Deri me 7 prill, Thaçi zyrtarisht është i papunë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Hashim Thaçi nga sot më nuk ka asnjë fuqi. As nuk është kryetar i partisë së tij, as zëvendëskryeministër e as ministër i Punëve të Jashtme. Kësisoj nuk ka asnjë funksion tjetër. Përpos që do të pres 7 prillin kur edhe pritet të betohet si president.

Zyrtarisht nga sot Hashim Thaçi zyrtarisht është i papunë. Me miratimin e dorëheqjes së tij nga postet qeveritare dhe posti i kryetarit të partisë, Thaçi më nuk ka asnjë funksion publik.

Deri me 7 prill, Thaçi do të jetë vetëm president në pritje.

Sot gjatë ditës, zyrtarisht Thaçi ka dhënë dorëheqje nga tri postet e tij publike duke respektuar kështu kërkesat e Kushtetutës së Kosovës, që kërkon nga i zgjedhuri për president që të mos jetë i përfshirë në politike e në asnjë post tjetër publik.

Nëpërmjet një letre të dërguar në adresë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryeministrit isa Mustafa, kryetares së KQZ-së Valdete Daka, dhe organeve të PDK-së, Thaçi kishte lajmëruar se duke u bazuar në “nenin 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës” ai jep dorëheqje nga të gjitha postet.

Nuk ka vonuar shumë dhe një nga marrësit e kësaj letre, Isa Mustafa, e ka lëshuar një vendim nëpërmjet të cilit e liron Thaçin, “nga posti i zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme”.

Mustafa ka obliguar zyrën e kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi.
 
Titulli: Deri me 7 prill, Thaçi zyrtarisht është i papunë

A sa mundohen njerz ti shtjellojn gjerat.... Ai fitoj dhe u kry muhabeti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top