Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dhjetor ’90, si e themeloi Ramiz Alia PD-në

Dhjetor ’90, si e themeloi Ramiz Alia PD-në
Më 11 dhjetor 1990 shkonte të takonte udhëheqësin e fundit komunist të Shqipërisë si pedagog. Ishte një rastësi për pedagogun e inxhinierisë, Arben Meçe, futja në atë delegacion të ngushtë studentësh dhe pedagogësh,

Arben Rrozhani
Enjte, 11 Dhjetor 2008 12:23:00
Më 11 dhjetor 1990 shkonte të takonte udhëheqësin e fundit komunist të Shqipërisë si pedagog. Ishte një rastësi për pedagogun e inxhinierisë, Arben Meçe, futja në atë delegacion të ngushtë studentësh dhe pedagogësh, të cilët, atë mbrëmje do të priteshin në Pallatin e Brigadave nga Ramiz Alia. Ishte një kohë kur mund të të ikte koka, jo më puna e pedagogut. Por, asgjë nuk ndodhi, sepse komunizmi kishte mbaruar, dhe nuk kishte fuqi as të hakmerrej.

Por, nëse pedagogu Arben Meçe do t’ia “hidhte” në dhjetor 1990, në dhjetorin 2008, është viktimë e hakmarrjes së pushtetit, kësaj radhe jo atij komunist, por këtij demokratik. Prej një viti, ai nuk është më as pedagog, sepse guxoi në mars 2007 të denonconte i pari aferën e rrugës Rrëshen-Kalimash, që sot është dosja më korruptive që ka rënduar ndonjëherë mbi ndonjë pushtetar në Shqipëri. Meçe është përgjigja prej mishi dhe gjaku e pyetjes, se ku janë ata që themeluan PD-në që nisën një histori të re, pas 45 viteve totalitarizëm.

Duke iu dhënë përgjigje edhe enigmave për faktorët që çuan në nisjen e pluralizmit, themelimin e PD-së, ku ai thekson se rolin vendimtar e luajti ish-udhëheqësi ifundit iPPSH-së, Ramiz Alia, i cili ngacmoi intelektualët që të shpreheshin për mendimin ndryshe dhe të çanin perden e konservatorizmit komunist.

Z. Meçaj, sot pas 18 vitesh, çfarë është për ju dhjetori ’90?

Si protagonist në ngjarje, e gjykoj një nga evenimentetmë të rëndësishëm të jetës sime. Ditë me emocione, mbresa kujtime, jo rrallë dhe zhgënjime. Si analist, një moment kulmor në historinë e vendit tim. Ngjarjet e dhjetorit ishin prelud i një sërë zhvillimesh në ambientin shoqëror e politik shqiptar. Në zhvillimet, analizat, apo deformimet postdhjetor, sot është jashtëzakonisht e vështirë të transmetosh me objektivitet në opinionin tënd.

Ky gjykim më thellohet dhe sot kur, pas 18 vjetësh, përsëri ballafaqohem shpesh dhe dendur me pseudo fakte apo shtrembërime të të vërtetave, sa historike aq dhe ideore. Në dhjetor kemi dy ngjarje të mëdha. 8 dhjetorin me kurorëzim në 11 dhjetor pluralizmin dhe 12 dhjetor e në proces themelimin e së parës parti opozitare në Shqipëri.

Në këto dy ngjarje është fakt se ballafaqohemi me interferim të aktorëve, pra disa nga aktorët e 8 dhjetorit bashkangjiten në Partine e Re opozitare, PD-në, por 8 dhjetori dhe 12 dhjetori janë dy zhvillime, të cilat në thelbin e tyre prodhojnë zhvillime me misione tërësisht specifike, pra dhe me simbolika krejtësisht të veçanta, si për sa u përket personazheve, ashtu dhe ideve apo misioneve. Personalisht, do ta cilësoja 8 dhjetorin si një ngjarje unike me rëndësi kombëtare, si një ngjarje që me të drejtë dhe pa paragjykim politik i takon gjithë popullit shqiptar, si një festë, e cila meriton të festohet në mënyrë unike në përmasat e 29 Nëntorit.

