braziljania
Anëtar i Nderuar
Deri pak para një kohe dështimi spontan përkufizohej si humbje pa dëshirë e shtatzënisë para javës së 28-të, gjegjësisht humbja e frytit me peshë nën 1.000 g, avancimi-përparimi i perinatologjisë dhe neonatologjisë në përkujdesjen e fëmijëve, me peshë më shumë se 500 g, parashtron kërkesa dhe nevojë për ndryshimin e këtyre definicioneve. Sot jemi të detyruar të çvendosim kufijtë e definicionit të dështimit spontan në javën e 24-të gjegjësisht fetusi me peshë më shumë se 500 g. Përfundimi i shtatzënisë para kohe gjegjësisht pas kësaj periudhe (javës së 24-të) gjegjësisht me peshë të fetusit më shumë se 500 g, përkufizohet si lindje para kohe.
Shkaqet më të shpeshta të dështimeve spontane janë nga ana e vezës së fekonduar: çdo i dyti dështim spontan vjen si rezultat i paaftësisë së zigotit për zhvillim normal. Disa autorë japin të dhëna se rreth 70% e të gjitha dështimeve spontane janë si rezultat i keqformimeve-anomalive të zigotit. Këto abnormalitete ndodhin si pasojë e anomalive kromozomale, ose si pasojë e veprimit të faktorëve të jashtëm dëmtues, si rrezet e rëntgenit ose dëmtimi me tretje kimike apo helmim me zhivë. Këto abnormalitete, shoqërohen me zhvillim të çrregulluar të qelizës vezë të fekonduar, kur vjen deri te zhvillimi normal i trofoblastit, nga i cili zhvillohen cipat amniale dhe placenta, por nuk vjen deri te zhvillimi i embrioblastit (pjesa nga i cili zhvillohet embrioni). Ky lloj i dështimit spontan emërtohet si blighted ovum, Windmole (vezë kllukë, shtatzëni anembrionale). Nëse fryti fillimisht fillon e zhvillohet mirë, por më vonë nuk vihen në dukje pulsimet kardiake të embrionit, tani flitet për dështim spontan të mbetur ose Missed abortion, Blutmole. Formë e veçantë e dështimit spontan kur vjen deri te degjenerimi molar parcial ose i tërësishëm i trofoblastit, quhet mola hydatidosa, Blasenmole. Shkaqet e dështimeve spontane nga ana e nënës, përfshijnë keqformimet e lindura të mitrës (rreth 1 – 5%), pamjaftueshmëria e kanalit cervikal – qafës së mitrës (rreth 0,05 – 1%) çrregullimet hormonal (insuficienca e trupit të verdhë), infeksionet febrile të nënës (rreth 15 – 20%), shkaqet psikike si dhe ata imunologjike.