Dhëmbi i parë i bebit tim

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dhëmbi i parë i bebit tim
Dhembi_i_pare_i_bebit_tim.jpg
Dalja e dhëmbëve është një nga shqetësimet më të mëdha. Mësoni si të kujdeseni për bebin nga shenjat e para te përdorimi i furçës së dhëmbëve. Për disa dalja e dhëmbëve është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, për të tjerë është histori që zgjat një natë.

Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 muaj, për disa fillon shumë më shpejt ose më vonë. Të parët dalin dy të mesit poshtë, më pas ata të mesit lart, pastaj dhëmbët anash tyre, fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. Plasja e dhëmballës shkakton një ngjyrë të mavijosur, por kjo është normale.

Si mund ta kuptoni ju që bebit po i dalin dhëmbët?

Nga disa shenja të veçanta:

Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës, ngaqë lëkura laget nga jargët. Për të parandaluar këtë, fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë.

Pak kollë.
Pështyma e tepërt shkakton kollë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon të kollitet, sepse i duket një lojë me zërin.

Kafshimi.
Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora, që nga dora e vet, gjirin, gishtin e ndonjë të panjohuri, sepse kjo lehtëson dhembjen.

Dhembja.
Ka bebe që kanë mjaft dhembje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhembjeje.

Irritimi.
Dhembja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet, ashtu si çdokush që vuan nga dhembjet.

Mospranimi i ushqimit.
Bebi duket i uritur, por kur fillon të thithë, dhembja dhe sikleti shtohet, ai shkëputet nga gjiri apo shishja, që i donte shumë më parë. Kjo gjë përsëritet dhe bebi do të ushqehet, por më pas nuk pranon.

Jashtëqitjet e ujshme.
Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Por, nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.

Temperatura (37-38 0C).
Mjekët s’e pranojnë, por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me temperaturë, për shkak të përskuqjes në vendin e daljes së dhëmbit. Konsultohuni me pediatrin, nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë.
 
اrregullimet e gjumit.
Shpesh, nga dhembja e daljes së dhëmbëve, fëmijës i trazohet edhe gjumi.

Fryrja e mishrave të dhëmbëve.
Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur vështirësitë.
Tërheqin veshët ose fërkojnë mollëzat. Shpesh dhembja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here.

Duan të përtypen gjithë kohën. Duhet t’i jepen banane të ngrira, akull të futur në një napë, lodra plastike etj. Edhe thjesht një fërkim i mishrave me to, e lehtëson dhimbjen. Gjithashtu, edhe një fetë molle e ftohtë, e mbështjellë me një napë, mund të ketë efekt qetësues, nëse e vendosim mbi zonën e acaruar.

Duan të pinë lëngje të ftohta
Duan të hanë gjëra të ftohta
Kur asgjë nuk e ul dhembjen, mund të përdorni Paracetamol (Tempra Tylenol). Mos përdorni pije alkoolike, se janë një helm i rrezikshëm për bebin. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to.


Higjiena e gojës duhet të fillojë te bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë. Goja e fëmijës përmban miliona baktere, duke përfshirë edhe streptokokun, i cili është përgjegjës për fillimin e krimbjes së dhëmbëve. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur. Për këtë arsye, vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muaj.

Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe për dhëmbët e fëmijës. Në studimet e fundit rekomandohet që qumështi i gjirit të jetë ushqimi i vetëm për fëmijët deri në 6 muaj. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fëmijës rreth moshës 6-8 muajsh, zakonisht mbasi fëmijët të kenë fituar një kontroll të mirë të kokës dhe qafës. Në këtë fazë mund të fillohet me miell orizi dhe më vonë me fruta e perime të shtrydhura. Fëmijët nuk duhet të lejohen që të përdorin për një kohë të gjatë shishe me thithje. Prirja e lëngjeve të frutave për një kohë të gjatë ka të ngjarë të shkaktojë krimbje. Jo vetëm prishja e dhëmbëve, por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtër janë të lidhura me përdorimin e tepërt të tyre. Duhet që lëngu i frutave t’u jepet në filxhan (jo në biberon) dhe të pihet gjatë ditës, jo para se bebi të vihet në gjumë.

Zakoni i gishtit në gojë
Mbijetesa e fëmijës varet nga aftësitë për të thithur e jo vetëm kaq, por me anë të gojës bebi njeh botën që në barkun e nënës foshnjat thithin gishtin e madh të dorës dhe ky zakon vazhdon edhe më pas, kur bebi për të qetësuar veten (kur është i lodhur apo i mërzitur), fut gishtin në gojë. Në përgjithësi fëmijët heqin dorë vetë nga ky zakon rreth moshës 4 vjeç. Po të vazhdojë ky zakon deri në kohën kur dalin dhëmbët e përhershëm, ekziston rreziku që të shkaktohen shformime të qiellzës e të dhëmbëve. Shkalla e dëmtimit varet nga frekuenca, intensiteti, kohëzgjatja e mbajtjes në gojë të gishtit, si dhe pozicioni. Ky zakon mund të ndikojë gjithashtu dhe në defekte të shqiptimit. Frenimi me dhunë i këtij zakoni mund të shoqërohet me probleme në të mësuar, urinimin në shtrat, apo fillim i zakoneve të reja në periudha të mëvonshme.

