Dëshmorët e pranverës shqiptare ’81 (8)

Arfenilla

Themelues i Forumit
Iu priu demonstratave të punëtorëve të “Tefik اangës”
“Në çastin që skllavi vendos të mos jetë më skllav, prangat e tij janë shkëputur” / Mahatma Gandi
656X373372413.jpg

Selatin Novosella

Fshati Nikadin i Ferizajt sa e sa herë e dha hisen e vet të gjakut në altarin e lirisë. Edhe përkundër gjithë atyre mizorive, kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u përul para çizmes serbe. Nga viti i largët 1918, e deri më 3 prill 1981, kur u vra në demonstrata Rizah Matoshi, në këtë fshat u vranë 23 burra.
Babë Vehbi Matoshit dhe nënë Rukije Restelicës u lindën pesë fëmijë. Gëzimi i parë i tyre ishte Rizahu, që e pagëzuan me emrin e gjyshit të ndjerë. Pas Rizahut lindin: Fikrija, Agimi, Xhejlanja dhe Nehati. Rizahu kishte një bukuri të rrallë, kishte trup atleti, ishte i shkathtë dhe i përpiktë për çdo punë, por edhe në mësime ishte shembullor. Shkollën fillore “Tefik اanga”, në Ferizaj, e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Po në Ferizaj e mbaroi edhe shkollën e mesme “Nikolla Teslla”, degën e makinerisë. Meqë familja Matoshi ishte në gjendje të rëndë ekonomike dhe kishte nevojë të madhe për ndihmën e Rizahut, ai u punësua në vitin 1978 në Kombinatin e drurit “Tefik اanga” në Ferizaj.
Rizah Matoshi, si i ri, ra në kontakt me literaturën patriotike të kohës, e cila ndikoi shumë në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe të vetëdijes për pozitën e rëndë të popullit shqiptar në Kosovë. Andaj, ngjarjet e mars-prillit të vitit 1981, Rizah Matoshin e gjetën të gatshëm që të angazhohet me tërë qenien e tij në demonstratat gjithëpopullore në Ferizaj. Më 3 prill 1981, kur i tërë Ferizaj dhe rrethina ishin në këmbë, kur shkollat dhe fabrikat nuk punonin, çdokush përpiqej të jepte kontributin e tij që demonstratat të jenë sa më të fuqishme. Kështu, Rizah Matoshi, para se të dilnin punëtorët e fabrikës “Tefik اanga” në demonstrata, do t`u drejtohet me një fjalim të zjarrtë, duke i ftuar të gjithë punëtorët që t`i bashkoheshin popullit kryengritës të Ferizajt, i cili po gjakosej me forcat pushtuese policore-ushtarake serbe-jugosllave.
Ndonëse në fabrikën ku punonte Rizahu ishin mbyllur të gjitha hyrje-daljet e objektit, ndonëse ishte vendosur edhe roja e armatosur që t’i pengonte punëtorët që t’i bashkoheshin demonstratës e cila kishte mbushur të gjitha rrugët dhe sheshet e Ferizajt, punëtorët më të vendosur, me në krye Rizah Matoshin, Rashit Mehmetin, Milaim Jasharin, Hilmi Hysenin, Sadik Sadikun, Remzije Jasharin, Sadik Balajn, etj., i hapin dyert e fabrikës dhe i bashkohen demonstruesve në qytet.
Sadik Sadiku, edhe vetë punëtor në fabrikën “Tefik اanga”, rrëfen: “Ato ditë të marsit të vitit 1981, Kosova ngjante në një det të trazuar. Ishim së tepërmi të revoltuar, sidomos nga dhuna policore serbe që ishte përdorur kundër rinisë studentore në Prishtinë më 11 mars e sidomos më 26 mars. Përgatitjet për demonstratë i bëmë në orët e paradites së 3 prillit 1981. Pasi i kundërshtuam sugjerimet dhe nuk u frikësuam nga kërcënimet e udhëheqjes komunale të Lidhjes së Komunistëve, rreth orës 13, të 3 prillit, i hapëm dyert e Fabrikës me dhunë dhe, ofro 400 punëtorë, të veshur në uniforma pune, shpërthyem në demonstrata. Në qytet na u bashkua edhe rinia e shkollave të mesme. Kështu, i tërë qyteti i Ferizajt ishte në duar të demonstruesve”.
Parullat që më së tepërmi u brohoritën në demonstratat e Ferizajt, më 3 prill, ishin: “Republikë, Kushtetutë - ja me hatër, ja me luftë!”, “Lironi shokët nga burgu!”, “Trepça punon - Beogradi ndërton!”, etj.
Më 2 prill 1981, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu, ishin në ballë të mijëra demonstruesve trima të Ferizajt dhe rrethinës. Populli ishte më i bashkuar se kurrë, se tani me sytë e tyre po e shihnin se sa i lig është armiku kur populli lidhet sup më sup. Broho-ritjet e demonstruesve ushtonin deri në qiell: “Kosova-Republikë!”, “Poshtë fashistët jugosllavë!”, “Duam liri - jo robëri!”, “Poshtë tradhtarët!”, etj. Gjatë tërë kohës, mbi demonstruesit fluturonin ulët avionët ushtarakë të ushtrisë jugosllave, të koman-duar nga serbët, kurse në rrugët e Ferizajt ushtonin autoblindat dhe tanket me policë të veshur me xhaketa antiplumb dhe me tërë arsenalin e armatimin më modern.
Deri në orët e vona të pasdites, kur të gjitha rrugët ishin bërë arenë lufte, ndërmjet demonstru-esve duarthatë dhe policisë së armatosur deri në dhëmbë, Rizah Matoshi kishte qenë gjithnjë në ballë të popullit liridashës të Ferizajt me rrethinë, deri sa goditet nga policia kriminale serbe, duke e rritur, kështu, edhe për një, numrin e dëshmorëve të Pranverës Shqiptare të `81-shit.