Kjo festë ka një simbol. Ai është Azem Hajdari. Por, ndërsa aktorët e 8 dhjetorit, në tërësi dallohen për idealizëm, për sinqeritet guximin, shpirt rebel dhe luftarak, kjo frymë, ky tipar, nuk karakterizon në tërësi aktorët themelues të PD-së. Të dytët, në misionin e tyre, me të drejtë finalizojnë marrjen e pushteteve, si në PD, ashtu dhe në ekzekutiv, duke marrë frenat e manipulimit dhe uzurpimit të së vërtetës. Janë këta që, me prezencën e tyre në krye të këtyre pushteteve dhe me beneficet që u dhurojnë këto pushtete, prodhojnë situata fiktive shpesh absolutisht të pavërteta dhe jo rrallë me një manipulim drastik të së vërtetës historike.

Konstatoj se prej tyre, në mënyrën më të padrejtë devijohet përmbajtja, misioni historik dhe aktorët e 8 dhjetorit, duke ngatërruar me qëllim themelimin e PD-së, apo dhe me ngjarje apo zhvillime anësore ku ata pretendojnë apo janë protagonistë. Duke disponuar hapësirat mediatike, këta persona kanë mundur të devijojnë deri në makabritet ngjarjet, kanë devijuar misionin e arritur të 8 dhjetorit, kanë shmangur dhe bastarduar protagonistët e vërtetë të 8 dhjetorit.

Në takimin e 11 dhjetorit, figura juaj është prezente në grumbullin e studentëve dhe pedagogëve. Kush ju nxiti të ishit në atë takim, kur e dinit shumë mirë se regjimi mund t’ju ndëshkonte?

Theksova se 8 dhjetori nuk ishte një rastësi, ishte produkt izhvillimeve në vitet ‘89 –‘90. Në bllokun ish-komunist kishte filluar shpërbërja. Në Shqipëri, në çdo ambient, theksoj, në çdo ambient shoqëror, qoftë ai i persekutuar, qoftë ai besnik i partisë, ishte shtruar për zgjidhje çështja:
Si do të realizohej procesi i transformimit në Shqipëri? ثshtë për t’u theksuar se në këtë kohë, në Tiranë, (mendimi dhe aksioni politik, për hir të së vërtetës mbartet dhe zhvillohet në kryeqytet, kjo për shumë arsye që duan kohë të trajtohen) nuk kemi asnjë lëvizje të mirëfilltë politike që të kërkonte ndryshim apo të ofronte skema ndryshimi.

Por dhe lëvizje intelektuale ku të promovohej procesi indryshimit apo të përgatitej terreni për ndryshim, nuk kishte. Ambienti politik në atë kohë, në Shqipëri ishte tmerrësisht konservator komunist. Të ballafaqoheshe me të, apo të ofroje drejtpërdrejt zgjidhje të reja politike, qoftë nga poshtë, qoftë nga tribunat e drejtimit të shtetit, ishte absolutisht e pamundur. ثshtë fakt se nxitjet për shkëndija të reagimit intelektual vinin me iniciativë të Ramiz Alisë. ثshtë ai që mbledh intelektualët

(Natyrisht është ai, i cili i përzgjedh ata) dhe hapur në takim publik ju kërkon të prononcohen, të ofrojnë skema për përpunim të opinionit publik, është ai i cili urdhëron publikimin e qëndrimeve të tyre në mediat e Partisë së Punës (ثshtë e tepërt sot të komentosh shkallën e censurimit në këto media.

