Arfenilla
Themelues i Forumit
Aeroplani nga Minheni për në Budapest është nisur në orën 11:20 nga terminali 2 I aeroportit “Franz Josef Straus”. Pak pas nisjes sinjali për mbajtjen e rripave të sigurimit ishin ende ndezur. Vetëm stjuardesat kishin të drejtë të hiqnin rripat e sigurimit.
-Sipas informacioneve të gazetës gjermane, Bild, kosovari 28 vjeçar, Muslim H. ishte I ulur në pjesën e fundit të aeroplanit. Stjuardesa 50 vjeçare kalon praën tij dhe kosovari qohet në befasi dhe e kap stjuardesën. Në të njejtën kohë ai e nxjerr një mjet të prehtë dhe ja vendos në fyt .
-Kështu nis përleshja. Kosovari e shtyn tutje një stjuardesë tjetër, 36 vjeçare e cila mundohet të ndihmojë kolegen e saj. Me gjënë e mprehtë, ai ia pren dorën. Më pas shqiptari i Kosovës mbyllet në tualet.
-10 minuta pas nisjes. Airbus-I është duke fluturuar mbi kufirin Gjermani – Austri. Pengmarrësi e vendos një kusht që askush në bord nuk e kuptonte, transmeton zeri.
-Pilotët që gjatë fluturimit ishin të mbyllur në kabinën e tyre, informohen për situatën. Ata vendosin menjëherë që të kthehen në aeroportin e Minhenit.
-Pas rreth 18 minutave duke fluturuar, aeroplani i Lufthanses ulet sërish në terminalin 2 të Minhenit.
-Policët arrijnë në pistë. Pasagjerët dhe ekipi largohen nga bordi I aeroplanit dhe më pas futet policia në bord.
-Sipas bild.de, tri stjuardesa kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa të gjithë pasagjerët e tjerë nuk janë të lënduar.
-Muslim H. vazhdon ta mbaj peng stjuardesën. Për shkak se asnjë nga pjesëtarët e policisë nuk flet shqip, në ndihmë ofrohen disa punonjës të aeroportit që janë përgjegjës për valigjet.
-Brenda një kohe të shkurtër, ata e bindin që shqiptari i Kosovës të dorëzohet.
Policia e aeroportit e arreston 28 vjeçarin, Muslim H.
-Sipas mediave gjermane, Muslim H. është arrestuar para katër javësh në Passau, pasi I njejti është future ilegalisht në Gjermani. Kërkesa e tij për azil ishte hedhur poshtë, ndërsa me fluturimin numër LH1667 dhe me përcjellje policore është dashur të fluturojë për në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Kosovari merr peng një aeroplan në Gjermani
Një kosovar me emrin Muslim H. sipas medieve gjermane e ka marrë peng një aeroplan me 75 udhëtarë në bord, të nisur nga Minheni, gjatë fluturimit për në Budapest të Hungarisë pasi kështu dëshironte të kundërshtonte largimin e tij nga Gjermania.
Shqiptar i Kosovës, i cili u dëbua nga Gjermania, kërcënoi sot me një objekt të fortë stjuardesën e aviokompanisë gjermane “Lufthansa”, me çka ka detyruar pilotin që të kthehet në aeroportin e Munichut.
Shqiptari 28-vjeçar i Kosovës, hipi në aeroplanin që udhëtonte nga Munichu drejt kryeqytetit hungarez Budapestit, pa përcjellje të policisë, pasi që autoritetet gjermane refuzuan t'i jepnin azil dhe e dëbuan atë nga vendi, tha një zëdhënës i policisë ajrore, raporton AFP.
Zëdhënësi shtoi se djaloshi, pak pas ngritjes, ka kërcënuar stjuardesën me anë të një objekti të improvizuar të mprehtë.
Piloti pastaj vendosi të kthej aeroplanin në aeroportin e Munihut, ku shqiptari më pas u arrestua, duke mos rezistuar.Lajmi