Dëshmon ish-agjenti i SHIK-ut

Kresha

A pretty face can never trick me
Prezantohet publikisht në qendër të Prishtinës dëshmitari i CD-së së shumëpërfolur për vrasjet e pasluftës në Kosovë.


Bllaca, nga fshati Ribar i Madh, para gazetarëve ka pranuar se është autor i një vrasjeje dhe se ka marrë pjesë edhe në 17 raste të tjera që nga vrasjet, rrahjet dhe shantazhet. Ai nuk ka dashur ta publikojë emrin e të vrarit, duke thënë se kjo është e ditur për prokurorinë e EULEX-it.

"Kam punuar për strukturat e SHIK-ut prej vitit 1999 deri më 2003 dhe eprorë të mi kanë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. Nga ky i fundit, i kam marrë emrat se kush duhet të ekzekutohet", ka thënë Bllaca. Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se i janë ofruar edhe shuma të mëdha parash, prej 400 mijë deri në 600 mijë euro, vetëm e vetëm që të mos i bëjë publike këto informata.

Ndërsa deputetët e LDD, Adem Salihaj dhe Gani Geci, në një konferencë për media ua kanë shpërndarë gazetarëve CD-në me dëshmitë për vrasjet e pasluftës në Kosovë në mënyrë që populli ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur dhe kush janë vrasësit.

Adem Salihaj ka thënë se CD me dëshmitë i është dorëzuar EULEX para 1 muaji e 20 ditëve, por misioni europian nuk e ka marrë seriozisht punën. "Tani e tutje ne ndihemi të rrezikuar pasi që ka njerëz të krimit të organizuar në institucionet më ta larta shtetërore", ka thënë Salihaj.

Ndërsa, Gani Geci ka shpjeguar mënyrën se si dëshmitari iu është ofruar për të biseduar. Geci ka thënë se nuk e kanë publikuar materialin më herët, duke mos dashur të pengojnë procese të rëndësishme në Kosovë./infosot/21/
 
mekat per keta njere qe bejn keto skenare te ketilla qe nuk jan tjeter vetem nje pik e madhe e zeze per kosoven mu ne prag te dites ku do mbrohet mvetsia e shtetit tone ne gjykaten e hages. a thua sa jan paguar keta njerz te bejn ate video sikurse qe merrnin para te majme edhe gjete luftes per te shpartalluar e vrar njerez te mdhenje te USHTRIS QLIRIMTARE TE KOSOVES.
NUK DI QTE THEM ME TEPER VETEM SE PO E DI SE ENDE PASKA NJEREZ QE PUNOJN NE DEM TE SHTETIT ME TE RI TE KOSOVES E MU PIKRISHT ATA TE CILET KINSE PO MUNDOHEN TE VEN REND,E THEM KET DUKE NJOHUR MIRE GANI GECIN DUKE DITUR MIRE TE BEMAT E TIJ DHE PER TE MBULUAR TE BEMAT E TIJ PO MUNDOHET TE SHANTAZHOJ TE TJERET
POR E THEM EDHE KET SE NESE KA TE VERTETA ATEHER KOTO JO POLICIA POR EDHE POPULLI DUHET TI DENOJ PER KETO GJERA PA MARR PARASYSH SE KUSH MUND TE JET
POR NJE GJE MUND DHE E THEM ME PLOT PERGJEGJSI SE AS AKADEMIA SERBE NJE SKENAR TE TILL NUK DO MUND TA PERGADISTE SIQ E KISHIN PERGADITUR GECOVIQI DHE ADEMOVIQI ME SIGURI ME NDIHMEN E SKENAREVE TE QUBRILLOVIQIT FAMKEQ TE SHQIPTAREVE
 
Po ky njeri osht tani i familjes Dhenderrit tim sepse un kam halle te martua per vllauin e ti amo nuk kemi mujte me besu qe mundet dicka tille ky njeri.mendimi time. sepse dhe une axhen zhduke ne Lufte prej 1998-deri 2009 deri sod ku ky njeri ka permender emrin e ti qe ka pas dore ne Vrajes amo nuk kerkoje asgje me shume tregon ku gjendet trupi i ti.
asgje tjer.....!... Lipjan Bossi..me shumeRrespket..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top