Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dështimi i Kosovës është edhe dështim i Shqipërisë

Dështimi i Kosovës është edhe dështim i Shqipërisë



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte pothuaj i bindur se heqja e vizave do ndodhte brenda vitit 2018. Në javët e fundit të vitit të shkuar shkoi edhe më tej në parashikimin e tij, kur u shpreh gati i sigurt se java e fundit do i jepte dhuratë Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Por, vizat jo vetëm nuk u dhanë, por më keq akoma as dhe zërat më optimistë nuk parashikojnë për Kosovën se do të ndodhë diçka e tillë, në muajt e afërt në vazhdim. Optimistët e mendojnë se viti 2019 do jetë caku i këtij qëllimi, por pesimistët mendojnë se skenari do jetë i njëjtë dhe këtë vit: “Kosova i ka realizuar kriteret, por…”.


Në të vërtetë, kjo por është e papërcaktuar dhe do të thotë se Kosova ka një malore, që nuk mbaron, pasi para i del korrupsioni galopant, varfëria, minoritetet etj. Madje, në fund të vitit 2018 u ashpërsua me futjen në një qorrsokak të negociatave me Serbinë, që duhet thënë se në vitet e fundit ka luajtur me dy porta në Bruksel.


Në të parën, duke e ndihur de jure predispozitën për të gjetur një zgjidhje, por pa pavarësi (!!!) dhe rrugën de facto dhe më të hidhur, por që mbetet dhe më afër qëndrimit të saj thelbësor: pengimin e Kosovës në çdo aspekt. Përgjigja e Kosovës për taksimin 100% më shumë sesa e hidhur ishte një shprehje dufi por edhe një cak ndaj Serbisë. Që nga ajo kohë, “perspektiva evropiane” e Kosovës është thjeshtë një absurditet, që nuk e ndihmon asfare edhe Tirana zyrtare me politikën e saj kaotike, që është bërë dhe më pa sens, pas largimit të ministrit të vet të Jashtëm, Ditmir Bushati. Por, Shqipëria ia dëmtoi edhe më shumë rrugën Kosovës bashkë me Maqedoninë (janë të dyja në të njëjtin hap të procesit të integrimit) me situatat kaotike sociale-politike brenda vendit dhe më shumë se kaq me pashpresën, që i shtohet numri shumë i madh i azilkërkuesve dhe parashikimet e hidhura politike.


Në një farë mënyre edhe pse dy qeveritë kanë zhvillime të ndryshme, në thelb, kanë mbetur robër të situatave kaotike respektive, ku energjia më e madhe harxhohet për mbajtjen e pushtetit sesa për të sjellë zhvillime në vendet tona. Dhe, dështimet e Shqipërisë në të gjitha fushat indirekt e kanë prekur edhe Kosovën, që në një farë mënyre e mbart Vendin Amë si model. Ironia është më e madhe se në të gjithë këtë kaos të dyja vendet mëtojnë se janë në “fazën përfundimtare”: Shqipëria të proceseve evropiane, kurse Kosova në atë të liberalizmit të vizave.


Në të dyja, sikur këto procese të presin aty pas dere, politika e lartë, që përfaqësohet nga Rama dhe Haradinaj, kanë një togfjalësh abuziv: Tani jemi afër! Edhe pse Kosova rreket prej vitesh për liberalizimin ashtu si Shqipëria për hapjen e negociatave, por të dyja thjesht dështojnë sistematikisht duke ia bërë rrugën njëra-tjetrës më të vështirë. Arsyeja, mbase një e tillë, të dyja problemin më të madh e kanë t’u qasen si duhet proceseve demokratike.



Ben Andoni
 
merri ti Ben Andoni pak andej, edhe une pak kendej te ndihmoj,

bej pak gdhendje shqiptarët se spo dijn ne shtet-qeverisje...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back