Dështimi i madh i LSI, a do ta japë dorëheqjen Meta

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 28 qershorit, mori as më shumë dhe as më pak, por katër mandate në parlamentin me 140 deputetë.
Fare hapur, mund të thuhet se ky ishte dështimi i madh i LSI. Por ca më shumë, i kryetarit të saj që në themelim kur një pjesë e PS u përfshi në këtë forcë politike, Ilir Meta.
Në deklaratat e njëpasnjëshme që Ilir Meta bëri në muajin elektoral, demonstronte nj bindje të pabesueshme, ndoshta taktike, se më 28 qershor, LSI do të kapte midis 35 deri 40 mandate deputetësh.
Për më tepër, Meta premtoi “në ajër” se do të ishte ai, kryeministri i ardhshëm i vendit.
“Më 29 qershor, unë do të gdhihem si kryeministri i ri i vendit dhe do të nis menjëherë punën duke mbledhur qeverinë time, pasi ka shumë për të bërë për të integruar vendin”, ishte një deklaratë e thënë disa herë nga Meta në debatet dhe intervistat elektorale në televizione të ndryshme shqiptare dhe agjenci të huaja lajmesh.
Në këtë kuadër, Meta nuk harroi të premtonte gjithnjë, se më 28 qershor, shqiptarët do t’i jepnin atij dhe forcës politike që kryeson, jo më pak se 35 deputetët ose një e katërta e Kuvendit shqiptar.
Sigurisht që këto deklarata të Metës, ishin flluska elektorale, sepse askush nuk e besoi se do të ngjaste kështu.
Ndaj me të drejtë, gazetarët i shtruan atij, disa herë pyetjen e drejtpërdrejtë: A do ta jepni ju dorëheqjen në rast se nuk do të arrini këtë synim elektoral?
Përgjigja e Ilir Metës, mëse një herë, ishte e qartë, ai premtonte se do të rishihte qëndrimin e tij në krye të LSi, thënë shkoqur, do të jepte dorëheqjen nga partia që themeloi pas të famshmes KPD të PS (Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste) dhe Katharsisit (pastrimit) që trumbetoi në fillim të viteve 2000, ish kreu i PS, Fatos Nano.
Në këtë pikë, pyetja e drejtë që shtrojnë shqiptarët sot, është: A duhet dhe a do ta japë dorëheqjen Ilir Meta nga kreu i LSI, paçka se me shumë mundim arriti të konfirmohej si një ndër katër deputetët e partisë që drejton?
Përgjigja për pjesën e parë të pyetjes, është mëse e kthjellët: PO, duhet.
Kurse pjesa e dytë e pyetjes, mbetet pa përgjigje zyrtare nga Ilir Meta, por me shumë gjasa të mos ndodhë, pra paçka se LKSI dështoi frikshëm në zgjedhje dhe paçka se premtoi largimin nëse nuk dilte synimi i demonstruar prej tij, ai nuk do ta japë dorëheqjen.
Këtë, sipas të gjitha gjasave, Meta do ta bëjë pikë së pari, duke fshirë nga memoria e shqiptarëve(!), premtimin elektoral për dorëheqje.
Këtë, sigurisht që do ta arrijë me mënyrën klasike që politikanët shqiptarë rëndom përdorin në këto afro 20 vjet, përmes turbullirës deklarative, akuzave për “ngrënie haku” e shumë të tjera si këto.
Mbetet tani e tutje të shohim vetëm detajet e mënyrës si do të procedohet nga LSI dhe Meta në vazhdim dhe risitë që do të sjellë në këtë farsë politike që kap gjithmonë shqiptarët e politikës së viteve 1991-2009 kur ngurrojnë frikshëm t’i largohen kolltukut dhe karrierës.
NOA
 
keto zgjedhje nuk ishin aspak deshtim per LSI,pasi kesaj partie ju be nje lufte e ashper nga te dyja polet e politikes shqiptare por sidomos nga partia socialiste qe me shume luftoi lsi se sa pd. dhe kjo ishte desfata e partise socilaiste me ne krye gollozdrumin edi rama.ne vend qe te luftonte pd dhe sali berishen luftoi nje parti moter,nje parti te majte.
 