Sot ka vend të komentohet origjina dhe misioni në proces i këtyre shkrimeve). Këto shkrime prodhonin protagonistët e zhvillimeve të pritshme, këto shkrime janë sinjali i parë mbi pritshmëritë e shpejta të zhvillimeve në Shqipëri. Dhe, vërtet, në opinionin publik, këto shkrime u pritën me entuziazëm, si në përmbajtjen e tyre, ashtu dhe në publikimin e disa aktorëve, të cilët më tej u bënë mbartës të ideve apo proceseve që priteshin të ndodhnin dhe ndodhën ashtu si priteshin. E, në këtë kuadër, dhe unë e pashë veten si pjesë e një procesi, i cili kishte filluar, ishte më se i qartë se si do të ndodhte.

Ky proces kërkonte aktorë, kërkonte ballafaqim, kërkonte idealizëm, kërkonte guxim. Konservatorizmi përbënte një shumicë sunduese, e gatshme të humbiste arsyen, logjikën në emër të mbrojtjes së pushtetit. Por, dhe politika e kohës do të bënte gjithë përpjekjet të demaskonte frymën e re si një frymë zjarrvënëse, përçarëse dhe destruktive në vend. Personalisht, gjithnjë kam gjykuar se jo fillimi ilëvizjes së dhjetorit, por ballafaqimi me sa më sipër ishin sfidat më të mëdha, me të cilat do të përballohej dhjetori 1990.

A patët presione nga autoritetet?

Presionin më të madh e kam pasur atje ku dhe e prisja. Në Pogradec, ku banonte familja ime, dhe ku unë zhvillova aktivitetin kryesor timin për themelimin e degës së PD-së, presioni i tejkaloi përmasat. 6 Janari 1991 (Dita kur u themelua PD-ja e Pogradecit) ishte një ngjarje e paprecedent, por dhe më mbresëlënësja në jetën time.

Qytetarët e Pogradecit, anëtarët themelues të PD-së e kujtojnë mirë atë ditë. Tirana ku unë banoja ishte një terren që ishte përgatitur në të gjitha planet dhe priste me padurim themelimin dhe aktivistët e PD-së, një ambient civil dhe intelektual ku as që diskutohej më prania apo pushteti ierrët i Partisë së Punës. Dhe kjo kishte arsyet e veta.Ndërsa Tirana ishte përgatitur dhe ishte në të gjitha planet e qartë dhe e gatshme për ndryshim, provinca në përgjithësi ishte në raporte ku fryma konservatore ushtronte pushtet frike dhe terror mbi popullin.

Si do ta komentonit takimin me Alinë dhe lejimin e pluralizmit?

Theksova më sipër: Eveniment për shoqërinë dhe popullin shqiptar. Fillimin e rrugës, sa të gjatë dhe të vështirë të demokracisë shqiptare. Nën këndvështrimin tim të kohës;një zhvillim i pashmangshëm. Më lejoni të theksoj, një proces i madh ku u realizua transformimi i sistemit në mënyrë paqësore dhe në rrugë të drejtë, falë pjekurisë së menaxhimit të tij.

Ka pasur shumë spekulime për themeluesit e PD-së dhe rolin e z. Berisha. Kush ishin ata dhe çfarë vendi kishte z. Berisha?

Kanë kaluar shumë vite, dhe në çdo dhjetor reflektoj mbi ngjarjet e ‘90-‘91. Thashë se ka shumë spekulime, manipulime, përvetësime. ثshtë jashtëzakonisht e vështirë sot të thuash të vërtetën, ta bësh atë të besueshme. ثshtë tragjike sot të diskutojmë kush ishte themeluesi i PD-së. PD-ja ishte një strukture politike, e cila në historinë botërore përbën një përjashtim. Nuk ka në botë parti që formohen për tre ditë, parti që grupojnë të gjitha flukset e mundshme të interesave prezente në një ambient shoqëror, parti ku anëtarët themelues nuk njohin njëri-tjetrin.

