Lauri
Anunnak
Devijimi i historiografisë shqiptare nis me një shkrim të Apostol Zeno botuar post mortem (1753). U rikonfermua nga Françesk Pal (1939) dhe u ndoq verbërisht nga gjithë studiuesit shqiptarë pa as më të voglin veshtrim kritik e pa marrë parasysh asnjë herë studimet komplekse filologjike e ikonografike në Evropë e më gjërë. Bazat e kësaj historiografie nisin me Marin Beçikemin (ndryshe Barleti) i cili gati gjithë jetën e tij ja dedikoj historiografisë shqiptare. Mbi historinë e Skënderbeut sot njihen tre variante të shkrojtura prej tij varianti përfundimtar u publikua në maj të vitit 1522 "Historia de Vita et gestis Scanderbegi". Varianti i parë duket të ketë qënë një variant në gjuhën sllave me sa duket për nder të familjes Cernoeviç. Më pas pregtit një variant në 40 kapituj të cilën deshte ta publikonte më 1515 në Mantova. Ky variant mbeti i pa botuar sa ishte gjallë Bedçikemi. Më pas u ble nga familja Engjëlli dhe pas 17 botimesh më 1583 e dekalaruna si një Histori e shkrojtur nga Dhimitër Franku.
Ilia Karanxha- historian
Ilia Karanxha- historian