Dhjetë njerëzit më të kërkuar në botë

loyalx

Muslim
Kapja e Radovan Karaxhiç, i cilësuar si njeriu më i kërkuar në Evropë, javën e kaluar ngazëlleu shumë njerëz në gjithë botën. Disa prej krimeve më të mëdha në akuzat ndaj tij përfshijnë rrethimin 43-muajsh të Sarajevës, ku 10 mijë civilë u vranë dhe masakra e 7 mijë djemve dhe burrave myslimanë në Sebrenicë. Por përreth gjithë globit ka shumë të arratisur dhe të kërkuar, ku përfshihen terroristë, vrasës, kontrabandistë droge dhe kriminelë lufte. Ato vjedhin, pastrojnë para, bëjnë kontrabandë dhe vrasin në shkallë botërore, duke punuar me partnerë të ndryshëm dhe duke u shpëtuar detyrimeve ligjore. Konvergjenca më trazuese e gjithë kësaj: shkrirja e aktivitetit kriminal me terrorizmin e dhunshëm. Njeriu më i kërkuar në botë mendohet se fshihet në Pakistan. Presidenti amerikan, George W. Bush ka thënë se Bin Laden kërkohet, i vdekur ose i gjallë. Por, për gjashtë vite, Bin Laden ka mundur t'i rrëshqasë kërkimit më të madh të organizuar në ndjekje të një njeriu, në historinë ndërkombëtare, duke qëndruar në zonat rurale në kufirin mes Afganistanit e Pakistanit. I dyti në listë është Ratko Mladic. Mladic, 66 vjeç ka gjenerali i liderit të serbëve të Bosnjes dhe një figurë kyçe në spastrimin etnik të kroatëve dhe myslimanëve të Bosnjës. Ai është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ish-Jugosllavinë, në Hagë në vitin 1995. Qeveria serbe ofron një milionë dollarë për kapjen e tij, ndërkohë që SHBA ofron pesë milionë dollarë. Kjo listë paraqet dhjetë prej njerëzve më të rrezikshëm të botës, të cilët kërkohen nga qeveri të ndryshme dhe për kokën e tyre janë vënë shuma të mëdha parash.

Osama Bin Laden
Njeriu më i kërkuar në botë mendohet se fshihet në Pakistan. Presidenti amerikan, George W. Bush ka thënë se Bin Laden kërkohet, i vdekur ose i gjallë. Lideri i Al-Kaedës është akuzuar nga gjykata federal në Nju Jork, për bombardimin e ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani. Bin Laden është bërë përgjegjës edhe për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Departamenti i Shtetit Amerikan ka vënë një shpërblim 25 milionë dollarë për kokën e tij.

Dawood Ibrahim Kaskar
Njeriu më i kërkuar i Indisë, drejton "D-Company" një grup krimi i organizuar me bazë në Mumbai. Ky djalë polici, mbikëqyr një perandori kriminale të përfshirë në të gjithë llojet e aktiviteteve ndërkombëtare, duke përfshirë trafikun e drogës, falsifikimin, kontrabandën e armëve dhe vrasjet. Ibrahimi dyshohet se ka organizuar shpërthimet e Bombeit në vitin 1993, ku mbetën rreth 257 vetë të vrarë dhe 713 të plagosur. Ai mendohet se ka lidhje me Al-Kaedën.

Ratko Mladic
Mladic, 66 vjeç ka gjenerali i liderit të serbëve të Bosnjes dhe një figurë kyçe në spastrimin etnik të kroatëve dhe myslimanëve të Bosnjes. Ai është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ish-Jugosllavinë, në Hagë në vitin 1995. Qeveria serbe ofron një milionë dollarë për kapjen e tij, ndërkohë që SHBA ofron pesë milionë dollarë.

Matteo Messina Denaro
Rrjeti më i famshëm i krimit të organizuar në botë vazhdon të jetë i fuqishëm dhe anëtari më i famshëm dhe i frikshëm, i cili ndodhet në arrati është Denaro, i njohur gjithashtu edhe si "Diabolic". Pleiboi i mafies italiane, Denaro, njihet për stilin e jetesës së dhënë pas kënaqësisë, pasionin e tij për makinën "Porche" dhe markën e orës "Rolex".

Doktor Vdekja (Aribert Heim)
I njohur si Doktor Vdekja, oficeri SS, Aribert Heim akuzohet për vrasje dhe tortura të atyre që mbaheshin në kampin "Mauthausen". Metodat e tij përfshinin injektimin e përbërjeve toksike në zemrat e viktimave dhe kryerjen e operacioneve pa amnestezi. Ai është një prej të arratisurve të fundit nazistë që s'është kapur dhe është 94 vjeç. Këtë muaj u zbulua se ai jetonte në Kili. Qeveria gjermane dhe austriake ofrojnë 495 mijë dollarë për të.

