(sdine te kontrollojne veten),dhe ndihen inferior perballe nje femre,dhe cila eshte menyra me e bukur per te treguar ''mashkuallitetin''e tyre??Dhuna...Sepse dihet qe nga ana fizike mashkulli gjithmone ka nje force me te madhe se femra,ne kete menyre keta ndihen superiore,plotesojne boshllekun e tyre dhe bejne nje shfryrje nervash....
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

Kte po te thosha dhe une e nderuar Goolm ne shqiperi cdo gje te le per te deshiruar dhe esht shum e veshtir qe te zbatohet si ligj ky ne shqiperi sepse po shofim qe cdo jave ne shqiperi te kemi raste te reja skalon jav pa ndodh nje gje vertet qe kjo ndodh nga nervozizmi i mashkullit nga mosdija e te kontrolluarit te vetes nga veprime te cilat i ben ne dem te femres kjo gje esht shum e dhimbshme per vekte faktin se femra ndihet disi me e dobet perball nje mashkulli dhe nuk mendoj se menyara me e mir esht dhuna, dhuna nuk te con ne asnje vend miro pka e kan kte pak e llogjikojen kte gje per mua te vesh dor mbi nje femer ska gje me te ulet per nje mashkull sepse sido qe te jet sido cfar do qe te nodh asnje her ske pse ve dor mbi te ka plot menyra te tjera per ty larguar ose per tu qetsuar per te komunikuar nuk esht vetem dhuna por fundja ske cben kjo esht jeta dhe njerzit qe na rrethojen :)
 
Pe: Dhuna në familje: 98% e viktimave - femra

disa mendojen se duke e rrahur nje femer mlenden s e kan te tyren por askush dhe asnje sesht prone e dikujt pervec se pron e vetes:):)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top