Dhimbja e shpines...

sensuu

sweet
V.I.P
Dhimbja ne shpine eshte shfaqja e dhembjeve ne regjionin lumbal ose lumbosakral, e cila shoqerohet me demtim te funksionit te pasme te muskujve dhe lumboishiadik ose me demtime neurologjike.
Dhimbja e shpines (lumboischialgia) eshte nje nder manifestimet me te shpeshta. Supozohet se rreth 75% te personave kane keto pengesa ne njeren periudhe te jetes. Dhimbja akute lumbale ne shumicen e rasteve rrjedh prej prolapsit te nukleusit, pulpozuesit te degjenerimet e diskut intervertebral.
Simptomat dhe shenjat e ankesave neurologjike jo te njohura
Dhimbja akute ne kryqe paraqitet si pasoje e ngritjes se peshes se rende ose veprimit direkt te traumave ne regjionin lumbal. Nuk tolerohet qe i semuri te beje levizje te panevojshme. I semuri perpiqet qe te gjeje ne shtrat, pozite e cila sa me pak te ka dhembje.
Simptomat dhe shenjat e njohura neurologjike jane te pershkruara me pare, me plotesimin te shenjave te cilat deftojne per ndryshime demtuese ne rrenjet e nervave spinale. Me shpesh jane demtimet e diskusit L4-5 S-1 me konstatim pozitiv ne rajonin e inervuar te nervus ischiadikusit.
Ekzaminimi objektiv varet se cili disk eshte i prolabuar dhe sa jane te demtuara rrenjet e nervave spinale. Te prolabimi i diskut L-4-L-5 eshte e demtuar rrenja L-5, e cila i inervon muskujt shtrires te gishtit te madh te kembes. Sensibiliteti eshte i demtuar ne anen mediale te pjeses shpinore te shputes. Reflekset jane simetrike, shenja e Lazareviçit eshte pak me e forte, me e theksuar sesa ne rastin e meparshem. Te prolapsi i diskut L-5-S-1 eshte e demtuar rrenja S-1. Po ashtu, jane te dobesuar muskujt rotatore te forces se shputes dhe te fleksorit plantar. Refleksi i Akilit - eshte i dobesuar ose humbej, shenja e Lazareviçit eshte pozitive.
Neuralgjia ishiadica - Dhimbja pa marre parasysh se a eshte e percjelle me dhembje ne kryqe ose nuk eshte e percjelle, por kjo eshte vetem ishias. Dhembjet e ketij distribucioni jane pasoje e ndikimit te noksave ne L5 - ne rrenjet sakrale, te cilet, se bashku me L-4 dhe rrenjet sakrale S2-S3, jane burim i fijeve te nivelit ishiatik.
Dhembjet paraqiten per shkak te afeksionit te rrenjeve L-5, zakonisht ne gluteus, ne pjesen e pasme te kofshes, ne pjesen e perparme te javes nen gju e ndonjehere ana dorzale e pjeses mediale te shputes. Shtypja ne rrenjet (S-1) sakrale, jep dhembje ne gluteus, ne pjesen e jashtme te kofshes dhe te nengjurit dhe pergjate kendit te jashtem te shputes. Nganjehere, ne disa raste ne anamneze mund ta zbulojme shkaktarin e ketij sindromi. Te disa te semure gjejme rrufe. Po ashtu, ne paraqitjen e kesaj sindrome fajesohen infeksionet si (sifilizi, malaria, TBC, infeksionet virusale, semundjet e ketij nervi te shkaktuar me intoksikacionet me alkool, plumb e diabeti). Kompresioni (tumori kaude ekuine). Spondilitis, proceset inflamatore, afer nervit (Adneksitis, Apendicitis, Apsces), metastazat ne shtyllen kurrizore.
Ndihma e pare te dhembjet e shpines
- Qellimi kryesor i ofrimit te ndihmes se pare te keta te semure eshte qetesimi i dhembjeve.
- Te semuret me dhembje akute duhet te shtrihen ne dysheme te forte, pozite te cilen i semuri mund ta improvizoje vet. Nuk duhet te insistojme qe i semuri te shtrihet ne dysheme te forte. I semuri ne shtrat merr poziten me se tepermi e cila i pergjigjet.
- Te semurit me dhembje ne shpine mund t’i jepet nje tablete kunder dhembjeve Brufen apo Diklofenak ne forma te tabletave apo pluhurit te tretur ne uje, apo te ngjashem me ndonje analgjetike te tjere.
- Vini re dhe pyetni te semurin, a mos ka ndonje alergji ndaj barnave .
- Pushim me kohezgjatje 10-15 dite.
- Nuk preferohet nxehja e regjionit lumboksakral.
- Te semurin gjate mjekimit shtepiak duhet ta vizitoje mjeku shtepiak dhe ta vleresoje gjendjen e tij shendetesore.
- Keshillohet qe i semuri te beje ushtrime kohe pas kohe, te shetise, por jo ne fazen akute te dhembjeve. Aktiviteti fizik, qendrimi i drejte i trupit, ikja nga ngritja e peshes se rende, levizjet e pakontrolluara jane faktore qe ndihmojne ne mosparaqitjen e dhembjeve.
- Dhembjet ne shpine mund t’i provokoje cikli menstrual, dhembjet e veshkes, shtatzenia. Te cikli menstrual mund te parandalohet me dhenien e nje barit me veprim analgjezik. Kurse te nenat shtatzene eshte e keshillueshme te jepet tableta paracetamol, kurse barnat tjera mund te demtojne fetusin. Te dhembjet e veshkave keshillohet trajtimi nga mjeku specialist nga semundjet e veshkave.
- Me rekomandim te neurokirurgut preferohet mjekimi shtepiak - pushim, regjim shtrati 3-4 jave.
- Ne kete periudhe eshte gabim fatal nese i semuri dergohet per analiza laboratorike, incizime radiografike ose te marre injeksione ne entin shendetesor - por gjithsesi ne shtepi.
- Kontrolli pas 10-12 ditesh me kusht nese nuk jane te paraqitura nderlikimet si p.sh. simptoma dhe shenjat e sindromit lumboskral me konstatim neurologjik.
2352medium_backp1.jpg


telegraf
 
Back
Top