Deri kur ne, shqiptarët, duhet të “heshtim”....?!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
DERI KUR NE, SHQIPTARثT, DUHET Tث MOS BIEM “Nث PROVOKIME”...DERI KUR DUHET T’I DUROJMث SLLAVO- FASHISTثT E JUGUT!... DERI KUR DUHET T’I MBYLLIM SYTث PARA REALITETIT ???

..Nuk di, nëse gaboj për ndokend, dhe kjo me siguri për ndonjë bukëshkalë, që i ja zënë sytë...dhe nuk sheh se, ç’po ndodh, ditën për diell, në Kosovën tonë e në mbarë shqiptarinë, që unë nuk mund të hesht e të rri pa folur e shkruar, për atë që më dhëmb më shumë!!!

Më dhëmb shumë për vendin tim.. më dhëmb shumë për mbarë shqiptarinë.....kam ëndërruar me dekada...kam sakrifikuar e luftuar, me shokët e mi, në vite e vite për BASHKIMIN Mbarëkombëtar...po ku jemi sot??? Prandaj është turp, është tepër keq, që kemi rënë kaq poshtë... Populli thotë me shumë të drejtë :”... kur nuk di duhet të dëgjosh atë, që di...!” Por tek ne çuditërisht ndodh e kundërta që, as nuk dinë dhe të prijnë...por dhe as nuk të lenë të ecësh përpara!?. Po, po tamam ashtu siç e thotë populli se, as nuk di dhe as nuk të dëgjon!?

Nga të katër anët e shqiptarisë krerët tanë që janë në “ballë” të kombit, na bëjnë thirrje, madje na urdhërojnë, që ne të durojmë, të durojmë... çfarëdo që të ndodhë me ne... të durojmë e mos të biem në “PROVOKIME”!?

Shovenët sllavë ende vrasin shqiptarë kur ju a do zogu i qejfit!? Dihet botërisht se ata na kanë urryer në shekuj, por dhe sot na urrejnë...por ne duhet të rrimë uuuurtë...duhet të sillemi me ta buuuutë se ata, kopila shkine, janë të “shenjtë”, paçka se janë të çmendur, të pa besë, janë të ....!

Kështu që, provokimet e tyre, sipas( pusht)tetarëve tanë të (ç)nderuar, ne, duhet t’i mirëpresim, bile a ka mundësi me buzëqeshje e hare!? Kuku...e...medet për këta krerët tanë!!! E kam thënë dhe po e përsëris me forcë disa herë, janë në gjumë ore, o populli im.... dhe... vazhdojnë të flenë... Të “mjerët (pusht)tetarë” vazhdojnë të na këshillojnë, që ne, (populli) të mos biem në” PROVOKIME”! Eu, sa ju qan zemra për popullin...po shihet ashiqare fare, e sa e duan këtë popull...!? Pra as ata...e as ne nuk duhet të lëvizim...ata fli e çfarë gjumi se, gjumi i ariut polar...dhe ne, populli fli... punët i kemi në dyzen, “rehati” për bukuri ohooho.. vendi vegjeton...populli stërmundohet, varfërohet, vuan, ankohet...po ku dhe kujt..... JU LUMTث!?!

A ka gjë më të rëndë se, kur armiku të futet brenda në shtëpi, i paftuar, pa i thënë bujrum i zoti shtëpisë!? A ka më turp se, kur armiku të “kontrollon” në vendin tënd,” dhe kë... të parët e shtëpisë”madje tek i “zoti i shtëpisë”, siç qe rasti i kontrollit, në aeroportin e Prishtinës, i Hashim-kryeministrit....?!....Dhe ky nuk guxoi të lëvizë as prapanicën e le më të kundërshtojë, ata, që ai me plot gojën i quan” miq e të mirëseardhur” në Kosovën tonë të (pa)varrrrrrrur!!! “Trimi” Hashim del para kamerave,(sa qejf i ka...me siguri e di që është shumë fotozhenik, po çe do... e thinjën hallet ...hallet e mëdha të popullit!?!) dhe nuk harron të thotë kurrë (me siguri se, dhe në kokërr të gjumit do t’i thoshte këto fjalë “bombastike”), se Kosova....se kemi liri.... se kemi shtetin tonë demokratik, shtet i pavarur e sovran…!!!

