Dhjetë përgjegjësit për krizën financiare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kriza financiare globale është kthyer tashmë në një rënie ekonomike botërore me proporcione epike. Analistët tremben se rënia e menjëhershme që erdhi si pasojë e krizës së kredive mund të jetë edhe më e fortë se Depresioni i Madh në fillim të viteve ’30 dhe që shkaktoi stanjacion global. Por, kush është përgjegjës? Shpërthimi i flluskës së shtëpive dhe kolapsi i besimit në tregjet financiare botërore nuk është shkaktuar nga një individ i vetëm apo një vendim i vetëm, ndaj s’mund t’i drejtohet gishti dikujt në veçanti. Por gazeta britanike “Times” ka bërë një listë prej dhjetë emrash, të cilët mbahen përgjegjës për kohët e vështira financiare që po kalon bota. Një ndër përgjegjësit cilësohet kryeministri Gordonë Brown. Me sa duket Gordon Brown e ka parashikuar krizën financiare globale para dhjetë vjetësh, në një fjalim që mbajti para studentëve të “Harvard”-it. Fatkeqësisht ai nuk ka thënë asgjë për ta parandaluar. Në një fjalim të kohëve të fundit në Shkollën e Ekonomisë së Londrës, George Osbourne tha: “Konkurrentët tanë kanë përdorur vitet e begatisë për t’u përgatitur për vitet e vështira. Britania jo. Ne jemi vendi më pak i përgatitur në botën e zhvilluar për t’u përballur me trazirat ekonomike”. Një tjetër përgjegjës është dhe George W. Bush. Ish-presidenti amerikan ishte në detyrë gjatë viteve të zhvillimit, kur farat e turbullirave u mbollën, por ai nuk arriti të merrte përsipër përgjegjësitë për katastrofën financiare, e cila ndodhi nën drejtimin e tij. Në një fjalim të vitit të kaluar ai fajësoi bankierët në Nju Jork për problemet financiare, me të cilat po përballet ekonomia e vendit. “Wall Street është dehur. Puna është se sa do t’i duhet që të kthehet në gjendjen normale”?

Njerëzit që kanë humbur më shumë nga kriza financiare
Anil Ambani
Pasuria në mars: 42 miliardë dollarë
Shuma aktuale: 12 miliardë dollarë
Ai është një ndër miliarderët që ka fituar më shumë vitin që shkoi, kur revista “Forbes” publikoi në mars listën e miliarderëve të botës, por tani është dhe miliarderi që ka humbur më shumë. Ai ka humbur 30 miliardë dollarë në nëntë muajt e fundit, duke u bërë njeriu që ka humbur më shumë në botë prej krizës ekonomike.


Oleg Deripaska
Pasuria në mars: 28 miliardë dollarë
Shuma aktuale: Më pak se 10 miliardë dollarë
Ish-tregtari i hekurit i mbijetoi luftërave të gangsterëve në Rusi, por nuk arriti t’i rezistonte kolapsit të tregjeve dhe borxheve të mëdha, deri në 4.5 miliardë dollarë. Ish-personi më i pasur i Rusisë mori një hua prej 4.5 miliardë dollarësh nga një bankë shtetërore për të ruajtur 25 përqindëshin e aksioneve të tij në “Norilsk Nickel”.


Anurag Dikshit
Pasuria në mars: 1.6 miliardë dollarë
Shuma aktuale: 1 miliard dollarë
Dikshit ka skicuar programin për “PartyGaming” për një lojë që të jep mundësinë e kumarit në internet. Ai la kompaninë dhe shiti aksionet në vitin 2006 dhe së fundmi është shpallur fajtor për shkeljen e ligjeve amerikane mbi kumarin. Ai mund të përballet me dy vjet burg, por nuk do gjykohet deri në vitin 2010.


Bjorgflur Gudmundsson
Pasuria në mars: 1.1 miliard dollarë
Shuma aktuale: zero
Kolapsi i tetorit dhe konfiskimi i bankës së Islandës nga qeveria bëri që Gudmundsson të mbetej pa asnjë dollar në llogarinë e tij. Ai është presidenti i bankës dhe aksionari më i madh, së bashku me djalin e tij, Thor. Kompania e tij “Hansa” po kërkon për blerës për skuadrën e futbollit “West Ham”. Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me telashe. Në vitin 1985 ai u shpall fajtor për pesë shkelje.


