Dhimbja në testikuj është një simptomë e rrezikshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tek meshkujt më të ri në moshë shpesh mund të paraqiten dhimbje të njëanshme apo të shumanshme në testikuj. Dhimbjet mund të jenë afatshkurta, të shpeshta dhe shpesh refleksive. Mjekët thonë se dhimbjet mund të jenë pasojë e rërës apo gurëve në kanalet urinare, pastaj si pasojë e inflamacionit të hernies inguinale. Mirëpo, nëse mashkulli ndjen dhimbje të përditshme dhe të vazhdueshme në njërin testikul, mjekët sugjerojnë që urgjentisht të kryhet kontrolli me ultrazë, me të cilin do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për tumor. Tumori i testikujve shpesh paraqitet tek meshkujt e moshës mes 15 dhe 35 vjeçe, zakonisht është malinj dhe për këtë arsye zbulimi i hershëm është kyç kur bëhet fjalë për shërimin. Urologët posaçërisht paralajmërojnë që nëse mashkulli në zonën e testikujve ndjen dhimbje të madhe, që është e befasishme, paraqitet pas ndonjë mundi fizik apo sporti dhe është i njëanshëm, në këtë rast mund të bëhet fjalë për përdredhje të testikujve. Problemin mund ta zgjidhë urologu, nëse pacienti paraqitet menjëherë, mirëpo, nëse pacienti paraqitet disa orë pasi e ka ndjerë dhimbjen, nevojitet intervenimi kirurgjik.
 
Injeksion për kancerin e testiseve

Shkencëtarët besojnë se forma më e shpeshtë e kancerit të testisit mund të mjekohet me një injeksion të vetëm.
40% deri 45% e rasteve me kancer të testiseve janë seminoma në stadin e hershëm, gjendje e cila mund të mjekohet me anë të rrezatimit. Mirëpo, tani shkencëtarët shpresojnë se një injeksion i vetëm që përmban barin karboplatin do ta zëvendësojë radioterapinë dhe do t’i zvogëlojë rreziqet të cilat i bart rrezatimi.

Në bazë të analizave të cilat janë bërë në Universitetin e Southamptonit në Angli, meshkujt të cilët kanë marrë injeksion me karboplatin kanë pasur pak efekte anësore dhe shumë shpejt i janë kthyer aktivitetit të zakonshëm.

Meshkujt të cilët kanë marrë karboplatin kanë qenë më pak të rrezikuar për ta zhvilluar kancerin edhe në testisin tjetër.

Te 5% e meshkujve të cilët kanë marrë karboplatin, sëmundja është kthyer pas tre vitesh, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka vdekur pas përsëritjes së mjekimit. /Telegrafi/
 
C‘farë eshte Kanceri i testisit?Kanceri i Testisit është një ndër kancerët më të shpeshtë tek të rinjët e moshës 15-35 vjeqare. Por ka raste kur ai paraqitet edhe në moshën 70 vjeqare. Sipas institutit nacional të kancerit (USA) pritej që në vitin 1995, nga kanceri i testisit të sëmurën 700.000 amerikan, ku nga ky numër parashikohej të vdesnin mbi 325 vetë. Në krahasim me kancerin e prostatës ku nga 244.000 të sëmurë do të vdesin 40.400 (vetëm në vitin 1995), kanceri i testisit është më "pak mbytës". Megjithatë meshkujt e moshës 15 – 35 vjeq sulmohen dhe pësojnë më së shumti nga ky lloj kanceri. Për arsye të pasqaruara, ky lloj kanceri sulmon 4 herë më shumë racën e bardhë se atë të zezë! Jo më larg se para 15 viteve diagnostifikimi i kancerit ishte lajm trishtues e kobëzi. Atëherë vdisnin 10 herë më shumë pacient të sëmur se sa sot. Por, përparimi i shpejtë e dramatik në medikamentet kimike, në këto 2 dekadat e fundit, diagnostifikimi i shpejtë dhe i sakt, bëri që numri i të mbijetuarve të shtohet dukshëm. Sot, kanceri i testisit, në të shumtën e rasteve, është plotësisht i "shëruar" dhe nën kontrollë, veqanërisht nëse zbulohet, trajtohet dhe mjekohet herët. Administrata "Ushqim dhe Medikamente" ka sofistikuar disa lloje të medikamenteve për trajtimin e kancerit të testisit, duke