Deri në orën 15:30 votuan 32,86 % e votuesve

Ado

FISEBILIL-LAH
Deri në orën 15:30 votuan 32,86 % e votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:30 kanë votuar rreth 32.86 për qind e elektoratit në nivel të Kosovës. Këtë shifër e bëri publike kryeshefi i KQZ-së, Xhemajl Peçani.

Vlerësimet për ecurinë e procesit zgjedhor në 36 komuna të Kosovës kanë qenë në masë të madhe pozitive. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, deklaroi në mesditë se shumica absolute e vendvotimeve ishin hapur që në orën 7. “Në disa qendra votimi, kryesisht në veri të Kosovës, kjo nuk ka qenë e mundur”, tha Lushta.

Në orët e paradites votuan thuajse të gjithë liderët partiakë dhe kandidatët për poste qeverisëse në pushtetin që do të dalë nga votimet. Në deklaratat e tyre me këtë rast ata bën thirrje për dalje masive të qytetarëve në votim, duke i quajtur historike edhe për arsye se janë zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Mbi 1,5 milion banorë të Kosovës do të mund të votojnë deri në orën 19:00, në 746 qendra votimi me 2.200 vendvotime – ndërsa mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë dhe mbi 20 mijë vëzhgues vendorë gjatë gjithë ditës thonë se kanë qenë në terren për të parë nga afër rrjedhën e votimeve.

Në garë për kryetarë komunash janë 205 kandidatë, kurse për këshilltarë komunash garojnë 6.582 pretendentë, nga 76 subjekte, 22 prej të cilëve janë të komunitetit serb. /rel/bbc/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top