Devijimi i historiografisë shqiptare

Lauri

Anunnak
Devijimi i historiografisë shqiptare nis me një shkrim të Apostol Zeno botuar post mortem (1753). U rikonfermua nga Françesk Pal (1939) dhe u ndoq verbërisht nga gjithë studiuesit shqiptarë pa as më të voglin veshtrim kritik e pa marrë parasysh asnjë herë studimet komplekse filologjike e ikonografike në Evropë e më gjërë. Bazat e kësaj historiografie nisin me Marin Beçikemin (ndryshe Barleti) i cili gati gjithë jetën e tij ja dedikoj historiografisë shqiptare. Mbi historinë e Skënderbeut sot njihen tre variante të shkrojtura prej tij varianti përfundimtar u publikua në maj të vitit 1522 "Historia de Vita et gestis Scanderbegi". Varianti i parë duket të ketë qënë një variant në gjuhën sllave me sa duket për nder të familjes Cernoeviç. Më pas pregtit një variant në 40 kapituj të cilën deshte ta publikonte më 1515 në Mantova. Ky variant mbeti i pa botuar sa ishte gjallë Bedçikemi. Më pas u ble nga familja Engjëlli dhe pas 17 botimesh më 1583 e dekalaruna si një Histori e shkrojtur nga Dhimitër Franku.

FB_IMG_1612551133476.jpg
Ilia Karanxha- historian
 
Mese e vertete shqetesimi qe ngren.

Por, me i dhimbshem se vete realiteti aktual, eshte ideja se shqiptaret ne teresi kane nje njohje minimale ose te gabuar te historise se tyre. Dhe ky eshte nje realitet i dhimbshem, qe deshmon qe problemet e shoqerise shqiptare nuk jane vetem ne nivelin shoqeror, ekonomik e politik, shqiptaret si popull ende nuk njohin historine e tyre, ashtu sic ka ndodhur, pa ngjyrimet ideologjike dhe politike te kohes.

Por ajo qe eshte po aq e dhimbshme te konstatosh, ajo qe per mendimin tim eshte edhe arsyeja qe edhe pse kane kaluar 3 dekada ne pluralizem, librat e historise se shkollave shqiptare kane ndryshuar pak ose aspak, eshte fakti qe gjithe historianet dhe akademiket qe merren me studimin e historise shqiptare, jane produkte te ideologjive te kohes qe jetuan. Kjo manifestohet ne moshen e tyre, manifestohet ne perpjekjen per te ndertuar nje "histori te komanduar" ku monopolin e te vertetes historike e kane nje grup i vogel historianesh qe nuk jane gati te pranojne asnje "devijim nga vija e tyre", kjo manifestohet edhe ne frymen populiste, ideologjike dhe krejt subjektive ne te cilen analizohen dhe komentohen faktet historike, prirja per te vene theksin tek "momentet e shkelqyera te historise" dhe mania per te lene ne hije te plote dhe pa zene ne goje fakte te tjera historike qe implikojne faktorin shqiptar. Dhe shembujt per kete jane te shumte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top