Pra, në këndvështrimin tim, PD-ja e vitit ‘90-’91, më shumë se një parti, ishte një front anti-komunist. Konstituimi istrukturave të para të saj, posaçërisht Komisioni Nismëtar, është disi spontan, me pritshmëri shpërbërjeje në një moment institucional riformatimi. Duke pasur këto tipare, organizimi i punës në Komision pati një karakter të mirëfilltë kolektivist. Kishte një kryetar honorifik që ishte Azemi, menaxhimi i mbledhjeve bëhej me një pjekuri të admirueshme nga Edi.

Më tej, të gjithë ishim të barabartë. Mendimi, opinioni, vendimmarrja, ishte tërësisht kolektive në Komision. Nuk mund të dalloj dhe sot nuanca dominance, as nga Pashko, as nga Berisha, as nga Meksi, as nga Azemi....Të gjithë kishim minutazhin e ekspozimit dhe trajtimit të problematikës, të gjithë kishim mendimin dhe gjykimin mbi problematiken, të gjithë kishim votën e barabartë në këtë komision. Pra, ato dy-tre muaj të aktivitetit të Komisionit Nismëtar, kanë qenë muaj ku të gjithë së bashku ndienim dhe gjykonim barazinë ndërvedi.

Theksoj se, detyra e këtij komisioni ishte të organizonte aksionin politik të PD-së, të organizonte strukturat organizative të PD-së, të ndërtonte institucionet legjitime të PD-së, posaçërisht legjitimitetin e Organeve drejtuese të saj. Vetëm pas shkurtit 1991, kur ishin krijuar degët dhe strukturat legjitime vendimmarrëse dhe të mandatuara në terren, mund të flasim për drejtues legjitim në PD. Pra, në përgjigje të pyetjes suaj, PD-ja ka pasur vetëm një kryetar honorifik themelues, ka vetëm një kryetar ikone, Azem Hajdarin.

Por ajo pati një Komision Nismëtar prej 17themeluesish, të cilët menaxhuan me pjekuri dhe përgjegjësi të lartë një nga situatat më të vështira të tranzicionit të sistemit në Shqipëri, të cilët realizuan me sukses strukturimin organizativ të PD-së në gjithë territorin e Shqipërisë, të cilët formatuan programin politik të saj, duke konfiguruar në skenën politike shqiptare, tashmë një forcë politike të gatshme të përballej dhe të aftë për marrjen e pushtetit dhe përmbushjes së misionit të trashëguar nga lëvizja e 8 dhjetorit “Shqipëria drejt Evropës”. ثshtë ky Komision ikona themeluese organizative e PD-së.

Ku janë themeluesit e PD-së sot dhe çfarë fati patën ata që kontribuuan realisht për themelimin dhe organizimin e saj?

E dëgjoj shpesh këtë pyetje. Më prodhon një brengë kjo pyetje, jo nën këndvështrimin se ku janë themeluesit, por nën këndvështrimin e kuptimit të procesit dhjetor ‘90. Thashë, dhjetori ‘90 nuk ishte lëvizje politike, por revolucion demokratik, nuk kishte themelues, por misionarë. Të gjithë së bashku, pavarësisht vendit që zumë në rekordet e kohës, ishim idealistë me një ideal, të prodhonim ambientin institucional, politik, moral, mbi të cilin do të ndërtohej demokracia.

Politika nuk ishte synimi ynë, e vërteta, revolucioni, dhjetori, PD-ja nuk ishte monopoli ynë. Si mbartës të idealit demokratik, ne do të rreshtoheshim normalisht në llogoren tonë në sistemin demokratik, do t’i nënshtroheshim ligjshmërisë së sistemit, seleksionimit të vlerave. Të jeni të sigurt se idelali i ’90-s ndodhet brenda qenies së tyre, kudo që ata ndodhen.

