Deri në shekullin XIX, në Greqi flitej Shqip

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë. Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Googel në zërin “Arvanitas” në kreun “histori” do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe)u shqiptarizuan. Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë e « popullsisë autoktone greke». Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Ku qëndron e vërteta?

Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : « Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit....

“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)

“ - Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)

“...që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim...greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)

« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)

« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe, nga sa na vërteton një marinar 100 vjeçar në televizion (f 538A.K.)

Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.

Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët »(pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shk 21». Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën. Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore përbënte shumicën e popullsisë.

Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë (Greqi, më1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti 395-1453). Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë, njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye Aleksandrin e Madh (336-323 pk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : « Pellazgji» !

Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit (vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shën im), kemi nevojë për disa çertifikata, që vetëm arvanitasit i kanë tani për tani » (f 289A.K.) Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha pellazgo-shqipe ».

Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të favorshme për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin, duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin Ballkanik….

Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe flitej nga shumica e popullsisë ?

Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth. Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara te historise antike bashkohore, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “ثshtë e qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm, por që flasin të njejtën gjuhë”(f 60A.Mati.) Dëshmia e „ardhjes“ se grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe europiane.

Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde („Formimi i popullit grek“, Paris1923) shprehet se “ Pushtuesit (Dorianët) shumë të paktë në numër u përthithën nga vëndësit. Ata morën gjuhën e vëndësve. …”(f 93A.Mati.)

Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë gjithëmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë pellazgo-shqipen në përdorim.

“...Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj :perandoria Bizantine në të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe siç kemi thënë, gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja. Kjo gjëndje shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve1914-1918. (f271R.A.)

Po sa ishte siperfaqja tokësore që banohej prej popujve të përzier, elita e të cilëve përdorte greqishten?

Sipas historianit G.Glotz (Historia e Greqisë, Puf,1938) :“Greqia (në shk V) nuk është veçse një pjesë…tokash të bëra greke , ky është një vënd shumë i vogël (rreth 400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) …Greqia klasike është pothuajse tërësia e zonave që gjënden në jug të një vijë që hiqet nga gjiri i Ambrakisë deri në grykderdhjen e Penesë“ Ky pohim përputhet me atë të autorëve antikë Eforit dhe Pseudo-Skilaksit (f 204A.Mati.)

Edhe gjatë periudhës Bizantine, ka dëshmi se arbërorët përbënin shumicën e popullsisë.

“ Gjuha greke sundoi në Bizant si një mjet emergjence dhe shërbimi ndaj makinerisë drejtuese …Perandoria Bizantine dhe perandori bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek „ (f.182R.A.)

„ C’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk ka patur greko-helene. (f 22S.R.)

Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe Greqinë e Jugut.

“ - lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë veç të tjerash dhe një numër qytetesh „paralele“ që nga lashtësia deri në ditët pararevolucionare (1821) Do të përmend tani se kemi dhe qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri: Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi, Avlonari, Shirxhi,Salona,Finiki,Sofade dhe Dropulli” (f155A.K.)

Në arkivat europiane gjënden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe administrativisht trevat shqiptare. « Konsullatat e Francës në Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua, u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f347Zh.F.)

Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të nënës, për të mësuar një gjuhë më shumë rrumbullakosje, bishta, mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të shkronjave. Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe e përdornin atë të paktën në shkrim “(f121A.K.)



1285338128-greqia_shqiperi.jpg


Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brënda vatrës gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës.

« Sipas se cilit vend, ky element,(i elitës kulturore, sunduese ose drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose latinishten (f.210R.A.)… kjo gjëndje në fakt do të vijonte e paprekur në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja (f.212R.A.)alb
 
Titulli: Deri në shekullin XIX, në Greqi flitej Shqip

Sai gjate ky artikulli mi. Po pertoj ta lexoj..
gjithsesi kisha nje gje per te shtuar. Mbase kjo gjuha
ka ndikuar per keq dhe ndaj sot na urrejn greket neve!
 
Back
Top