përfshirë Ifex (ifosamide), Vepesid (etopisode), Velban, (vinblastine sulfate), Blenoxane (bleomycin sulfate), dhe Platinol (cisplatin). Shumë ekspert profesional të fushës së mjekësisë e konsiderojnë Platinolin si "cudibërës" rrethë trajtimit dhe bombardimit të disa lloje të posaqme të qelizave të kancerit të testisit. Kjo administratë lejoi që medikamenti me bazë-platinum të përdoret pas operacionit ose rrezatimit. Platinoli gati gjithmon përdoret në kombinim me medikamente tjera të terapisë kimike. "Trajtimi me bazë-platinum është padyshim suksesi më i madh për terapin kimike", thotë S.Bruce Malkowitz, MD., bashkëdrejtorë i urologjisë-onkologjisë pranë qendrës medicinale të Universitetit të Pensilvanisë. Këto medikamente kan ndihmuar që të zbusin vdekshmërin dhe të rrisin numrin e të shëruarëve, thotë ai, duke shtuar se shumë pacient "me "sukses e bartin" trajtimin me medikamentet që kan bazë-platinum. Ky lloj trajtimi ka sukses edhe nëse kanceri është shpërnda (metastazuar) përtej testiseve. "Kjo nuk është dënim me vdekje", thotë Malkowicz. Sipas Institutit Nacional të Kancerit (the National Cancer Institute-USA), rreth 70% të pacienteve me kancer të metastazuar, kanë gjasa reale të shërohen.
Zbulimi dhe DiagnostifikimiShumica e kancerëve të testisit janë zbuluar nga vet pacientët ose rastësisht, (sikurse që ishte rasti me mua), por ka raste kur ky lloj kanceri zbulohet edhe me rastin e vetëkontrollit të testiseve. Zakonisht në testis paraqitet një kokërrzë e rritur, që nuk përcillet me dhimbje, (e them nga përvoja ime). Ndonjëherë mund të keshë edhe dhimbje por që nuk janë edhe aq alarmuese për një sëmundje kaq te rrezikshme. Kokërrza apo e enjura mund të jetë edhe e madhësisë së një lajthie apo të një fasule, por ka raste kurë kjo mund të jetë e madhe sa një arrëz.
Vetëkontrolli shpëtim i jetësPërpos kokërrzës, nëse personi heton ndonjë anomalitet si p.sh testisin e fryer, ndjenja e peshës ose mbushja e papritur e qeses me ujë, pastaj nëse ka dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit, ai duhet që mënjëher e pa humbur kohë të shiqohet tek specialisti (urologu). Këto të gjitha simtome janë alarm i vërtet se ke sëmundje serioze, besueshmërisht Kancer. Pra, pa hezitim dhe ndjenjë turpi e urgjentisht të vizitohet specialisti. Specialistët kanë metoda të shumta për diagnostifikimin e kancerit në testis. Tumorët e kancerit të testisit janë të dy llojeve: Seminoma dhe Nonseminoma. Llojet e tjera të tumorëve të kancerit, si Sarcomas ose Lymphonas, janë shumë të rrallë. Seminomat numrojnë rrethë 40 % të të gjithë kancerëve të testisit. Zakonisht tumorët seminom zhvillohen ngadalë dhe kanë tendenca qe të mbesin të lokalizuara për një kohë të gjatë brenda në testis. Nonseminomat janë një numër i kancerëve qënganjëherë paraqiten në kombinim me tumor të tjerë. Nonseminomët kanë tendenca të jenë më agresiv se sa seminomët. Sipas Shoqatës Amerikane të kancerit, rrethë 60 deri në 70% të pacientëve që kanë tumor nonseminom kanë kancer i cili ka metastazuar (shpërndarë) në gjëndrat lymfatike apo mushkëri. (këte metastazim teë mushkërive e ka perjetuar dhe njekohësisht mposhtur autori i këtyre rreshtave)
Shkallët (staging) e kancerit të testisitSpecialistët bëjnë kontrollim të kancerit me metoda e teste të ndryshme, e që kan për qëllim hulumtimin se, në cilën shkallë/fazë të zhvillimit gjendet sëmundja "mbytëse". Këto teste fillojnë që nga analizat e gjakut e deri intervenimin shtesë kirurgjik. Kategorizimi /staging i sëmundjes ju mundëson mjekëve që të bëjë trajtimin adekuat të sëmundjes për gjdo pacient.
