Kresha
A pretty face can never trick me
Ka dështuar takimi i parë që pritej të mbahej në mes të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi dhe liderëve të partive opozitare në Kosovë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është paraqitur në takim, me gjithë pritjet e presidentit shqiptar.
Mësohet se vendi i takimit, Hoteli Grand, ka qenë arsyeja kryesore e dështimit të takimit.
Sipas agjendës së përcaktuar nga Presidenca e Kosovës, takimi ishte paraparë të mbahej në Grand, ndërsa në njoftimin e AAK-së takimi do të duhej të zhvillohej në shtëpinë e Haradinajt, në lagjen "Arbëria". Avni Arifi nga AAK-ja, i kontaktuar nga KTV-ja, ka thënë se dhjetë ditë më herët ishte paraparë takimi në shtëpinë e Haradinajt, e vetëm sot zyrtarët e partisë janë njoftuar se takimi do të mbahet në Grand, ku edhe po qëndron presidenti shqiptar./ktv/