Ata, dhe pse nuk janë drejtpërdrejt në politikë, pranë institucioneve politike (të përjashtuar, të shmangur apo me vullnetin e tyre) dhe sot me prezencën mediatike apo në tavolinat e rrumbullakëta, me organizime pranë shoqërisë civile, janë sensorët e zhvillimit demokratik të vendit. Ata, ashtu si në vitet ‘90, dhe sot mbi të njëjtat ideale kanë gjetur vendin, kurajën të bëjnë prezent, të ratifikojnë, të azhornojnë rrugën demokratike të vendit.

Sot, pas 18 vitesh, sipas jush, a e meriton Shqipëria të jetë në këtë stad ku është, vendi më i varfër i Europës?

Nuk mendoj se çështja ka të bëjë më tepër me varfërinë se sa me demokracinë. Varfëria, apo bollëku, janë produkt isistemit. Pra, ndoshta më me vend do të ishte pyetja nëse isheh të realizuara idealet dhjetor ‘90. Do të thosha se Shqipëria sot është një vend demokratik në aspektin institucional.

Ajo ka një Kushtetutë ku institucionalizohet pluralizmi, ndarja e pushteteve, ekonomia e tregut etj., parime të cilat, në ’90-n ishin një ëndërr. Shqipëria ka një legjislacion nga më modernët, më demokratikët më liberalët në botë. Por Shqipëria ka një problem tepër të madh. Ajo nuk zbaton ligjin. Për Shqipërinë po diskutohen zgjedhjet e lira. Shqipëria, dhe sot pas 18 vitesh, është një ambient gjeografik në karantinë, i izoluar me kufij dhe ushtarë nga Europa.

Pra, demokracia shqiptare, sot mund të identifikohet me anarshinë, dhunën verbale, hegjemoninë e pushtetit, korrupsionin qeveritar, demagogjinë. Ajo ballafaqohet me varfërinë, dhe, për gjitha këto nuk e ka fajin Europa. Faji është këtu në Shqipëri. Dhjetoristët, kanë të drejtë të deklarohen; “Mision ipakryer”. Koha i kërkonidealet e dhjetorit përsëri në skenë.



Berisha, protagonist pas takimit me Ramizin, Rama kërkoi dënimin e komunizmit

Meçe: Si injoha Sali Berishën dhe Edi Ramën në dhjetor ‘90

Më lejoni të paraqes këtë të vërtetë absolute mbi të dy këta personazhe të rëndësishëm të politikës shqiptare. Të dy, më 8 dhjetor, nuk kanë qenë në Shqipëri. Të dy janë telefonuar mbi ngjarjet e 8 dhjetorit dhe urgjentisht janë nisur drejt Shqipërisë, i pari nga Veriu i Italisë dhe i dyti nga Korfuzi.

Berisha, sapo mbërriti, realizoi takimin me Ramizin dhe u drejtua drejt Qytetit Studenti, duke u bërë protagonist ifillesave organizative të 11-12 dhjetorit të themelimit të PD-së. Rama ka mbërritur në mesditën e datës 14 dhjetor dhe menjëherë është nisur drejt Qytetit Studenti, ku kontaktin e parë e ka realizuar rreth orës 20.00, plus minus 30 minuta me Komisionin Nismëtar, në katin e dytë të Klubit Studenti, më saktë në Zyrën e drejtorit të Ndërmarjes Studenti.

Pas paraqitjes së programit, më 12 dhjetor filloi organizimi i strukturave organizuese të PD-së. Takimi mandatues u realizua në sallën e Qendrës së Kulturës së Qytetit Studenti, ku u mandatua Komisioni Nismëtar i PD-së. Ky komision do të realizonte mbledhjen e tij të parë. Duke qenë se nuk kishte salla, prej drejtorit të Qytetit Studenti u lirua dhoma e tij, apo drejtoria e Q. Studenti. Mbledhja sapo kishte filluar dhe shqetësim kryesor i anëtarëve të Komisionit Nismëtar ishin disa ngjarje që ekstremizonin aksionin deri në revolta të dhunshme.