Janë tri shkallë/staging të kancerit të testisit:
Shkalla 1: Kanceri është i lokalizuar në testis.
Shkalla 2: Kanceri është shpërnda në gjëndrat lymfatike, por i lokalizuar vetëm në pjesën e poshtme të abdomenit.
Shkalla 3: Kanceri është shpërnda jashtë gjendrave lymfatike, pra ka metastazuar në organet më të largëta të trupit: si mëlqija, mushkëritë, veshkja dhe truri.
Mjekimi i kanceritNuk ka ndonjë trajtim të përgjithshëm për të gjitha llojet e tumorëve të testisit. Seminomat dhe Nonseminomat dallojnë në tendencat e tyre sa i përket shpërndarjes, si dhe reagimit ndaj terapisë radioaktive. Kështu ato shpeshë kerkojnë strategji e metoda të ndryshme të mjekimit, ku specialisti do të zgjedhë atë metodë e cila është e bazuar në llojin e tumorit si dhe shkallës së zhvillimit të tijë. Pasiqë zhvillohen ngadal dhe kanë tendenca që të mbesin të lokalizuara, seminomat zakonisht diagnostifikohen në shkallën e 1 ose të 2.Trajtimi mund të jetë kombinues, pra operim (heqje) i testisit, rrezatim, ose terapi kimike. Për pacientët me Seminom, zakonisht, nuk është i domosdoshëm mënjanimi kirurgjik i gjëndrave lymfatike, sepse ky lloj tumori , siq thotë profesori i Universitetit të Pensilvanise Malkowicz është "skajshmërishtë i ndieshëm" ndaj terapisë radioaktive. Shkalla e 3-të e seminomas zakonisht trajtohet me terapi kimike të kombinuar. Edhe pse shumica e tumorëve nonseminom nuk diagnostifikohen në shkallët e hershme të sëmundjes, eksperiencat dëshmojnë se, vetëm mënjanimi i testisit të sulmuar nga kanceri është i mjaftueshëm. Këta pacient duhet të jenë nën kujdesin rigoroz, fanatik dhe kompleks të specialistit së paku për 5 vite, për arsye se 10% epacientëve të tillë me shkallën 1 të sëmundjes kanë rikthim të sëmundjes. Nonseminomat me fazën e 2 të zhillimit të sëmundjes nuk kan nevojë për terapi kimike por vetëm intervenim kirurgjik, pra heqje të testisit dhe gjendrave lymfatike. Shumica e pacientëve në shkallën 3 të sëmundjes trajtohen me terapi kimike të konbinuar.
Terapia kimike-BEP metoda. C'farë është terapia kimike?...Thjeshtë, përdorimi i medikamentreve(kimke) për mjekimin e kancerit.
BEP metoda? ...Kombinim i elementeve të forta kimike për të asgjësuar qelizat kancerogjene. BEP metoda përbëhet nga: CISPLATINA, ETOPISOD, dhe BLEOMYCIN.
