Deti ‘shëtit’ në Lungomare, në Durrës përmbyten rrugë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Deti ‘shëtit’ në Lungomare, në Durrës përmbyten rrugë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjese të Lungomares në fillim të saj, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur dhe krijuar probleme në qarkullim deri më tani.

Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare të fillimit të shëtitores, të cilat kanë rrezikuar për shkak të përmbytjes.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Situatë e rënduar raportohet edhe në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje rrugësh dhe probleme në qarkullim.

Uji ka vërshuar në hyrjet e pallateve dhe shumë biznese që ndodhen në katet e para janë nën pushtetin e tij. Në zonat rurale ka përmbytje të sipërfaqeve të tëra toke. Nuk raportohen probleme në banesa.
(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top