Besoj se tash u”binde” O Hashim, se sa i fortë je...se je i pavarur...je sovran...je.....se je “zot” në Kosovën tënde të “lirë e të p....)!?

Kështu qeveritarët tanë as që guxojnë ta hapin gojën për të kundërshtuar, por heshtin, ata vetëm heshtin edhe kur i huaji t’i ndjek e t’i arreston ish-luftëtarët e UاK-së, bashkëluftëtarët, ish-veprimtarët, që kurrë nuk pushuan së vepruari për lirinë e atdheut...kur ti ndjek veteranët e luftës, kur i huaji t’i dënon, t’i burgos njerëzit e tu pa marrë as leje, dhe as nuk të pyet fare!

Në cilin vend të botës ndodhin këto që po ndodhin tek ne??? Ku je o Kryeministri ynë...të komandon i huaji, të drejton i huaji, të dënon i huaji...dhe ti bën sehir...hesht...buzëqesh!!! I huaji dënon popullin tënd, dhe ti me heshtjen tënde e aprovon...Për të gjitha këto foli Albin Kurti me shumë të drejtë, pa ju dridh qerpiku aspak...dhe ngrihet i huaji e dënon liderin e lëvizjes të popullit tënd, liderin e “Vetëvendosjes”!? اfarë “krimi” ka bërë, ta marrim vesht...asnjë krim...kërkon vetëm DREJTثSI për popullin dhe Kosovën e tij... i kërkon ato që ti deri sa nuk të” zhveshën lakuriq”, duke të kontrolluar, nuk i dije dhe as që i mendoje... atëhere përse ai atdhetar nuk paska të drejtë që mos të të zhveshë “lakuriq” ty o“Trimi” Hashim... edhe qeverinë tënde, me të gjithë ata që të vinë pas??!

Po me çfarë do të mburreni ju o qeveritarë të mjerë, kur i ndërroni partitë, si mbreti gratë, duke kaluar sa te nje parti tek tjetra, aty ku ju konvenon ju më mirë e ku ju “ha”interesi!? Ja shembulli i fundit i Melihate Tërmkollit, ku dihet e njihet prej të gjithëve se ajo veç një ish-udbashe shqipfolëse ka qenë!!!

Por ama, një gjë është shumë e saktë që, këta të huajtë, “miqtë tanë të nderuar”, ju njohin mjaft mirë dhe duke parë marrinat e “bëmat” tuaja, sipas kokës ju a kanë vënë edhe festen...! Ata e shohin se, që se jeni në pushtet jeni lëshuar vetëm në vjedhje, në grabitje, në luks, duke e lënë popullin anash, duke i lënë shokët tuaj e bashkëveprimtarët në harresë, të nënçmuar, ju kthyet shpinën....sa shpresoi ky popull tek ju, që pa mbështetjen e tij ju kurrë nuk do të ishit aty ku jeni....por paska qenë e kotë, gjithë ai mundim, gjithë ajo sakrificë! Mesa duket e shihet në horizont, tani luftëtarët trima të UاK-së së lavdishme do të gjykohen, një e nga një, për gjoja krime lufte!?