CISPLATINANë vitin 1973 në Indiana (USA), Dr. Einhorn erdhi në përfundim se Cisplatina është një element shumë efikas për "bombardimin" me sukses të qelizave kancerogjene. Ai zbuloi se ky lloj elementi në kombinim me Etopysode dhe Bleomycin është mënyra më e perfeksionuar për luftomin e kancerit të testisit. Si argument do e ceki se, pas përdorimit te këtijë elementi numri i të shëruarve u rritë nga 10% në 80%. Fatëkeqësisht ky llojë medikamenti ka kundërefektet e veta si: vjellje, kokëdhimbje, rrahje e shpejtë e zemrës, zbehje e fytyrës, ushtimë e veshëve, molisje e këmbëve, urinimi me gjak, marramendje, depresione te thella, dhimbje te "padurueshme" ne trup, vështërsi gjatë ecjes, humbje e aftësisë të dallimit të ngjyrave, humbje të oreksit. (të gjitha këto unë i përjetova, dhe "lehtësisht" i tejkalova) Mjeku do t'ju obligon që gjatë tërë kohës së marrjes së Cispaltinës duhet të urinoni pandërprerë. Kjo bëhet me qëllim që të evitohet shkatërimi i veshkëve si dhe veshkët të vazhdoijn funksionin e tyre normal. Me rëndësi të veqantë është se, pavarësisht se qfarë dhimbjesh apo kunderefeketesh keni, nuk lejohet të ndërpritet terapija kimike sepse kjo do të ishte vetevrasëse. Gjatë marrjes së Cisplatinës si dhe pas saj, në asnjë mënyrë nuk guxon të marrësh asnjë injekcion apo medikament tjeter pa informimin dhe lejen e Mjekut specialist. Kur Cisplatina ipet në doza të mëdha ajo zvogëlon numrin e rruazave të bardha të gjakut, dhe kështu mundësia për infektim është më se e madhe ...pra në këtë rast edhe mbytëse. Në spitalin universitar Mainz (RFGJ) ku isha duke u trjatuar egzistonin "rregulla ushtarake" po si të një kërcënimi të një lufte atomike. Edhe oksigjeni ku unë qendroja testohej dhe kontrollohej rregullisht dhe rreptësisht...
Atëhere:Shmangu njerëzve me infeksion. Kujdes gjatë pastrimit të dhëmbëve (përdor brushë të butë), që mos të shkaktosh gjakderdhje dentale. Mos prek brendësinë e hundës ose të syve, përderisa nuk i ke pastruar duart mirë. Kujdes nga prerjet (gjatë rrojes), lëndimeve apo gërvishtjeve…etj.
ETOPISODE i njohur edhe si VePesid ose VP-16. Po, kjo është ajo: Ky lloj medikamenti shkakton rrënjën e përkohshme të flokëve. Pas trajtimit fillon rritja normale e tyre.....mos ke frigë! Edhe ky lloj medikamenti ka po të njëjtat kundërefekte si Platinoli. Edhe për këtë vlejnë po të gjitha paraljmrimet dhe udhëzimet e cekura më sipër si: vjellje, kokëdhimbje, rrahje e shpejtë e zemrës, zbehje e fytyrës, ushtimë e veshëve, molisje e këmbëve, urinimi me gjak, marramendje, vështërsi gjatë ecjes, humbje e aftësisë të dallimit të ngjyrave, humbje të oreksit….etj Kur Etopisode jipet në doza të mëdha ajo ka po të njejtat kundërefekte, mu si CISPLATINE. BLEOMYCIN Lexo më sipër.
Si vepron terapia kimike?Qelizat normale zhvillohen dhe vdesin në mënyrë te kontrolluar. Por kanceri paraqitet atëherë kurë këto, qeliza, fillojnë të ndahen dhe të formohen pa kontrollë e rregullë. E paspjeguar shkenctarisht, këto qeliza në mënyrë të befasueshme fillojnë të bëjnë "vetevrasje", pra fillon dëmtimi i organeve të trupit…Medikamentet antikancer shkatërojnë qelizat kancerioze duke i ndërprer atyre rrugën e zhvillimit dhe shumëfishimit.Terapia kimike vepron më me sukses së bashku me kombinimin e medikamenteve të tjera. Kjo quhet terapi kimike e kombinuar.
Ku do të marë terapinë kimike?Ju mund të pranoni terapinë kimike në Spital, në ordinancë të mjekut ose në klinikat e profesionalizuara për ketë fushë.Por kjo mvaret më se shumti nga lloji i medikamenteve gjendja e pacientit si dhe natyrisht nga propozimi i mjekut.
Sa herë do të marr terapinë kimike, dhe sa zgjatë ajo?Terapia kimike zakonisht "mirret" me ndërprerje, me qëllim që trupi ytë të ketë rastë të ndërtojë qeliza të reja e të shëndosha, si dhe te rifitoi fuqinë dhe vitalitetin. Pacientët me kancer të testisit zakonisht marrin 2-3 cikle të terapisë e ashtuquajtura PEB metoda.
A ka dhimbje gjatë terapisë kimike?Përgjithësisht, "PJO". Por kundërindikacionet janë shumë të mëdha, bile bile ka qaste edhe "të padurueshme". Rrënja e flokëve, dhimbje koke, depresione, vjellje, temperaturë, alergji të ndryshme, humbje peshe, pengesa në jashtëqitje, humbje oreksi, maramendje, lëkura të zijoset, ethe dhe dridhje te gjymtyrëve të trupit, depresione, dhimbje, ....et, etj!
