Destinacionet fetare më të vizituara në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vendet e shenjta tërheqin gjithnjë miliona vizitorë, qofshin ato kish, xhami, tempuj a rrugë pelegrinazhi. Për këtë arsye revista amerikane “Forbes” ka mbledhur të dhëna mbi numrin e vizitorëve në objektet e vendndodhjet më të njohura fetare në botë. “Nga njëra anë janë njerëzit e devotshëm fetarë, të cilët vizitojnë këto vende për të pasur një eksperiencë shpirtërore, ndërsa nga ana tjetër janë ato kuriozët që duan të shohin një tempull budist për shembull, apo janë të interesuar nga pikëpamja historike apo kulturore”, shprehet Dallen Timothy, profesor në departamentin e gjeografisë në universitetin “Brigham Young” dhe autor i librit “Turizmi, besimi dhe udhëtimet shpirtërore”. Sidoqoftë, revista “Forbes” duket se konfirmon këtë fakt: اdo vit, një numër masiv udhëtarësh viziton vendet, ku janë shfaqur “shenjtët dhe profetët” apo merr pjesë në festime të përvitshme fetare. Në Meksiko Siti, Guadalupe, ku mendohet se Virgjëresha Mari i është shfaqur një fshatari të varfër në shekullin e 16-të, rreth 20 milionë vizitorë në vit mbërrijnë aty. Sipas një raporti të vitit 1999 të Këshillit të Vatikanit, kjo kishë është vendi i shfaqjes së një shenjti katolik më i vizituar në botë.
Në Sabarimala, një qendër pelegrinazhi në Indinë jugore, vizitat variojnë nga pesë deri në 60 milionë për vit. Huan Kampo, një profesor në departamentin e studimeve fetare, në universitetin e Kalifornisë ishte i pranishëm së fundmi në Sabarimala, gjatë sezonit të pelegrinazhit dhe vlerëson se numr i mund të jetë afërsisht 10 milionë. Revista “Forbes” gjithashtu shton se, pavarësisht se këto vende janë renditur sipas numrit të vizitorëve të përcaktuar nga burimet e mundshme, renditja e tyre do të rishikohet vazhdimisht në bazë të lëvizjes së numrit të vizitorëve.

Azisi
Itali
Numri i vizitorëve në vit:
4-5 milionë

Ky qytet mesjetar është vendlindja e shën Françeskos, shenjti mbrojtës i kafshëve dhe ekologjisë. Kisha e përbërë nga dy pjesë është e zbukuruar nga afreske të Rilindjes.
Fatima
Portugali

Numri i vizitorëve në vit:
4-5 milionë

Sipas rrëfimeve, në këtë vend Virgjëresha Mari u është shfaqur tre barinjve të vegjël në vitin 1917. Ajo u tha atyre tre sekrete: I pari vizioni i ferrit, i dyti fillimi i Luftës II Botërore dhe i treti mbetet sekret.
Meka dhe Medina
Arabia Saudite
Numri i vizitorëve në vit:
2 milionë

Duke qenë se vetëm myslimanët lejohen të bëjnë Haxhin, numri i vizitorëve në vit është i limituar. Sipas Ministrisë së Haxhit në vend, në vitin 2006, numri i besimtarëve që kanë kryer pelegrinazhin është 2,130,594 persona.
Jerusalem
Izrael
Numri i vizitorëve në vit:
1.5 milionë

Qyteti i shenjtë është një qendër domethënëse shpirtërore për gjithë llojet e besimtarëve. Në këtë qytet ndodhen disa objekte të rëndësishme fetare, të cilat vizitohen çdo vit nga 1.5 milionë vizitorë.
Lurdes
Francë
Numri i vizitorëve në vit:
5 milionë

Thuhet se në vitin 1858, 14-vjeçarja Bernadette Soubirous pa hijen e Virgjëreshës Mari në një shpellë jashtë fshatit në jugperëndim të Francës. Sot shpella është kthyer në qendër shpirtërore.
Katedralja
e Kolonjës

Gjermani
Numri i vizitorëve në vit:
6 milionë

Kjo katedrale gotike është një prej kishave të mëdha të botës dhe është ndërtuar në vendin, ku janë mbledhur për herë të parë të krishterët e Kolonjës.
Vendi i Shenjtë
i Padre Pio-s

Itali
Numri i vizitorëve në vit:
6-7 milionë

Sipas “New York Times”, Padre Pio “u bë i njohur në vitin 1918 kur, sipas pasuesve të tij, atij filloi t’i rridhte gjak pa pushim nga duart dhe këmbët.
vendi i shenjtë
“Aparecida do Norte”