Për pasojë, pas një diskutimi për mendimin tim tepër të përgjegjshëm, dhe koha do ta vërtetonte si të drejtë, u vendos që Arben Imami të dilte në televizion dhe te lexonte një deklaratë mbi qëndrimin e PD-së ndaj akteve të pakontrolluara me sens dhunën, ndërsa Azem Hajdari e dikush tjetër (më duket se Arben Broci) do të niseshin urgjentisht drejt Shkodrës (si qyteti me aksione më të larta revolte), për të biseduar dhe transmetuar vijën politike të sapomiratuar nga Komisioni Nismëtar i PD-së.

Në këto momente, në zyrë hyn një person (Nuk e njihja për momentin, por mora vesh më vonë kush ishte. Ishte Edi Rama), i cili direkt filloi me ton të lartë të thoshte: “Sapo vij nga Korfuzi, më telefonuan dhe u nisa urgjentisht.... dhe më tej iu drejtua anëtarëve të komisionit: “Jeni tradhtarë të çështjes studentore. Hekuran Isai duhej të shkarkohej ...”. Kishte një mori batutash, që në thelb konsistonin në mospajtimin e aksionit politik të miratuar nga Komisioni Nismëtar dhe që konsistonin në radikalizim të qëndrimit ndaj Partisë së Punës, funksionarëve të lartë të saj dhe pushtetit komunist.

Pasi mbaroi së foluri, është Gramoz Pashko, i cili në kontekst (Nuk e mbaj mend ligjëratën, por konteksti më ka mbetur i gjallë dhe sot, si dhe gjithë kjo ngjarje, që më përsëritej në memorien time sa herë që ballafaqohesha me komentet e kujt do që i mbushej mendja të prodhonte protagonizëm), i thotë: “Edi, ky është programi i PD-së. Vendi yt është i hapur këtu midis nesh. Nëse e pranon qëndro, nëse jo largohu”. Nuk mbaj mend të ketë debatuar apo replikuar me njëri tjetër. Mbaj mend që direkt Edi lëshoi dhe disa batuta të tjera dhe është larguar për të organizuar dhe zhvilluar disa mitingje diku tej sheshit “Qemal Stafa”.


Emri “Demokracia”

Meçe, “kumbari” i sheshit të protestës

Ai që sot quhet sheshi “Demokracia”, ishte sheshi qendror iQytetit Studenti, këtu e 18 vite më parë, që u bë arenë e mitingjeve madhështore, thirrjeve kundër komunizmit dhe vendi ku u njoftua nisja e pluralizmit. Pikërisht në këtë shesh, që ndodhej para mensës së re të studentëve, më 28 janar 1991, do të mbahej një miting imadh për të kujtuar Lëvizjen e Dhjetorit 1990.

Dhe, për këtë arsye, Arben Meçe, në cilësinë e Kryetarit të Degës së PD-së për shkollat e larta, i drejtohet zyrtarisht, më 25 janar, Komitetit Ekzekutiv të Tiranës që të lejonte emërimin e këtij sheshi me emrin “Demokracia”, ashtu siç e njohim të gjithë pas viteve ’90.

Rrëfimi iArben Meçes, njërit prej pedagogëve që ishin në takimin e 11 dhjetorit 1990, bashkë me studentët te Pallati iBrigadave, përballë udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia. Pse ishte vendimtare ndërhyrja e Alisë për nxitjen e ndryshimeve demokratike dhe fillesën e pluralizmit. Kthimi iSali Berishës nga Italia dhe i Edi Ramës nga Korfuzi.

Marrja e frenave nga Berisha pas takimit me Alinë dhe largimi i Ramës, pasi kërkoi që të dënohej komunizmi. Dëbimi i figurave që investuan gjithçka për themelimin e partisë së parë opozitare dhe pse dhjetori ’90 është një “mision ipakryer”.
gazeta shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back