Dhoma dhe ndarja e krevatit

MasteR

I'm offline
f.0508032220133_m.jpg


Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë.
Disa prindër ndiejnë se, ndarja e dhomës së tyre të gjumit apo e krevatit me fëmijën, është më e natyrshme, sesa të kenë dhoma të ndara; dhe ky fakt është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës.

Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë. Së pari, çdo njeri fle më mirë vetëm; do të thotë që ka më pak shqetësime gjatë gjumit dhe gjumi mund t'i dalë më pak herë. Fëmijët në të njëjtin krevat apo dhomë gjumi mund të mos mësojnë të flenë vetë dhe kanë tendencën të kenë probleme me gjumin. Mbytja e fëmijëve, kryesisht atyre të vegjël është gjithashtu një problem gjatë fjetjes në të njëjtin krevat.

Një fëmijë në krevat me ju mund të ketë pasoja serioze në jetën tuaj intime dhe seksuale; ta lini fëmijën me dadon gjithashtu mund të jetë një problem. Sa më gjatë të flejë me ju në krevat fëmija, aq më e vështirë bëhet ndarja kur ai apo ajo duhet të shkojë në dhomën e tyre. Të fjeturit ndarazi është gjithashtu i rëndësishëm të ndihmojë një fëmijë të mësojë të ndahet pa ankth dhe të formojë identitetin e vet. /Telegrafi/
 
Titulli: Dhoma dhe ndarja e krevatit

Po dhe ndihmon ne rritjen e problemeve te prinderve per mungese seksi
 
Pe: Dhoma dhe ndarja e krevatit

Une jam kundra kesaj
 
Titulli: Dhoma dhe ndarja e krevatit

kundrejt cfare je kunder
 
Pe: Dhoma dhe ndarja e krevatit

Deshira per ta patur femijen afer dhe nen kontroll gjate kohes qe eshte dhe ne gjume eshte deshire e cdo prindi apo cifti te ri .Tipike eshte te ciftet qe kane femijen e pare,madje kjo zgjat edhe derisa femija behet ne nje moshe madhore qe s'eshte problem fjetja vetem (5 vjeç) . Problemet lindin tamam ne kete periudhe kur kerkohet shkeputja e femijes nga krevati i nenes, madje mund te lindin dhe xhelozi e femijes ndaj prinderve.Pasojat jane per prindrit me njeri tjetrin ,nderhyrja e femijes sjell probleme per raportin e tyre seksual ,e si pasoj mund te sjell edhe ftohjen me njeri tjetrin duke cuar ne debate te kota.
Mire eshte te shkeputet femija ne nje moshe me te heret ne menyre qe mos te vijne keto pasoja.
 
Pe: Dhoma dhe ndarja e krevatit

Dakort me shkrimin.Nje femi mesohet me prinderit edhe nuk arrin te ndahet kur te behet me i madh.
Nuk krijohen raportet intime mes partnerve.
Kur te jene te vegjel fare veni nje radio aty edhe e degjoni kur qan e shkoni.E thjeshte.
 
Titulli: Dhoma dhe ndarja e krevatit

Hajde muhabet hajde :ciaoo:tash na doli se femijet qenkan shkaktare te mungesave te intimiteteve dhe mungesave sexuale :lexim:Ore pse sexi vetem ne dhome gjumi e paska lezetin apo vetem kur biejme me fjete :syze: Sipas kesaj logjikes moderne :konfuz: duhet te kesh nje shtepi seksi te vecant, :lol: nje dhome te vecant sexi, nje krevat te shkelqyer se ndryshe nuk behet, madje edhe femijet ti dergosh te dadoja apo diku tjeter :P ihyyyyyy dej sa t'bohen gjith kto gjana bilbili nuk pret :lol: aj ka qejfin e vet dhe i kendohet kur ti teket :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top