ilir meta eshte njelloj si sala.... qe nuk japin kurre doreheqje... duhet ti rrezosh nga kali se ndryshe vet nuk zbresin.... meta eshte nje protagonist dhe asgje me teper...do te behet me cdo kusht kryeminister... se i duket vetja me i zoti nga te gjithe... eshte i demshem per shendetin e popullit
 
keto zgjedhje nuk ishin aspak deshtim per LSI,pasi kesaj partie ju be nje lufte e ashper nga te dyja polet e politikes shqiptare por sidomos nga partia socialiste qe me shume luftoi lsi se sa pd. dhe kjo ishte desfata e partise socilaiste me ne krye gollozdrumin edi rama.ne vend qe te luftonte pd dhe sali berishen luftoi nje parti moter,nje parti te majte.

Me kete ligje tentoi te hiqte qafe gjithe parazitizmin e parlamentit...hoqi qafe Nanon, Ngjelen,Gjinushin, Ceken per pak dhe Meten deri pak nga fundi votimeve dhe sdihet akoma Berishen...Nje pastrim kimik LOL.
Dhe pse dooli 50 % ne kete tentativ te pakten e provoi...Mos me thuaj se ti, per cilin do te votosh qofte i djathte qofte i majte. Ti voton partine ke 18 vjete qe e ben dhe keto parti te nxjerrin te njejtat fytyra per 18 vjete ne parlamente, fytyra qe nuk bejne asgje per cdo here qe i voton vete thjeshte per bukuri (LOL) do te shikoshe ndonje te ri, trajnohet sjelle ato eksperiencat "demokratike" qe ka perjetuar si i ri qe eshte.......

Megjithate edhe kete here treguam qe skemi shtete dhe skemi per te patur...te pakten beren nje gje te mire, se vitet e ardhshme dilnin sa mbylleshin votat fituam fituam...dolen nja dy dite me vonese duke thene fituam...LOL
 
Meqe e provoi dhe deshtoi le te shkoje tani dhe te lyeje pallatet e Tiranes avash avash,ose te behet kompozitor se i shkon,ose ose le te vazhdoje punen qe ka ............ mister 15% i ndertesave.

Ps: as kam votuar deri sot,as kam ndermend te votoj ndonjehere.
 
Nuk mendoj se duhet te heqe dore ai eshte nje nga politikanet me te mire qe ka shqiperia..Thjesht gabimi i tij eshte qe nuk ka relata te mira me edi ramen

Nese PS dhe Lsi do ishin bashke skam dyshime se fitorja do ishte e sigurt...
 
Si mund te jap dorheqje ilir meta????

Ai sapo ka forumuar nje parti dhe sapo esht konfirmuar ne te vertet se ajo esht parti ne vete dhe se ajo e ka elektoratin e saj qe i qe i siguroj mandate ne parlament,,,

per ilir meten ky esht hapi i par i vertet,,,,

Dorheqja e ilir metes do te thoshte,,,,kapitullimi i plot i ksaj force politike!!!!!

diqka qe bjen ne kundershtim me ralitetin!!!!!
 
Une nuk e besoj se keto zgjedhje kane qene deshtim per LSI-ne. Ajo arriti ti shpetoje nje procesi qe i seleksionoje dhe i nxjerri jashte procesit mjaft parti qe ne zgjedhjet e kaluara kishin nje numer te konsiderueshem deputetesh ne parlament, si shembull PDK-ja, apo PR-ja qe nga 11 deputet ne zgjedhjet e kaluara, kete radhe ka vetem nje.

Duke qene se nuk e konsideroj kete deshtim per LSI-ne, doreheqja e Metes s'besoj se do i sherbente kujt.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top