Kresha
A pretty face can never trick me
Një dhelpër duke ecur hasi në një lum dhe u ndal sepse nuk dinte sa mund të ishte thellësia e ujit.
Në anën tjetër të lumit vërejti një deve e cila kulloste e qetë.
Oj zonja deve! – thirri dhelpra. Sa i thellë është uji i lumit?
Deri në gjunjë – iu përgjigj deveja dhe vazhdoi të kullosë.
Pa një pa dy dhelpra, u fut në ujë, dhe uji e mbuloi të gjithën. Me tërë forcën sa e kishte ia doli ta nxjerr kokën jashtë e të marrë frymë, dhe pas shumë përpjekjesh mezi u ndal në një shkëmb në mes të lumit. Qëndroi sipër tij dhe pas disa dihatjesh, iu kthye devesë: Oj zonja deve, po a nuk më the se uji ishte deri në gjunjë?! A nuk e pe se desh më mbyte?
Deveja ngriti kokën dhe iu përgjigj: Po, të thash dhe nuk të gënjeva. Uji i lumit vjen deri tek gjunjët e mi!
Mos u krahasoni me të tjerët, sepse në përgjithësi, kur kërkojmë këshillë nga dikush tjetër, përgjigjja e tij do të jetë në bazë të përvojës, interesave dhe kushteve të veta personale. Zgjidhjet dhe alternativat që na ofron ai, mund të jenë fantastike, por një pjesë e mirë e tyre janë për kushtet në të cilat ai ndodhet.
Prandaj, përvojat e dikujt tjetër mos i merrni në mënyrë të prerë dhe t'i zbatoni verbërisht në jetën tuaj, sepse ato mund t'ju mbysin. Kërkoni mendimin e të tjerëve, analizoni sugjerimet e tyre, kërkoni ndihmën dhe frymëzimin e Zotit, pastaj merrni vendimin.