Deri në vitin 2013 shqiptarët në një shtet?

Ado

FISEBILIL-LAH
Deri në vitin 2013 shqiptarët në një shtet?
“Lista e Shqipërisë Natyrale” është organizatë jashtëpartiake e cila do të mbledhë rreth vetes shqiptarët e të gjitha opsioneve politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera.

Udhëheqësi i saj është politologu Koço Danaj, i cili ka kumtuar se kjo listë do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Shqipëri, Kosovë si dhe në të gjitha vendet tjera të rajonit ku edhe jetojnë shqiptarët.

“Qëllimi është që përmes institucioneve të kërkohet bashkimi i shqiptarëve në një shtet deri në vitin 2013. Pjesëmarrës të kësaj liste do të jenë “ Pjesëtarët nga trojet shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali I Zi dhe gjithë diaspora”, ka theksuar Danaj.

Zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni do të gjejnë këtë organizëm politik edhe në Maqedoni, por rreth kësaj organizatorët kanë theksuar se është duke u punuar. Ata kanë theksuar se e pashmangshme është nevoja për shtetin e ri shqiptarë i cili siç theksohet do të realizohet me të gjitha mjetet paqësore për të cilat edhe janë përcaktuar shqiptarët.

Sipas sondazhit të fundit nga Galup-International 74 për qind e qytetarëve të Kosovës dhe 72 për qind e qytetarëve të Shqipërisë janë përcaktuar për bashkimin kombëtar dhe me pjesëmarrjen në zgjedhje dëshirohet që kjo përqindje e madhe të konvertohet në vota të popullit shqiptarë që institucionalisht të kërkohet bashkimi i trojeve shqiptare.

Qëllimi afatshkurtër i kësaj Liste është që njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 2012, të shënohet me Konfederatën Shqipëri-Kosovë theksojnë organizatorët.

Slogani i kësaj Liste për opinionin ndërkombëtar është “Paqe me gjithë Botën, miqësi me Evropën, dashuri me SHBA-të” derisa porosia vendeve të rajonit është “Paqe dhe respekt me fqinjët por secili në shtëpinë e vet”. /INA/
 
Titulli: Deri në vitin 2013 shqiptarët në një shtet?

Jam lodhur shume me kete kerkese koheve te fundit. Disi edhe me ka bere nervoze jashte mase sepse me duket se vetem bejme kerkesa dhe nuk kemi asgje ne dore. Nese bejme nje kerkese duhet te kesh edhe planprogram. Ajo qe me bene pershtypje shume si te z. Danaj po ashtu edhe te z. Kurti eshte se si keta te dy e shofin kufirin mes Shqiperise dhe Maqedonise. Ku i bie kufiri sipas tyre? Kjo me bene shume pershtypje.

Sa i perket 2013-tes, fatkeqesisht eshte aq afer shume dhe ne si popull deri ne ate kohe nuk jemi ne gjendje te shtrojme nje rruge me asfalt e le me per nje projekt me kaq permasa te medha i cili do te trondise tere Ballkanin. :gjujpeshk:
 
Titulli: Deri në vitin 2013 shqiptarët në një shtet?

Bashkimi eshte i afert, Ka plane programe dhe po punohet edhe kete moment qe flasim.
Ajo do te ndodhi por jo nga Koco Danaj...

