Detajet e raporti të dytë të ODIHR-it, vendimmarrja e KQZ-së dhe kasetat

eGo0sTyle

System Engineer
50c797d6fe47d8fb9ecbff387b911e1e.jpg


Të premten publikohet dokumenti i dytë i ndërmjetëm i misionit vëzhgues afatgjatë

Misioni vëzhgues afatgjatë i OSBE/ODIHR-it do të paraqesë ditën e premte raportin e dytë paraprak për sa i përket fushatës zgjedhore në vendin tonë, ku një vend të rëndësishëm do të zënë rekomandimet për konfliktin e krijuar nga kasetat e regjistruara që kandidatët në garë kërkojnë të imponojnë në media. Burime zyrtare pranë misionit të ODIHR-it në vendin tonë, bëjnë të ditur se në raportin e dytë dhe të fundit paraprak për zgjedhjet, një nga çështjet e cila do të zërë më shumë vend lidhet pikërisht me median, ose tashmë e shumëpërfolura çështja e “kasetave”. Po kështu, rëndësi të veçantë në këtë raport do të marrë edhe vendimmarrja dhe veprimtaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila ditët e fundit është kritikuar ashpër edhe për sa i përket medias. Por vendosja e theksit tek mediat është bërë e qartë nisur edhe intensiteti i madh i takimeve që përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it kanë pasur me strukturat mediatike në vend. Pak ditë më parë, për këtë çështje përfaqësuesit e ODIHR-it kanë kontaktuar me Bordin e Monitorimit të Mediave, strukturë kjo që ngrihet gjatë fushatave zgjedhore për të diskutuar në lidhje me vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që detyron televizionet të transmetojnë gjatë fushatës kasetat e përgatitura nga vetë partitë. Po dje, burimet bëjnë të ditur se përfaqësuesit e ODIHR-it kanë zhvilluar takime edhe me shoqata të medias shqiptare, ku ashtu si edhe në rastin e parë kanë mbajtur vetëm shënime dhe nuk kanë preferuar të japin komente paraprake në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, takime për këtë çështje janë zhvilluar edhe me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve, si një institucion kyç për sa i përket monitorimit të balancës së medias në fushatë. Me këtë çështje është marrë drejtpërdrejt analisti për mediat i ODIHR-it, Giuseppe Milazo, i cili pritet që deri të premten ta përpunojë informacionin e marrë dhe më pas të japë qëndrimin e misionit nëpërmjet raportit të dytë të ndërmjetëm që ODIHR-i do të publikoj për mediat. Por, përveç vendimmarrjes së KQZ-së dhe medias, raporti i ODIHR-it nuk do të lërë pa analizuar edhe incidentet e rënda zgjedhore që kanë ndodhur për shkak të fushatës, dhe po kështu aspektet e tjera teknike të zgjedhjeve, siç janë çështja e listave të zgjedhësve etj. Tashmë që numri i vëzhguesve të ODIHR-it në vendin tonë ka kapur shifrën 50, duket se ky mision është më i përgatitur për t’u thelluar në secilin nga kapitujt e tij, duke marrë edhe qëndrimet e grupeve të interesit para se të dalë në konkluzione. Pas përfundimit të këtij raporti, vëmendja e misionit do të kthehet tek data e zgjedhjeve, dhe sigurisht që për 8 majin si pjesë e misionit do të jenë edhe 400 vëzhgues afatshkurtër. Roli i tyre do të jetë i rëndësishëm për sa i përket dy raporteve të tjerë, të cilët do të publikohen pas procesit zgjedhor të 8 majit. Fillimisht, pas zgjedhjeve misioni do të nxjerrë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve dhe më pas do të vijë edhe raporti përfundimtar. Ky raport ka një rëndësi të madhe jo vetëm për faktorin vendas, por edhe për atë ndërkombëtar, sepse ai do bazohet pikërisht mbi këtë raport për të dalë në konkluzionin nëse këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme. Pikërisht nga ky fakt duket se varet edhe ecuria e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, provë kjo që zhvillohet në nëntor.
 
Back
Top