Kundërindikacionet/efektetGjdo lloj trajtimi mjekësor të kancerit të testisit mund të shkaktojë kundërindikacione të padëshiruara e shpeshëherë edhe të "paduruara". Por, jo të gjithë pacientët reagojnë në të njëjtën mënyrë. Një ndër brengosjet më të madha tek të rinjët është se, në qfarë mase trajtimi i kancerit (pra heqja e njërit testis, e gjëndrave limfatike si dhe terapia kimike) ndikojnë në jetën e tyre seksuale dhe aftësisë trashëguese, pra krijimin e familjes. Heqja e një testisi nuk të bën fertil e as impotent. Testisi i mbetur prodhon spermë dhe hormone adequate për planifikim të familjes. Kanceri i testisit dhe sexi...Sa herë që flitet për kancerin në testis, padyshim një nga brengat më qënsore që ngriten nga meshkujt është ajo rreth sexit. A do të jem i aftë të kem jetë sexuale normale (erekcion)? A do të jem steril? A do të humbi aftesin e mardhënjeve sexuale...etj? Të gjitha këto brenga duhet të bisedohen qetë, hapur e paturp me specialistin. Unë personalisht kam bërë disa hulumtime ne këtë fushë, dhe ja se c'farë "zbulova": Shumë njerëz brengosen se mos humbja e njërit testis është edhe humbje e aftësis sexuale apo do ti bëjë ata steril. Por, JO! Trupi me një testis të shëndoshë mund të ketë erekcion normal dhe të prodhojë spermë normale. Kështu pra heqja e njëtestisi nuk e shnëdron mashkullin në "burrec" impotent e as fertil. Eshtë brengosje e madhe dhe një presion e ngarkesë e madhe psiqike për ata të rinjë të cilët akoma nuk kanë filluar "ndërtimin" e familjes apo që dëshirojnë të kenë më shumë fëmijë. Poashtu edhe terapia radioaktive nuk ndikon në aftësinë sexuale. Sa i përket terapisë kimike dhe kundërefektet e saja, shumica e përsonave mund të vazhdojnë pa pengesa jetën e tyre sexuale, por ka raste kurë disa lloje te barërave anti-kancer mund të pengojnë përkohëisht produktivitetin e spermës. Kjo zakonisht ndodhë rrallë dhe pas një kohe të caktuar ajo vjen e normalizohet. Alfa dhe Omega e gjithë kësajë është që relacioni pacient-mjek të jetë i hapur dhe komunikativ, para dhe pas gjdo trajtimi të kancerit të testisit. Jeto dhe ushqehu vetëdishëm! Jeta do të jetë edhe më e kuptimt, do të jete edhe me e mbushur, më e pasur…. Bazuar në publikime shkencore, vuajtjet dhe përvoja ime!
