Dhermi, Berisha vazhdon turin e inaugurimeve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
berisha-vloree.jpg
Megjithese po pushon per disa dite ne Dhermi, kryeministri Sali Berisha nuk i ka lene pas inaugurimet. Ne kete zone, nje prej me te bukurave te bregdetit te jugut, bashke me kryebashkiakun e Himares, Vasil Bollano, zoti Berisha ka inauguruar ujesjellesin e Gjilekes, nje investim prej 41 milione lekesh qe u siguron familjeve atje uje 24 ore.

Ky eshte edhe nje nga premtimet kryesore te kryeministrit Berisha per Himaren dhe per te gjithe vendin, qe bashke me rindertimin e infrastruktures se brendshme te fshatrave ne zonat bregdetare, jane dy premtimet qe kryeministrit ka vene si afat realizimi vitin 2010.

“Ajo cka une ju premtoj eshte se qeveria eshte e vendosur te garantoje furnizimin me 24 ore uje per te gjitha familjet e bregut; eshte e vendosur te asfaltoje cdo rruge dhe rrugice te fshatrave tuaja, ne menyre qe te lehtesoje jeten tuaj dhe t’i beje ato sa me mikepritese per turistet qe vijne nga e gjithe bota”, deklaroi Berisha. Kryeministri inauguroi ne Dhermi edhe sheshin “Petro Marko”, i projektuar me arkitekturen e gurte te fshatrave te bregut dhe deklaroi se po projektohet ndertimi i rrugeve te brendshme qe nga plazhi i Palases deri ne Kakome.

Por qendrimin ne Dhermi, kryeministri Berisha e ka shfrytezuar edhe per dhenien e mesazheve politike, pas fitores se Partise Demokratike nje dite me pare ne zgjedhjet e pjesshme lokale ne komunen e Ballagatit.

“I falenderoj ata per mesimin e shkelqyer qe i dhane Edi Rames, i cili ne arrogancen dhe fodullekun e tij, e ka te veshtire te nxjerre mesime. Una dua t’i them zotit Rama, ketu nga Dhermiu, keto fjale: Ne qofte se ti, nuk njeh popullin tend, kujdes se do te marresh ndeshkimin me te madh te tij dhe ky ndeshkim eshte se ai nuk do te njohe ty fare. Populli eshte i perjetshem, kurse politikanet si ti, jane limonata te perkohshme, qe thartohen ne veren e pare dhe keshtu u thartove edhe ti. Le ta leme Edi Ramen ne banesen e humbjes, aty ku e ndryne shqiptaret me 28 qershor. Kurse ne se bashku, le te vazhdojme te kendojme kengen e fitores”, eshte shprehur Berisha.
*tch*
 
Back
Top