Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka kërcënuar kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, se është gati që t’I thyejë dhëmbët.
Thaçi e ka quajtur Krasniqin para pak muajsh kriminel dhe ky i fundit tashmë ka bërë një padi ndaj kryeministrit. Krasniqi ka thënë se kërkon që çështja të zgjidhet nga drejtësia, por nëse jo, ai është I gatshëm që ta zgjidhë vetë këtë çështje, duke rrahur kryeministrin kosovar.
“Unë dua që problemin ta zgjidh me drejtësi, por ka edhe forma të tjera, që unë nuk i dua ato. Unë mund me dal për t’ja thyer dhëmbët Thaçit. E meriton. Jo se nuk mundem edhe nuk guxoj për ta bërë këtë gjë, dhe jo që ai dhe banda e tij nuk e meriton, por kjo nuk është drejtësi”, ka deklaruar Krasniqi.
Tashmë çështja ka përfunduar në gjykatë, ku dhe pritet të zhvillohet seanca e parë për këtë çështje.