*Copëza nga libri "Kanceri dhe Unë"
 
Redaktimi i fundit:
Dhe nje shkrim qe me terhoqi vemdendjen kur gjeta postim e me lartshem
Si e mposhta Kancerin !? ...Kaloja e shijoja jetën e nje fëmiu të lazdruar, të gezuar dhe të lumtur. Prinderit e mi ma mundesuan këtë,…të gjithëve neve femijeve; me dashuri, punë, edukatë, kujdes,…ndonjehere edhe "të tepruar"… Mirresha me sport, i nërtuar bukur! Në jetën time s'ndeza duhan ndonjëherë. Alkoolin e kisha tabu; kafeja me linte pa gjumë (gjerë më sot nuk kam pirë më shumë se 10 kafe)…dhe nuk e preferoja...! Sa kisha deshirë të shiqoja filmat vizatimor; te padhunë dhe edukues...Pastaj i kënaqur e ëndërraplot të ikja në dhomën time, e te fleja thellë e këndshëm... Kisha shoqeri të „shëndoshë", mendjen e trupin po ashtu... Unë si një fëmijë lazdran që isha, vellaut tim i tensionoja nervat; mburresha gjdohere dhe në gjdo rast: " Shef ti se c'farë muskujsh kam unë, eja e te provojme fuqinë" Ai qeshej, dhe ma kthente: "lehte e ke ti, vetem qumsht e mjalte ka trupi yt…natyrë 100 %…! Mua më "rritej mendja". Shpejte e me nje pamje serioze, si të një doktori të fshatit ballkanas e qortoja: " Ke kujdes se si ushqehesh, se shumë je dobët nga shëndeti ti, je i padisciplinuar në ushqimin...! Ja, më shiqo mua...! Ai më ndëgjonte dhe vështronte! Dhe ndihej keq! Se nuk po ushqehej shëndosh...si vëllau i tijë! Kujtimi ndezte duhanin…! Diagnostifikimi i semundjes ime… Tetor, 1996. Duke ndjekur studimet në universitetin "Johannes Gutenberg" në Mainz të Gjermanisë; drejtimi shkencat politike, zhurnalistikë dhe germanistikë... "Du hast Krebs!" (Ti ke kancer) Këto fjalë buqiten si rrufeja në mes te dites se bukur e me diellplot. Mjeku specialist kishte bërë diagnostifikin! Qartë, shpejtë dhe profesionalisht. E unë „s‘doja" se s‘doja t‘i besoja!? E pyeta me një zë të dobët, pothuaja të shtjerur, plot frike, pasiguri dhe i mallëngjyer: „ Më falni, keni diplomuar juve në mjekësi apo, jeni duke kryer praktikën këtu në spital"? Më duhet të them se specialisti dukej shumë i ri, apo mua më dukej ashtu, se s'më pëlqente të ishte mjek në ato momente…!!! „Po, edhe doktoraturen këtu e kam mrojtur" ma ktheu" Por sa më shpejtë dhe pa humbur kohë të fillojmë „bombardimin e qelizave të kancerit", mjekimin dhe luftimin e tijë…!", më urdhëroi ai...! „Oh, Zot i Madh dhe i gjithfuqishëm, c‘farë ndodhë kështu me mua"?, pyesja në heshtje dhe i panikosur në vehten time… Në realitet „UNث" as nuk isha unë! Tani UNث ishte ai! Kanceri! Si? Mua të më sulmoj kanceri? E pabesueshme!? Nuk është e mundur! Gabim në diagnostifikim! Kështu dëshiroja ta mashtroja vehten time....! Gjdoherë mendoja se kanceri i takon personit të tretë, fqiut, të panjohurve. Jo, asdhenjehërë kanceri nuk „i takon" të dashurve të mijë, familjes sime…e lere vehtes sime…! Duhej „të pajtohesha"! Ta pranoja se ai ishte i imi, dhe ta akceptoja si timin...! Filloi mjekimi dhe njëkohësisht torturimi i shpirtit, mendjes dhe trupit tim…i qenjes sime. Te gjitha i përballova dhe u shërova… Këtë shkrim ia dedikoi, si faleminderim dhe mirënjohje familjes sime së shtrenjët: Mamit të dashur (ndjesë pastë), Babit, motrave (në veqanti motrës sime Shqipes, e cila u gjend pranë meje deri në castet e fundit të mjekimit tim), vëllaut Kujtimit, të afërmve dhe miqëve të mijë, të njohurve e të panjohurve, që me qindra e qindra m’u gjendën në ato ditë të vështira, të skëterrshme, të cilët në gjdo kohë më jipnin përkrahje…, shpirtërore e morale…! Përkrahje e cila në ato caste është më se e rendesishme për mjekimin dhe mbijetesën...! Njëkohësisht ky shkrim ka për qëllim informimin e opinionit mbi kancerin e testisit, mënyrën se si zbulohet ky, dhe rëndësin e madhe që ka zbulimi i hershem i tijë..; informim që do duhej të kryehej e transportohej nga mjekët tanë specialist; mjekë të cilët, fatkeqësisht, më me dëshirë e vullnet mirren me politkën partiake, se sa profesionin e tyre të shenjët. Le të jetë ky shkrim edhe një qortim moral dhe kritikë ndaj këtyre njerëzve..!
 
Edhe urologu mund te kuptoj nese behet fjale per nje infeksion te mundshem o dicka tjeter...gjithsesi urolog-androlog e mira eshte te shkoj te bej nje vizite se s'luhet me shendetin!
 
Back
Top