Deri kur Tirana do të rrijë pa gjumë?

*deliza*

VIP
V.I.P
Deri kur Tirana do të rrijë pa gjumë?​

Ka kaluar ora 22.00. Nëse ke kaluar një ditë të lodhshme, je i sëmurë, të ka ardhur orari i gjumit dhe do të qetësohesh duke fjetur, as mos e ço ndërmend.

Nëse për ty ka mbaruar aktiviteti i asaj dite, për disa të tjerë sapo ka filluar. ثshtë koha kur lokalet e natës në kryeqytet hapin dyert duke pritur klientët e tyre të përnatshëm shoqëruar me një muzikë super të lartë duke u bërë makthi i përnatshëm i gjithë banorëve të lagjes.

Zona e ish-bllokut dhe ajo përreth Parlamentit janë nga më të njohurat për sa i përket kësaj problematike. Në mënyrë të vazhdueshme banorë të pallateve përreth janë shprehur të shqetësuar nga zhurmat e larta që shkaktohen nga PUB-et dhe lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin aty.

Por nuk qëndrojnë aspak më pas për sa i përket kësaj problematike edhe zona të tjera të Tiranës, ku banorëve iu vështirësohet çdo ditë e më shumë jeta nën stresin që të shkaktojnë zhurmat nga muzika gjithnjë e më e lartë që vijnë nga lokalet e natës. Muzika e lartë vazhdon deri rreth orës 03.00 pas mesnate duke u kthyer në një pjesë integrale të natës kryeqytetase. Ajo shoqërohet edhe me zhurmën e madhe të makinave dhe njerëzve të shumtë që preferojnë të rrinë brenda dhe jashtë këtyre lokaleve.
Dhe për këtë gjë askush nuk mban përgjegjësi. Banorët janë ata që detyrohen të vuajnë këtë ndotje akustike që shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera. Ata denoncojnë dhe denoncojnë por pa asnjë zgjidhje. Shpesh herë e vetmja zgjidhje që u japin menaxherët e lokaleve është: Prisni sa të nisë dimri se pastaj nuk rri më askush jashtë...

Banorë të zonës përballë godinës së Parlamentit, japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes akustike që shkaktohet nga niveli i lartë i muzikës shkaktuar nga lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë lagje. Banorët shprehen se janë ankuar pranë organeve të rendit dhe pushtetit lokal por përsëri gjendja nuk ka ndryshuar. Madje ka prej atyre, që tregojnë se pas ankesave drejtuar policisë bashkiake apo edhe vetë menaxherëve të këtyre lokaleve janë dhunuar fizikisht nga këta të fundit. "Kam burrin sëmurë dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. Muzika në kupë të qiellit. Jam ankuar në polici dhe bashki por ata ia hedhin topin njëri-tjetrit.

Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosë disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbyllë fare këto lokale. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë. Jam sharë dhe fyer për disa herë nga menaxherët apo pronarët e lokaleve pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë",- shprehet një banore e lagjes e cila për arsye se ndjehet e kërcënuar nuk preferon të identifikohet. Banesa e saj ndodhet shumë pranë një lokali nate në rrugën "Xhorxh W. Bush".
Më tej zonja rreth të pesëdhjetave, shpjegon se për këtë çështje i është drejtuar edhe organeve përkatëse por pa asnjë rezultat. "I bëj apel, strukturave përgjegjëse që mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës",- thotë ajo.

Agim Shehu, edhe ky banor i zonës, shprehet se situata është tejet alarmante për shkak se zhurmat janë aq të larta sa e është e pamundur të flesh. "Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam në dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë", - thotë ai.

Ismail Derjaj, një tjetër banor i zonës, shprehet tejet i indinjuar për nivelet e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet e natës në këtë lagje. Më shumë se me të fjeturin problemi i tij ka të bëjë shqetësimet që sjellin në familje këto zhurma. "U bë vite që ky avaz vazhdon dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës", -tha ai.

Ismail Derjaj
U bë vite që vazhdon ky avaz dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës. Ne shqiptarët nuk e kemi kulturën e zërit të ulët. Edhe në qoftë se ke një gosti apo një festë, ule zërin ta dëgjosh vetëm ti, pse duhet të dëgjojë edhe komshia. Ne edhe kur flasim, e ngremë tonin e zërit. Kjo nuk është normale. Ti je në shtëpi dhe nga poshtë pallatit dëgjon një prind që i thërret fëmijës së vet me zë të lartë. اfarë kusuri kam unë që të dëgjoj ulërimën e tjetrit. Për mos të folur për ato lokale që zakonisht janë poshtë pallateve. Fillon harbimi kur të tjerët nisën për të fjetur gjumë. Sikur ta bëjnë si për inat, sa shtrihesh për të fjetur, muzika në kupë të qiellit".

Agim Shehu
Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam nën dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë. Unë kam mendimin se gjithçka duhet të ketë një kufij. Të ketë një orar të caktuar të paktën. Dhe një gjë tjetër kam unë. Nuk jam kundra argëtimit të të rinjve, por vende të tilla me muzikë të lartë të ndërtohen larg zonave të banuara. Ata që kanë shtëpi këtu nuk janë vetëm të rinj, po janë familjarë me fëmijë të vegjël dhe me pleq, nuk përballohet kështu.

Një nga banoret e zonës pranë Parlamentit ankohet për zhurmën e madhe që i sjellin lokalet e natës.
"Jeta në këtë lagje po bëhet e pamundur". Shtëpia e saj është ngjitur me një lokal nate në Rrugen "Xhorxh W.Bush". Edhe pse e pa mbrojtur e ka ngritur zërin, duke telefonuar dhe ankuar shpesh në Polici. Madje shpesh ka marrë guximin të shkojë privatisht në atë lokal dhe t'i ankohet personave përgjegjës, por si përgjigje i është dhënë një e shtyrë duke e flakur 50-vjeçaren disa metra tutje dhe ofenduar me fjalët më të renda. Kam burrin sëmurë thotë ajo, dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. "Muzika në kupë të qiellit. Kam trokitur në të gjithë dyert, dhe topin ia hedhin njëri-tjetrit". Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosi disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbylli fare. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë". Në këtë rrëfim për gazetën "Shekulli" banorja e zonës pranë Parlamentit, nuk ka pranuar të fotografohet apo të japë identitetin e saj pasi ndihet e kërcënuar nga pronarët e lokaleve. Jam sharë dhe fyer disa herë thotë ajo, pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë. "Po dola me foto në gazetë, ata kush e di se çfarë mund të më bëjnë po më panë këtu në lagje. Në këtë moment, i bëj një apel, strukturave përgjegjëse që, mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës". Sipas zonjës, të jetuarit në atë lagje po bëhet gjithnjë e më e pamundur.

shekulli​
 
Back
Top