Saturday, November 15, 2008
Patriot nga mesi e larte

Profeti i shqiptareve, Petrit Kola sot dot te shkruaj nja dy rreshta per shokun Koco. Shoku Koco Danaj eshte mik i Edi Rames. Atij Edi qe i eshte qepur kodrave dhe maleve dhe i ka kthyer ato ne vendstrehim nga frika se Fazllic-Berisha ja nxjerre te palarat ne mes te Tiranes. Pra shoku Koco, miku i Edi Rames e ka shpallur veten patriot me flete dhe po na kerdise me shkrime dhe libra patriotike biles edhe me nje faqe interneti qe ka titulluar “Lajme”. Ne fakt faqja e internetit duhet te quhet “Gjysem lajme” dhe librat e tij duhet te quhen “”gjysem libra”. Po te vesh re aktivitetin patriotik te shokut Koco Danaj mund ta cilesosh ate Verior. Per cudine e te gjitheve shoku Koco Danaj qe eshte nga Jugu i Shqiperise (fshati Progonat), patriotizmin e tij e ka te specializuar per Veriun (Dardani, Iliriad, Presheve, Bukanovce, Ulqin…) dhe nuk guxon te thote nje fjale per Jugun Shqiptar ne pergjithesi dhe Camerise ne vecanti…!!! Perse valle keshtu shoku Koco? Perse nuk shkruani per trevat Jugore shqiptare? C’te ka gjetur? Mungese njohurish… apo mos ke te besh me videon ne youtube.com ku miku yt Edi Rama i drejtohet Papandreut ne nje menyre te perulur dhe te neverishtme? Me vjen shume keq shoku Koco por keshtu sic jane punet Profeti i shqiptareve nuk munde t’ju cilesoje juve patriot te plote. Juve jeni gjysem patriot shoku Koco. Juve shoku Koco jeni patriot nga mesi e larte. Nga mesi e poshte juve nuk jeni i tille.

Petrit Kola

---------- Post added at 16:23 ---------- Previous post was at 15:53 ----------

Zbardhet plani sekret i Metës me serbët, kërkohet gjuha serbe në shkollat shqipe


Meta pranon propozimin e Beogradit për vendosjen e toponimeve në gjuhën serbe në veri

Pas muajve të mjaltit mes kryediplomatit shqiptar dhe zyrtarëve të lartë serb, zbardhet edhe plani kobzi i kësaj aleanca kundër shqiptarëve. Qëllimi themelor i të gjithë takimeve të hapura dhe të fshehta midis Metës dhe zyrtarëve serb, ishte futja e gjuhës serbe në shkollat shqipe, sidomos në zonat e veriut. Vetëm disa javë më parë, trupërisht, Meta

pranoi si të mirëqenë ekzistencën e minoritetit serb në Shqipëri, ndërsa tani skandali nuk gëlltitet më; gjuha serbe në shkollat shqipe. E gjithë kjo vjen nga dashuria e sëmurë e kryediplomatit tonë për popullin serb, për historinë dhe zakonet serbe. Megjithatë, ky plan, njëherë përnjëherë nuk do të zihej në gojë nga Meta, për shkak të frikës së Berishës, por vetë serbët, si padashur, e pohuan një gjë të tillë. Nisur nga premtimet e fshehta të Metës në Beograd dhe nga kërkesa e presidentit rumun Basesku për të njohur arumunet si pakice kombëtare në Shqipëri, një shoqatë serbo-malazeze në Shqipëri ka shfaqur pretendimet e saj për futjen e gjuhës serbe në shkollat shqipe, madje është ankuar se një gjë e tillë, sipas tyre, duhet të kishte ndodhur qyshkur. Drejtues të kësaj shoqate gjatë një takimi në Shkodër, i kërkuan zëvendësministrit të Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ndërhyrjen e Beogradit për të futur gjuhën serbe në shkollat shqipe si dhe për vendosjen e toponimeve edhe në serbisht në veri të vendit. Nisur nga marrëdhënia e ngrohtë që Meta kohët e fundit i ka krijuar me serbët, shoqata serbe guxon më shumë në kërkesat e saj. Ajo kërkon vendosjen e tabelave të rrugëve në gjuhën serbe së paku në qytetin e Shkodrës, duke argumentuar se mbi 80% e toponimeve në gjithë Shqipërinë janë në gjuhën sallave. “Nuk jemi të kënaqur me shkallën e respektimit të të drejtave. Shqipëria nuk e ka të ratifikuar konventën rajonale të gjuhëve të popujve pakicë. Kjo është një pengesë për ne që ne të nisim iniciativën që të mësojmë gjuhën serbe dhe që toponimet, emrat e vendeve e tabelat të jenë edhe në gjuhën serbe sidomos në zonën e Shkodrës. Ju me siguri e dini se rreth 80% e toponimeve në gjithë Shqipërinë janë ne gjuhen sllave te vjetër. Problem mbetet shkrimi, ju vini hyni ne Shkodër dhe nuk keni asnjë variant ne serbisht, prandaj ne kërkojmë që të jenë edhe në gjuhen serbe”, është shprehur Pavllo Jako, kryetar i shoqatës së Pakicave. Ndërkohë zëvendësministri i jashtëm serb Zdravko Ponosh deklaroi se së shpejti Serbia do të liberalizoje regjimin e vizave me Shqipërinë. Pak kohë me parë edhe qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave ndaj qytetarëve serbe. Ponosh nuk i ka dhënë në përgjigje konkrete shqetësimit të shoqatës serbe, po u ka dhënë shpresë që do të bisedojë edhe një herë këtë çështje me Metën, me qëllim që ky i fundit t’i thotë Berishës, duke ia servirur këtë propozim në kundër të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.