...Dhe këto ditë, si triumfator Koshtunica, që edhe sikur të kalonte përmbi trupa të prerë shqiptarësh nuk do të ngopej, hyn e del pa i bërë syri tërrrrt, madje dhe i armatosur nëpër tokën tonë!? Përse të mos të vinë këta çetnikë e të ecin serbez?!? Ju pra që deklaroni me të madhe se, jeni shtet(?) Po çfarë shteti se... pa ushtri... pa polici...policia kufitare në veri është nga minoriteti serb, nga ai minoritet që as nuk të njeh as nuk të dëgjon, minoritet që të ka vrarë e të vret dhe ti i jep besimin që të ta mbrojë Kosovën e (pa)varur e sovrane…!?!

Po ç’të thuash për ministrin e brendshëm, për atë farë ministri, Bajram Rexhepin, që si një qyqar varfanjak përulet para ministreshës së Maqedonisë, duke kërkuar falje, në vend të të kërkonte llogari për vrasjen e katër shqiptarëve, e bijve të Kosovës...të ngrinte zërin fuqishëm deri në Kombet e Bashkuara.... U vranë katër burra, çfarëdo “krimi” të kishin kryer ata, nuk duhej të vriteshin në vend...ku është demokracia e trumbetuar natë e ditë...ku???.Po kush do ta bëj këtë o populli im, që po nëmëkëmbesh në atë farë feje, që kur s’ma ka marrë mendja, për këto lloj përçudnimesh që po ndodhin me ty sot e përditë....kush qeveritarët tanë, kukulla të ndërkombëtarëve, të shiturit, maskarenjtë, të....??? As shteti amë se çau” kokën”fare, madje për asgjë nuk ndihet e nuk interesohet më për Kosovën....Sali krimineli, me kriminelët e tjerë veç ka qejf...” me bo” ndonjë vizitë miqësore në Kosovë....se e ka” ndihmu” dhe e ka “dashtë”shumë Kosovën... i ka “qarë shpirti” për të....duke burgosur në vite luftëtarët si Adem Jasharin me shokë....duke zhdukur Remzi Hoxhën, duke... etj.etj.!? Lere më ata shqiptarë të Maqedonisë, kokëthinjurit, që i rrinë Grujevskit te by..!!!

Prandaj popull im duhet ti hapi sytë e të luftojë për ato të pa drejta, të cilat po ja bën në radhë të parë pjella e tij...por dhe t’i tregojë vendin edhe armiqve që për ditë e më shumë po e provokojnë, si me koston e shtrejtë, me jetën e bijëve të tij!!!


/Faridin Tafallari Albaniapress/
 
Titulli: Deri kur ne, shqiptarët, duhet të “heshtim”....?!

Duhet punuar shume per bashkim dhe unitet mes shqiptareve.Partite shqiptare urgjentisht duhet te shkepusin kontaktet ne bashkqeverisje me sllavo maqedonet dhe ti kundervihen dhunes verbale dhe policore qe shteti FYROM po ushtron kunder popullsise shqiptare.
 
Titulli: Deri kur ne, shqiptarët, duhet të “heshtim”....?!

unitet nuk ka as ne shqiperi dhe as ne nje vend tjeter....gjithmone ka probleme veriu me jugun..ose lindja me perendimin....dhe jo ne nje komb qe eshte i perbere nga 2 etni te ndrryshme....
Shqipetaret e kan per zakon qe gjithmone te heshtin...kete e trregon vete historia e kombit tone
 
Titulli: Deri kur ne, shqiptarët, duhet të “heshtim”....?!

unitet nuk ka as ne shqiperi dhe as ne nje vend tjeter....gjithmone ka probleme veriu me jugun..ose lindja me perendimin....dhe jo ne nje komb qe eshte i perbere nga 2 etni te ndrryshme....
Shqipetaret e kan per zakon qe gjithmone te heshtin...kete e trregon vete historia e kombit tone
Dua tju kujtoje vetem nje lapsus qe keni bere ne shkrim....nuk ka komb me dy etni te ndryshme....munde te kete shtet me dy etni te ndryshme......,ju e kishit fjalen per shtetin Maqedon,qe ka dy etni te ndryshme ,sllavet dhe shqiptaret???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top