Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dhjetë librat më të ndaluar në histori

Një sërë autorësh dhe intelektualësh, veprat e të cilëve lexohen në masë në ditët e sotme dhe konsiderohen si themelet ë shkencës e letërsisë, nuk kanë qenë gjithnjë aq të mirëpritur. Ato kanë qenë të ndaluar "Index Librorum Prohibitorum", një listë librash të ndaluar nga Kisha Romake Katolike. Sartri, Volteri, Zhan Zhak Ruso, Xhon Milton etj, kanë qenë krijues "të mallkuar" veprat, e të cilëve shpeshherë nuk e kanë pasur të lehtë të takohen me publikun.

Librat e ndaluar
Në listën e mëposhtme janë vetëm një pjesë librash të ndaluar në kohë e vende të ndryshme, por më së fundmi të gjithë ato kanë arritur ta shohin dritën e botimit. E kanë rezultuar kryevepra, bastione idesh që sot e kësaj ditë shërbejnë si pika referimi. Bën përjashtim në këtë listë libri i shkruar nga Hitleri "Beteja ime". Ai nuk lejohet më në qarkullim në Gjermani e Austri për shkak të ligjeve anti-naziste në fuqi. Kjo listë synon të sjellë librat e ndaluar që mbartin vlera të vërteta e pikërisht për këtë arsye ka ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar për arsye të përmbajtjes që mund të thyejë rregullat e botimit apo të ketë përmbajtje të dëmshme e jo dobishme për shoqërinë.
Index Librorum Prohibitorum
Në Evropën mesjetare, Kisha Romake Katolike krijoi një program që quhej "Index Librorum Prohibitorum". "Indeksi i librave të ndaluar" zgjati deri në vitin 1966 dhe kishte për detyrë të trajtonte botimet disidente. Ndër vite të tëra shumë libra janë djegur ose janë ndaluar siç ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi që bazohej në shkrimet e shenjta, "Mbretëria e zotit është në ty".

Asgje e re nga fronti i përëndimit(Im Westen nichts Neues)
Autori: Erich Maria Remark
U botua në janar, 1929

U ndalua fillimisht të botohej gjatë sundimit të nazistëve në Gjermani për arsye se demoralizonte dhe fyente ushtrinë. Në vitin 1938 Remarkut iu hoq nënshtetësia gjermane.
Ferma e kafsheve
(Animal Farm)
Autori: Xhorxh Oruell
U botua në gusht, 1945

Botimi i këtij libri në Britaninë e madhe u shty për shkak të temës anti-staliniste. Në Gjermani u konfiskua nga trupat aleate ndërsa në Malajzi nuk u lejua për arsye fetare.
Doktor Zhivago
Autori: Boris Pasternak
U botua në vitin 1957

"Doktor Zhivago" u botua në Itali, pasi në Bashkimin Sovjetik ka qenë i ndaluar deri në vitin 1988 për shkak të kritikës që ai përmbante ndaj partisë Bolshevike.
Për kë bien kambanat
(For whom the bell tolls)
Autori: Ernest Heminguei
U botua në vitin 1940

Kyr roman u ndalua në Spanjë gjatë regjimit të Frankos për pikëmapjet pro-republikane.
Një mijë e një net
Përmbledhje

ثshtë ndaluar më parë në shumë vende myslimane
Mbretëria e zotit është tek ti
"The kingdom of god is within you"
Autori: Leon Tolstoi
Botuar në vitin 1984

Ky libër i Tolstoi është ndaluar në Rusinë cariste për shkak të përmbatjes anarkiste. Për këtë arsye ai është botuar për herë të parë në Gejrmani në vitin 1984.
Beteja ime
(Mein Kampf)
Autori: Hitleri
Volumi i parë u botua në vitin 1925, ndërsa volumi i dytë në vitin 1926

Mbajtja dhe shitja e këtij libri është ilegale në Gjermani dhe Austri për shkak të ligjeve anti-naziste.
Të drejtat e njeriut
(Rights of man)
Autori: Thomas Paine
U botua në vitin 1791

Ky traktat i të drejtave të njeriut u ndalua në Britaninë e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin francez. ثshtë ndaluar gjithashtu edhe në Rusi.
Vargjet satanike
(The Satanic verses)
Autori: Salman Rushdie
U botua fillimisht në Angli në vitin 1988

Libri është ndaluar në Indi dhe në vendet myslimane pasi u konsiderua blasfemik. Libraritë nuk pranonin ta shisnin atë nga frika.
Uliksi
(Ulysses)
Autori: Xheims Xhois
U botua i plotë në vitin 1922

Libri u ndalua deri në vitin 1930 në Britaninën e Madhe dhe në SHBA për shkak të përmbajtes së "turpshme".
TO
 
"Asgje e re nga fronit i perendimit", ka qene nje liber fantastik qe e kam lexuar prej kohesh. Cdo arsye pse e kane ndaluar ka qene qesharake, ai shpreh luften ne pikepamjen e nje ushtari, me qarte sesa te kesh qene vete ne lufte. Per mua mbetet nje perle e letersise boterore.
 
Kadare,Remark,Heminguej jane treshja ime e preferuar.
 
Edhe Zonja Bovary u ndalua ne France,pasi konsiderohej si i pamoralshem si liber.
 
Edhe Zonja Bovary u ndalua ne France,pasi konsiderohej si i pamoralshem si liber.

per kete kot e paskan patur...............pse spaska patur gra atehere me ato pikpamje.pff pun borgjezesh!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back