legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Nuk mund të reformojmë shërbimet sekrete pa u reformuar çdo qytetar i Maqedonisë.
Kur luhet ndeshje futbolli Maqedoni-Shqipëri zemra më thotë të anoj kah Shqipëria, dhe kjo është për shkak se ju e keni sjellë shtetin në këtë situatë.
Pa u dekriminalizuar kjo klasë politike dhe pa reforma në pushtetin gjyqësor, nuk mund të flasim për të ardhmen e këtij shteti".
Kanë qenë pikërisht këto fjalët e deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi, gjatë debatit publik të organizuar nga Këshilli Nacional për Eurointegrime.
Sa i përket ballafaqimit me të kaluarën, Ibrahimi tha se përndjekja e shqiptarëve nga sistemi komunist ka vazhduar më ritëm të njëjtë edhe në pluralizëm, duke përmendur numrin prej katër mijë dosjeve që janë krijuar nga viti 1990, mes tyre edhe dosjen e kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ai theksoi se shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk do të drejtojnë shërbimin sekret dhe Entin statistikor.
"Shqiptarët mund të jenë drejtor dhe ministra edhe në punët e brendshme, por asnjëherë nuk mund të jenë drejtor në Drejtorinë e shërbimit sekret dhe në Entin Shtetëror të Statistikave, aty ku hyjnë të dhënat e dorës së parë, duke përfshirë dhe remitancat nga shqiptarët", theksoi deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi. http://www.albeu.com/shqiperi/deputeti-shqiptar-jetojm-n-maqedoni-e-duam-dhe-e-ndrrojm-shqip/259793/
http://www.albeu.com