Luis Portillo
Pasuria në mars: 1.2 miliardë dollarë
Shuma aktuale: 15 milionë dollarë
Portillo, i cili bleu kompaninë e pronave të paluajtshme “Inmocaral” para tre vitesh dhe më pas mbikëqyri blerjen e kompanisë më të madhe “Inmobiliaria kolonial”, mori hua 1.4 miliardë dollarë në më shumë se dhjetë banka. Ai dha dorëheqjen në vitin 2007 e më pas u përpoq të shiste aksionet e tij.


David Ross
Pasuria në mars: 1.4 miliardë dollarë
Shuma aktuale: 150 milionë dollarë
Në fillim të këtij muaji, Ross njoftoi katër kompani publike që ai kishte lënë peng aksionet e tij në këmbim të huave. Ai ka dhënë dorëheqjen nga tre prej katër bordeve deri tani. Sipërmarrësi që themeloi “Carphone Warehouse” filloi te përdorte borxhet e tij si kolateral para disa vitesh.


Tulsi Tanti
Pasuria në mars: 3 miliardë dollarë
Shuma aktuale: 500 milionë dollarë
Kompania e tij humbi pikë pasi disa prej turbinave të erës u çanë. Masat prej 25 milionë dollarë të “Suzlon Energy” për të rregulluar turbinën nuk bënë punë duke shkaktuar humbjen e besimit të investitorëve.


Wong Kwong Yu
Pasuria në mars: 3.5 miliardë dollarë
Shumë aktuale: 2.5 miliardë dollarë
Miliarderi u arrestua nga Byroja e Policisë së Pekinit pasi dyshohej se kishte kryer krim ekonomik. Ai po përballet me akuza për manipulim të çmimeve të aksioneve në dy kompani. Kjo është një ndër arsyet pse aksionet e tij ranë me 80 përqind dhe nuk janë rritur më që atëherë.
 
Titulli: Dhjetë përgjegjësit për krizën financiare

Dick Fuld
Multimiliarderi amerikan 62-vjeçar, Dick Fuld, ishte drejtor ekzekutiv i “Lehman Brothers” kur shpërtheu kriza në shtator. I cilësuar si “njeriu më i frikshëm në Wall Street”, Dick Fuld fajësohet për një sërë gabimesh, si refuzimi i tij për të shitur në muajt finalë aksionet e “Lehman” për çmimet e ofruara. Në vitin 2006 ai është cilësuar nga revista “Institutional Investor” si “shefi ekzekutiv më i rëndësishëm amerikan”.

Hank Paulson
Nëse Dick Fuld është përgjegjës për kolapsin e “Lehman Brothers”, Henry Paulson, ish-sekretari Amerikan i Thesari është personi që e la të ndodhte. Hank jo vetëm që la “Lehman” të dështonte, ai bëri një sërë gabimesh përgjatë rrugës së kolapsit të “Lehmans”. Ai gjithashtu propozoi dhe planin e 700 miliardë dollarëve për të stabilizuar ekonominë amerikane. Pse zgjodhi shifrën 700 miliardë? “Nuk bazohet në një sistem të dhënash. Thjesht donim të zgjidhnim një shifër të madhe”, tha një zëdhënëse e Thesarit për “Forbes”.

Alan Greenspan
Alan Greenspan është lavdëruar për menaxhimin e ekonomisë amerikane, kur qëndronte në krye të Thesarit Amerikan, por më pas ka qenë nën shënjestrën e kritikave. Ai ishte përgjegjës për uljen e interesave thuajse në zero në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit, duke “përmbytur” botën me para të lehta dhe të disponueshme. Allan Meltzer, një profesor i ekonomisë politike në “Carnegie Mellon University” në Pitsburg është shprehur: “Greenspan ishte i frikësuar nga recesioni... Ai lejoi kredinë të përhapej në mënyrë të rrufeshme”.

