Der Standard: Shqipëria dhe Kosova vite drite larg bashkimit kombëtar

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Der Standard: Nuk duhet të nënvlerësohet rezistenca e regjimit të vjetër, ja dy skenaret e ardhshme të OBRM
Vetëm ai që krijon stres, fiton diçka shkruan “Der Standard”.

Prej dy vjetësh në Maqedoni po tentohej një skenar ukrainas dhe evitimin e asaj që ndodhi në Majdan dhe megjithatë të vinte përsëri deri të demokraci dhe shteti ligjor. Me dorëzimin e mandatit nga presidenti Gjorgje Ivanov është tejkaluar presioni strategjik i BE dhe SHBA. Megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet rezistenca e regjimit të vjetër. Një skenar mund të jetë bojkoti parlamentar, por e mundshme është edhe ndezja e shkëndijës së konfliktit ndëretnik, përcjell botasot.info. Andaj as gjeopolitikisht as edhe ne kontekstin rajonal, Maqedonia nuk është stabilizuar.

Rol kontraproduktiv luajti kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili luajti rolin e ndërmjetësuesit të partive të përçara shqiptare në Maqedoni. Kjo krijoi frikën e përzierjes së shtetit fqinj. Bile Rama para pak kohësh tha se mund të ndodhte bashkimi me Kosovësn, nëse dështon projekti i integrimit europian. Vetëm se Shqipëria dhe Kosova janë me vite drite larg mundësisë së bashkimit. Në praktikë ata nuk arrijnë njohjen e ndërsjelltë të çertifikatave shkollore. Problemi qëndron gjithsesi, që Rama me “Shqipërinë e madhe” ka ngritur frikën e ujdisur të nacionalistëve në Maqedoni dhe Serbi. Gjithashtu ai kërkon të ngrisë lojën e tij kundrejt BE. Sepse historia tregon: kush krijon stres, fiton diçka./Bota sot

auto_auto_7F8ECAB8-1092-4BD1-8D4A-DCF4D7C7BF74_cx0_cy3_cw0_w1080_h60814928902661495037267.jpg
 
Back
Top