Nëse fëmija juaj mban gishtin në gojë pas moshës 4 vjeç, ndiqni këshillat e mëposhtme:
Në vend që t’i bërtisni fëmijës kur fut gishtin në gojë, lavdërojeni atë kur nuk e mban gishtin në gojë.

Nxisni fëmijën që të përdorë të dyja duart për të ngjyrosur, për të plotësuar lojëra formuese apo për të bërë gjithçka që mund të mbajë duart e tij në aktivitet.

Për ditët që fëmija nuk e fut gishtin në gojë duhet t’i jepni diçka që ai e pëlqen, t’i tregoni një përrallë më shumë, t’i dhuroni një libër.

Nëse fëmija e ka zakon që ta mbajë gishtin në gojë natën, atëherë jepini një lodër.

Fëmija duhet të kujtohet që është mirë mos ta fusë gishtin në gojë. Një fasho rreth gishtit mund ta ndihmojë.Cdodite
 
Titulli: Dhëmbi i parë i bebit tim

Dalja e dhëmbëve Dhëmbët e parë që i dalin fëmijës quhen dhëmbët e qumështit ose dhëmbë të përkohshëm. Quhen kështu pasi ata zëvendësohen nga viti 5-6 nga dhëmbët e përhershëm. Dhëmbët e qumështit janë 20, ndërsa dhëmbët e përhershëm janë 32.
Kur fillojnë të dalin dhëmbët
Tek fëmijët e shëndetshëm zakonisht fillojnë të dalin nga muaji i 6-të megjithëse ka raste që dalin edhe në muajt e 7-të e 8-të edhe kur fëmija është plotësisht i shëndetshëm. Vërehen edhe raste të jashtëzakonshme kur fëmija lind edhe më dhëmb në gojë. Kjo nuk flet për zhvillim të parakohshëm të fëmijës. Si dhëmbët e shfaqur që në lindje ose ata që dalin shumë shpejt ka mundësi të bëhen shkak për dëmtimin e gjirit të nënës. Dalja e dhëmbëve me vonesë, pas muajit të nëntë krijon shqetësim tek prindërit dhe është e drejtë që ata të këshillohen me mjekun. Ka raste kur ky fenomen është i lidhur më rakitin, më çrregullime të kockave ose të disa gjëndrave të brendshme.
Radha e daljes së dhëmbëve
Në shumicën e rasteve, në fëmijët e shëndetshëm, nga muaji i 6-të deri në muajin e 12-të dalin 8 dhëmbët prerës. Që janë katër poshtë dhe katër lart. Së pari dalin dy dhëmbët prerës të poshtëm që zënë vendin qendror dhe pas tyre dalin dy të sipërmit. Më pas dy prerësit anësorë të sipërm dhe dy anësorët e poshtëm. Nga muaji i 12-të deri në muajin e 18-të dalin katër dhëmballët e para, dy lart dhe dy poshtë. Nga muaji i 12-të deri në muajin e 24-t dalin katër dhëmbët e syrit. Nga muaji i 24-t deri në muajin e 30-të dalin katër dhëmballët e dyta. Ka raste kur nuk ndiqet kjo radhë dhe ky ndryshim mund të ndodhë pa ndonjë shkak të veçantë.
Rëndësia e dhëmbëve për shëndetin e fëmijës
Si dhëmbët e qumështit, ashtu edhe dhëmbët e përhershëm kanë rëndësi shumë të madhe për shëndetin e fëmijës. Dhëmbët kanë veprimin e tyre kryesor për përtypjen dhe përpunimin e mirë të ushqimeve. Veprimtaria e përtypjes fillon nga muajt e fundit të vitit të parë dhe vazhdon për gjithë jetën. اrregullimet, dëmtimet dhe sëmundjet e dhëmbëve pengojnë përpunimin e tretjen e mirë e të plotë të ushqimeve dhe kështu bëhen shkak për dëmtime të aparatit tretës dhe të gjithë organizmit. اrregullimet e dhëmbëve mund të pengojnë të folurit qartë. Ato mund t'i japin fytyrës pamje jo të hijshme, kjo gjendje vërehet veçanërisht kur përputhja e dhëmbëve të sipërm më ata të poshtmit nuk është e plotë. TO
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top