Dëshmi tronditëse në gjyqin për abuzimin me fëmijët

Kresha

A pretty face can never trick me
Abuzimet seksuale me fëmijë kanë ndodhur në një qendër misionare bamirëse "Fëmijët e tij" në Tiranë.





Dëshmi tronditëse janë dhënë dje në seancën gjyqësore në ngarkim të dy shtetasve anglezë, të cilët akuzohet për ambuzime me fëmijët në qendrën bamirëse "Fëmijët e tij".

"Dino me kapte me pinca tek… Me hidhte vaj të nxehtë në trup dhe më rrihte"-kallëzoi para trupit gjykues 8-vjeçari F.H, një nga fëmijët e strehuar në këtë qendër. Me anë të video-konferencës, i mituri ka treguar të gjithë atë që ka përjetuar në këtë qendër gjoja bamirësie, por që ishte kthyer në ferr për fëmijët e pa shpresë.

Dino Christodulos dhe Robin Arnold akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me fëmijët e qendrës "Fëmijët e tij". Skandali në këtë qendër u zbulua disa vite më parë, kur u mor vesh se shtetasit anglezë abuzonin seksualisht me të miturit shqiptarë, ndërsa i ushqenin.

Drejtuesi i kësaj qendre David Braun është dënuar me 20-vjet burg për abuzime seksuale me fëmojë. Ai ishte arrestuar në Angli, por më vonë i ekstradua në vendin tonë, nga ku edhe mori dënimin. /gazetastart/
 
ohh e tmerrshme,sa gjynah,1 nga gjerat qe urrej me shum n`ket bote esht shfrytezimim dhe ushtrimi i dhunes te femijet :(
20 vjet burg jan shume pak per ate monstren!!!
 
Këta maskarenjtë pedofilat duhen vrarë me bukë në gojë që u shofshin njëherë e mirë, krimi më i rëndë që mund të ekzistoj në këtë botë.
20 vjet burg i kanë dhënë ncncnc ja drejtësia në botë këta duhen varur dhe t'ua njerrësh zemrën nga kraharori e t'ua japësh në dorë flliqësirave
 
Duhet patjeter t'egzistojne nje denim me vdekje per personat e tille.
 
Duhet patjeter t'egzistojne nje denim me vdekje per personat e tille.

Jo mo çne është gjynah si të dënohen njerzit me vdekje asnjë nuk duhet çfarë flet ti :D
Nuk e pe si na u hodhën në grykë andej nga ata për drogën !!!!!!!
Unë kam qënë dhe jam pro ligjit të vdekjes në çdo vend sidomos për tipa të tillë pedofilat por dhe për të tjerë që bëjnë krime dhe çojnë njerzit në vdekje
 
ta shpifin me keto akte te neveritshme, denimin maksimal meritojne ato, burgim te perjetshem
 
të pushkatohen!!! Por më parë të rrihen mirë!
 
Back
Top