Meta, takim sekret me Ponosh
Krydiplomati Meta ka zhvilluar një takim sekret me zëvendësministrin e Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, pavarësisht problemit të Kosovës. Qysh me gafën që bëri gjatë vizitës në Serbi, ku pranoi si të mirëqenë minoritetin serb në vendin tonë dhe injoroi çështjen e Kosovës, Berisha e shesh me skepticizëm çdo takim tjetër të Metës me zyrtarët serb. Ndaj, për të shmangur këtë përplasje me Berishën, Meta rreket t’i manipulojë këto takime apo t’i fshehë fare. Në rastin konkret, Meta ia ka atribuuar takimin e vet zëvendësministres së Jashtme shqiptare Edit Harxhi. Kështu, takimi Meta-Ponosh, në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme është paraqitur se takimi Edit-Ponosh. “Zhvillohen Konsultime Diplomatike midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë. Dy zv. Ministrat e Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi dhe z. Zdravko Ponosh zhvilluan konsultimet e para diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim.

Vizita e Metës në Serbi dhe skandali i minoritetit
Në muajin mars të këtij vitit, Meta zhvilloi një vizitë në Beograd, vizitë e cila u komentua shumë për qëndrimet impotente të Metës për pretendimet e serbëve për Kosovën dhe ekzistencën e një minoriteti serb në Shqipëri. Këto pretendime që u pranuan nga Meta në Beograd, u hodhën poshtë historinë dhe studiues të ndrydhën në vend. “Nëse do të kishte ndonjë minoritet tjetër, minoritet serb, minoritet kroat apo minoritet slloven, këto natyrisht do të ishin njohur, sepse periudha e viteve 1944 ka qenë një periudhë e marrëdhënieve më të mira e të ngushta midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kështu që, këtu kërkohet të shpiket një minoritet i ri në Shqipëri, që nuk ka ekzistuar dhe që edhe në këto 30-40 vitet e fundit, nuk ka pasur ndonjë shpërngulje të popullsisë nga Serbia në drejtim të Shqipërisë. Kështu që, e konsideroj një gabim të madh që ministri ynë i Jashtëm pranon të hyjë në një çështje të tillë me kolegun e tij, serb Vuk Jeremiç”, ka theksuar Pëllumb Xhufi.
 
Titulli: Deri në vitin 2013 shqiptarët në një shtet?

Ky do te ishte nje lajm bombastik per shqiptaret, qe e enderrojne prej shekujsh nje gje te tille,...ne fakt do te vihej ne vende, padrejtesia qe na eshte bere per shekuj me radhe....por une jam optimist duke e pare ne nje tjeter kendveshtrim....un them se bashkimi i shqiptareve eshte i afert, ne quadrin e integrimit te rajonit ne bashkimin europiane, kufijte administrative nuk do te kishin me kuptim, dhe kjo do te ishte nje bashkim ne mynyre natyrale , askush nuk do ti ndalte te bashkepunonin me njeri tjetrin, keshtu qe perspektiva e jone eshte drejte bashkimit, kete e dine shume mire edhe nacionalistet Serbe, qe po bejne te pamunduren qe shteti serb te mos integrohet ne BE................
 
Back
Top