TruLLajKaa
Shqiptare
Dhjetëra mijëra qytetarë nga të katër anët e Kosovës i kanë thënë jo planit 6 pikësh të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, në një demonstratë të organizuar të mërkurën në Prishtinë nga dhjetëra organizata dhe lëvizje të ndryshme joqeveritare.
Nën moton “Demonstro për Kosovën sovrane dhe të pavarur dhe kundër 6 pikave!”, demonstruesit kanë përshkruar një rrugë prej Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në shenjë reflektimi për vetëdijen e popullit, deri te Kuvendi i Kosovës që tregon institucionet legjitime të vendit, për t’u ndalur në fund te ndërtesa e UNMIK-ut, ku organizuesit e kësaj demonstrate, në këto momente, pritet t’i mbajnë fjalimet e tyre.
Demonstruesit do të përshkojnë trajektoren në formë të shkronjës S, që simbolizon sovranitetin e Kosovës.
Për këtë demonstratë janë bashkuar Lëvizja Vetëvendosje!, اohu, Thirrjet e Nënave, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, Rrjeti Rinor i Kosovës, Aksioni Qytetar FOL'08, CBM-Mitrovicë, Iniciativa për Progres dhe shumë organizata të tjera.
Protesta vjen në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6 pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Plani është hedhur poshtë nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët kanë mbetur të hapur për bisedime, pas paraqitjes së dokumentit të tyre prej katër pikash. /Telegrafi/