John Tiner/Hector Sants
John Tiner ishte në krye të “Financial Services Authority (FSA)”, institucioni vëzhgues i industrisë së Shërbimeve Financiare në Britaninë e Madhe. FSA nuk arriti të vëzhgonte si duhej “Northern Rock” që u përfshi në një shitje me shumicë të sigurimeve të hipotekave që rezultoi me dështim. Një komitet parlamentar ka deklaruar se FSA ishte fajtore për “dështim sistematik”. Tiner nuk ka testuar modelin e biznesit të “Northern Rock” dhe nuk ka dalluar shenjat se banka ishte në mënyrë të rrezikshme e varur në financimin e ndërbankar për të qëndruar në biznes.

Fred Goodwin
“Bankieri më i keq i botës” e ka ulur në gjunjë Bankën Mbretërore të Skocisë (RBS), banka e dytë e Britanisë. Javën e kaluar ajo njoftoi për humbjen prej 28 miliardë dollarësh, humbja më e madhe në historinë britanike të korporatave dhe analistët e ekonomistët kanë arritur në përfundimin se ky fenomen do të kombëtarizohet shumë shpejt. Fred Goodwin iu bashkua RBS në vitin 2000 dhe shumë shpejt ndërmori shpenzime të mëdha, duke marrë 26 banka në shtatë vjet, për më shumë se 35 miliardë stërlina.

Gordon Brown
Me sa duket Gordon Brown e ka parashikuar krizën financiare globale para dhjetë vjetësh, në një fjalim që mbajti para studentëve të “Harvard”-it. Fatkeqësisht ai nuk ka thënë asgjë për ta parandaluar. Në një fjalim të kohëve të fundit në Shkollën e Ekonomisë së Londrës, George Osbourne tha: “Konkurrentët tanë kanë përdorur vitet e begatisë për t’u përgatitur për vitet e vështira. Britania jo. Ne jemi vendi më pak i përgatitur në botën e zhvilluar për t’u përballur me trazirat ekonomike”.

George Bush
Ish-presidenti amerikan ishte në detyrë gjatë viteve të zhvillimit, kur farat e turbullirave u mbollën, por ai nuk arriti të merrte përsipër përgjegjësitë për katastrofën financiare, e cila ndodhi nën drejtimin e tij. Në një fjalim të vitit të kaluar ai fajësoi bankierët në Nju Jork për problemet financiare, me të cilat po përballet ekonomia e vendit. “Wall Street është dehur. Puna është se sa do t’i duhet që të kthehet në gjendjen normale”?

Kathleen Corbet
Agjencitë e kredive janë fajësuar se kanë dështuar të bëjnë pyetjet e vështira në lidhje me borxhet kolaterale të produkteve. Tre agjencitë më të mëdha janë akuzuar se i kanë besuar fjalës së investitorëve dhe nuk kanë llogaritur saktësisht rrezikun e përfshirë në sigurime. Corbet ishte kryetare e agjencisë më të madhe të kredive “Standard & Poors” përpara se ajo të jepte dorëheqjen pas kritikave të rënda në vitin 2007.

Hank Greenberg
Greenberg ka qenë kreu i AIG gjiganti financiar që duhej të shpëtohej me fondin prej 47 miliardë dollarësh të qeverisë amerikane, disa ditë përpara se “Lehman Brothers” u lanë të falimentojnë. Hank ka qenë në drejtim nga viti 1967 deri në vitin 2005, kohë gjatë së cilës ai u përfshi në botën e errët të shkëmbimit të kredive. Ai i bëri apel qeverisë amerikane që të shpëtonte kompaninë në shtatorin e kaluar.


Angelo Mozilo
Mozilo ishte kreu i “Countrywide” të huadhënies me hipoteka në SHBA, deri në korrik të vitit 2008. Huadhënësit në SHBA janë akuzuar se kanë ngatërruar tregun. Gjatë bumit të shtëpive, Mozilo fitoi rreth 470 milionë dollarë me anë të rrogës dhe të ardhurave të tjera. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një programi “VIP”, ku politikanët dhe zyrtarët e lartë të qeverisë merrnin oferta të favorshme hipotekash.

TO
 
Back
Top