Felicien Kabuga
Njeriu më i kërkuar në Afrikë akuzohet se është personi kryesor që qëndron pas një prej gjenocideve më të tmerrshme në historinë njerëzore. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ruandën po e kërkon Kabuga-n për "shkelje serioze nën Konventën e Gjenevës 1949, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid", në lidhje me masakrën e mbi 800 mijë grave, burrave dhe fëmijëve nga Ruanda në 100 ditë terrori në vitin 1994.

Joaquin Guzman
Trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë ka marrë "famën" e trafikantit të dikurshëm kolumbian, Pablo Escobar. Guzman, i njohur si "el Chapo", apo "shkurtabiqi" drejton kartelin e "Sinaloa", i specializuar në importimin e kokainës nga Kolumbia dhe në trafikimin e saj në SHBA, shpeshherë nëpërmjet tuneleve. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka arritur të fitojë terren pas një beteje të përgjakshme për pushtet në Meksikë, mbi korridoret e transportit drejt SHBA-së.

Pedro Antonio Marin
I njohur si Manuel Marulanda, Marin është lideri afatgjatë i "Fuerzas Armadas Revolucionaria Colombia" apo "FARC", një grup marksist, i themeluar në vitin 1960 duke marrë shkas nga figura e Fidel Kastros. Marin akuzohet tashmë për sipërmarrje në biznesin e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale, si rrëmbimet për të marrë shpërblim. Qeveria amerikane, e cila e ka cilësuar tashmë "Fuerzas Armadas Revolucionaria Colombia", si një grup terrorist, ka thënë se ky grup kontrollon pjesën më të madhe ë prodhimit të kokainës kolumbiane.

Alimzhan Tokhtakhounov
Tokhtakhounov, nga Uzbekistani është fytyra e re e mafiozit rus, sidomos qëkur Semion Mogilevisch u arrestua në fillim të këtij viti. Tokhtakhounov njihet si "Taiwanchik" për shkak të tipareve të tija aziatike. Qeveria amerikane e konsideron atë një "figurë të madhe në krimin e organizuar euro-aziatik", i cili është përfshirë në "shpërndarje droge, shitje ilegale armësh dhe trafikim i automjeteve të vjedhura".

Joseph Kony
Kony është kreu i "Lord's Resistasnce Army", një grup gueriles që po përpiqet për të stabilizuar një qeveri teokratike në Ugandë, duke përdorur mënyra brutale. Nën Kony-n, "Lord's Resistasnce Army" ka zhvendosur 2 milionë njerëz dhe ka krijuar shkallën më të lartë të rrëmbimit të fëmijëve në botë. Kony ka urdhëruar rrëmbimin e rreth 60 mijë njerëzve, duke përfshirë 30 mijë fëmijë.



Gazeta: Tirana Observer
 
veton mir e ki ktu edhe ai duhet mu denu nga naj gjykat nderkombtare per krime lufte edhe jo veq bushi po edhe do tjer
 
Bushi do t'ishte rradhitur nr 1 ne "Shit list"
 
Hjadmo se kosovene ndihmovi bushi po ja falim kesaj radhe.
 
uaaaaa sa turp moooooo.
as dhe nje shqiptar ne keta!!!!!!!!!
atehere kot sa na ka dale nami neve???
shume te padrejte keta qe e kane nxjere kete listen mo aman LOLOLOLOLOLOL

nuk thua shyqyr..........ne pa ber gje dhe e hap gojen europa........imagjino te ishte emri i ndonje shqiptari ktu..........kush i duronte pastaj........gjithsesi fatos nanon besoj se duhet ta venin...jo se kam gje kunder po ky esht bo tamam per tu kerkuar.....:gjujpeshk:
 
nuk thua shyqyr..........ne pa ber gje dhe e hap gojen europa........imagjino te ishte emri i ndonje shqiptari ktu..........kush i duronte pastaj........gjithsesi fatos nanon besoj se duhet ta venin...jo se kam gje kunder po ky esht bo tamam per tu kerkuar.....:gjujpeshk:

nanoja prandaj ka nja 5 muaj pa shkelur kemben ne shqiperi dhe ri vjenave ben pushime tere vitin.
pse mos beje?kur vodhi tere ate lek bashke me xhoanken tere keto vite mire te na i beje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top