Deri në tetor humbjet në Trust 82 milionë, me gjithë nëntorin 100 milionë euro

Ado

FISEBILIL-LAH
Prej fillimit të vitit deri në fund të muajit tetor, kanë humbur 26.77% të mjeteve që shprehur në vlerë monetare nënkupton 82.73 milionë euro. Momentalisht në Trustin e Kursimeve Pensional të Kosovës janë 251 milionë euro. Ndërsa çdo muaj në Trust hyn nga 5.5 milionë euro kursime të reja. I gjithë fondi momentalisht ka 251 milion euro.

“Kjo është pyetje që duhet t’i shtrohet Bordit Udhëheqës”,thanë zyrtarë të zyrës për informim të Trustit Pensional për Telegrafi.com, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka mundur të evitohen këto humbje.

Në bazë të ligjit, bordi I këtij institucioni është përgjegjës për vendet ku duhet të investohen mjetet e qytetarëve të Kosovës, ndërsa prej muajit shtatorë kur ka filluar rënia e madhe e aksioneve në tregjet ndërkombëtare, ky institucion ka mbetur pa bord.

Në Parlamentin e Kosovës ende nuk është arritur ndonjë konsensus për të caktuar anëtarët e rinj të bordit, ndërkohë që humbje të parave pritet të ketë edhe gjatë muaji nëntor.

“Deri në fund të muajit tetor Trusti i ka nën menaxhim 251 milionë euro, ndërkohë që shuma më e madhe që kemi pasur nën menaxhim ka qenë 298 milionë”, thanë tutje zyrtarët për informim.

اmimi i njësisë apo i aksionit për muajin tetor në fondet e investimeve ka qenë 0.89 euro, ndërsa në ditët më të mira ka qenë 1.26 euro, apo 37 cent më pak.

Opinioni publik në Kosovë është duke kërkuar që paratë e kursimtarëve të kthehen në Kosovë dhe të investohen në bankat komerciale, sepse paraqesin mjaft siguri dhe ofrojnë kamatë më të mirë e fondet investuese.

“Ky është vendim i Bordit udhëheqës, meqenëse Bordi Udhëheqës janë organi që e ka të drejtën ekskluzive për marrjen e vendimeve për investimet”, thanë zyrtarët e Trustit.

Mesatarisht 5.5 milionë euro paguhen për çdo muaj në formë të kontributeve pensionale ndërsa deri në muajin tetor sipas Administratës Tatimore të Kosovës janë derdhur 48.5 milionë euro.

Ku janë të investuara fondet e Trustit?

BQK 9.25%
FX Concepts 2.93%
Auriel 1.63%
Vanguard 47.04%
ABN-AMRO GLF 1.62%
ECM-DEC 5.86%
ECM-ECL 6.60%
Schroders 18.95%
Raiffeisen 4.08%
ProCredit 2.03%
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top