Brazil
Numri i vizitorëve në vit:
8 milionë

Vendi i shenjtë konsiderohet është një prej atyre vendeve ku është shfaqur shentja Mari, i cili mbledh më shumë. Kisha e ndërtuar në vitin 1955 mund të mbajë 45 mijë vetë.
Sabarimala
Kerala, Indi
Numri i vizitorëve në vit:
10 milionë

Kjo qendër pelegrinazhi hindu në Indi pret vizitorë, sidomos në janar e shifrat e tyre variojnë nga 5 milionë në 60 milionë, sipas vitit. Por ekspertët kanë menduar se shifra e saktë është 10 milionë.
Bazilika “Sacre Coeur”
Paris, Francë
Numri i vizitorëve në vit:
13 milionë

Bazilika lartësohet prej pikës më të lartë të Parisit, Montmartre, një zonë që ka qenë destinacion i shenjtëve nëpër shekuj.
Katedralja “Notre Dame”
Paris, Francë
Numri i vizitorëve në vit:
13 milionë

Kjo katedrale është një pikë referimi për ata që vizitojnë Parisin. Monumenti gotik ka qenë gjithnjë në qendër të ngjarjeve historike.
Vendet e shenjtë dhe rruga
e pelegrinazhit

Mali Kii, Japoni
Numri i vizitorëve në vit: 15 milionë

Sipas UNESCO-s, “tre vendet e shenjta, Yoshino dhe Omine, Kumano Sanzan dhe Koiasan – të lidhura me rrugë pelegrinazhi me qytetet e lashta Nara dhe Kyoto tërheqin 15 milionë vizitorë në vit”.
Varri i Imam Rezës
Mashad Iran
Numri i vizitorëve në vit: 12-20 milionë

Emri i qytetit më të shenjtë të Irani përkthehet “vendi i mundimeve”. Varri i Imamit është vendi më i rëndësishëm fetar në Iran për besimtarët myslimanë shiitë.
Sheshi i Shën Pjetrit Vatikan, Itali
Numri i vizitorëve në vit: 18 milionë

Qendra e Trashëgimisë Botërore (UNESCO) thotë se sheshi i Shën Pjetrit është “godina fetare më e madhe në botë”. Numri i vizitorëve në ditë varion nga pesë mijë në 20 mijë.
Vendi i Shenjtë në Guadalupe
Meksiko Siti, Meksikë
Numri i vizitorëve në vit: 20 milionë

Mendohet se në këtë vend të shenjtë shenjta Mari i është shfaqur një fshatari të varfër të quajtur Huan Diego, në vitin 1931. Pelerina e fshatarit qëndron e varur në altar.
Tempulli Sensoji,
Tokio, Japoni
Numri i vizitorëve në vit: 30 milionë

Sipas legjendës dy vëllezër nxorën nga lumi teksa peshkonin një statujë të Kanon, perëndesha budiste e mëshirës dhe lumturisë, në vitin 628. Tempulli është ndërtuar në këtë vend në nder të saj.
To
 
"Sipas rrëfimeve, në këtë vend Virgjëresha Mari u është shfaqur tre barinjve të vegjël në vitin 1917. Ajo u tha atyre tre sekrete: I pari vizioni i ferrit, i dyti fillimi i Luftës II Botërore dhe i treti mbetet sekret."


sekreti i trete ka qene qe Papa do te qellohej. Behet fjale per Papa Gjon Palin II.
 
"Sipas rrëfimeve, në këtë vend Virgjëresha Mari u është shfaqur tre barinjve të vegjël në vitin 1917. Ajo u tha atyre tre sekrete: I pari vizioni i ferrit, i dyti fillimi i Luftës II Botërore dhe i treti mbetet sekret."


sekreti i trete ka qene qe Papa do te qellohej. Behet fjale per Papa Gjon Palin II.

(jashtë teme)

Të qëllohej apo të vritej? Ja çka thotë ajo që quhet profecia e Fatimas:

And we saw in an immense light that is God: ‘something similar to how people appear in a mirror when they pass in front of it' a Bishop dressed in White ‘we had the impression that it was the Holy Father'. Other Bishops, Priests, men and women Religious going up a steep mountain, at the top of which there was a big Cross of rough-hewn trunks as of a cork-tree with the bark; before reaching there the Holy Father passed through a big city half in ruins and half trembling with halting step, afflicted with pain and sorrow, he prayed for the souls of the corpses he met on his way; having reached the top of the mountain, on his knees at the foot of the big Cross he was killed by a group of soldiers who fired bullets and arrows at him, and in the same way there died one after another the other Bishops, Priests, men and women Religious, and various lay people of different ranks and positions.

D.m.th. Peshkopi në të bardha (Papën Lucia e interpreton si peshkop) do të duhej të vritej e jo të plagosej. Profecia e Fatimas ose nuk është realizuar ose të tjerët me çdo kusht dëshirojnë që këtë “profeci” ta nxjerrin si të realizuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top