Love
βeℓℓe â๓e
-
- Anëtarësuar më
- May 31, 2010
-
- Mesazhe
- 8,633
-
- Reagimet e mara
- 731
-
- Vendndodhja
- A jamais à toi.. A jamais à moi.. A jamais à nous.
Festo Smartbird
SmartBird është rezultati i një projekti inovativ fluturimi. Cilësitë aerodinamike dhe lëvizshmëria ekstreme e tij janë risia që ky projekt sjell.
Me SmartBird, Festo, ka arritur të dëshifrojë fluturimin e zogjve – një prej ëndrrave të vjetra të njerëzimit.
Kjo “Bionic-technology” (ardhja në ndihmë e veglave elektronike dhe mekanike), mund të jetë fillimi i autonomisë së fluturimit.
Lëvizja e krahëve të modelit të propozuar nuk është vetëm lart dhe poshtë, por bën të mundur edhe kthimin në kënde të veçanta.
Kjo është bërë e mundur nga një njësi aktive kurrizore e makinerisë, e cila në kombinim me një sistem kontrolli kompleks arrin një fluiditet dhe efikasitet paparë fluturimi.
Festo, kompania e këtij projekti inovativ, është gjithashtu ajo që qëndron pas disa shpikjeve të tjera të mahnitshme në botën e Roboteve si: Pinguini fluturues, një kandil deti, një stingray(pjestar i familjes së peshkaqenëve) , një pinguin i cili ka pamjen dhe lëvizjet gati të padallueshme nga një i vërtetë (përveç syve blu)./Eclipsi.com/