“I thuaj babës të mos më qajë, sepse po vdes për Kosovën!”

Demonstruesi Mehdi Rexhaj, duke e përshkruar momentin e rënies së dëshmorit Rizah Matoshi, rrëfen: “Në çastin kur Rizahu bënte përpjekje të shpëtonte një vogëlush, edhe ai në mesin e demonstruesve, nga breshëritë e automatikëve të policisë kriminale serbo-jugosllave, goditet me breshëri plumbash, në kokë dhe në kraharor. Pas breshërisë së automatikëve të policisë, e kam parë Rizahun duke u rrëzuar, ashtu siç rrëzohet një lis mali kur e presin në bjeshkë! Gjaku i rridhte shumë nga gjoksi. E kemi dërguar në ambulancën e Ferizajt, ku ia kanë lidhur plagët dhe pastaj me automjetin e Ndihmës së Shpejtë e kanë dërguar në Spitalin e Prishtinës.
Nga brenga për gjendjen e tij të rëndë, kisha refuzuar të lidhja dorën time të plagosur, e cila vazhdimisht më rridhte gjak. Në ambulancë, deri sa Rizahut ia lidhnin plagët, ai më tha: ‘M’i thuaj babës të mos mërzitet dhe të mos më qajë, sepse po vdes për diçka të shtrenjtë - për lirinë e Kosovës!’”.

UDB-ashi shqiptar (babait të dëshmorit Rizah Matoshi): “Pak i kemi bërë djalit tënd!”

Të nesërmen, më 4 prill, derisa babai i dëshmorit po kërkonte leje në UDB-në e Ferizajt për ta vizituar të birin, sepse nuk kishte informata se i biri, tashmë, kishte vdekur, një UDB-ash shqipfolës, epror i UDB-së, i thotë: “Pak i kemi bërë djalit tënd! Duhet t’ju likuidojmë të gjithëve juve, armiqve të popullit!”.
Mirëpo, ndonëse në Pranverën e përgjakur të vitit 1981 armiku po e vriste rininë shqiptare gjithandej në qytetet e Kosovës, duke kërkuar vetëvendosje për viset shqiptare nën pushtimin e ish-Jugosllavisë, e posaçërisht duke kërkuar Republikën e Kosovës, ai nuk arriti të ndalë vazhdimësinë e jetës. Gjashtë muaj pas vrasjes së dëshmorit Rizah Matoshi, duke lënë pas vetes shembullin e sakrificës sublime, atij do t’i lindin bijtë binjakë: Liridoni, për ta trashëguar atdhedashurinë e babë Rizahut, dhe Rizahu, për ta përjetësuar emrin e babait dëshmor.
Gazeta “Liria, në gusht të vitit 1981, shkruante: “Ndërmjet nesh dhe qeverisë së Beogradit tani ka hyrë gjaku i bijve të shtrenjtë të popullit tonë. Dhe, ky gjak është ai që i fshin të gjitha perspektivat e kthimit në gjendjen e mëparshme. Ndjenja e fuqishme e lirisë e ka bashkuar popullin tonë trim si një trup të vetëm. Me tanket e aeroplanët, me helikopterët e mitralozat, me ushtrinë e milicinë speciale, Beogradi s’bëri gjë tjetër pos që dogji etapat e luftës sonë të pashmangshme dhe na ndihmoi shumë në afrimin sa më të shpejtë kah dita e fitores së sigurt”.
Pllaka përkujtimore për dëshmorin Rizah Matoshi u zbulua në 20-vjetorin e rënies së tij, në Ferizaj, më 3 prill 2001. Pllakën përkujtimore e zbuluan organizatorët e demonstratave të vitit 1981: Lumni Salihu, Milaim Jashari, Sadik Sadiku, Rashit Mehmeti, Nexhat Tërstena dhe Naim Ramadani.
Rizah Xhakli, deri sa po vuante burgun 20-vjeçar në Burgun e Nishit, në Serbi, i kushtoi këtë poezi dëshmorit Rizah Matoshi:

MARTIRIT

Ishte muaji prill
Tre ishte data
Kur trimi me shokë
U nis në demonstrata.

E lëshoi Kombinatin
Që e mbante emrin e Tefikut
Tok me vëllezërit e tij
T’i thotë ndal armikut!

Kur doli te sheshi i qytetit
Që Ferizaj i thonë,
E kapi plumbi i armikut
Në gjoks martirin tonë. (
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top