ثshtë shmangur një incident fizik mes dy deputetëve shqiptarë, Xhevat Ademi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH.
Propozim-ligji i ri për lustrim, i propozuar nga shumica parlamentare, ka përplasur ashpër dy deputetët dhe ka tensionuar aq shumë mbledhjen në Komisionin për Sistem Politik, sa kryesuesi i saj ka marrë vendim për ta ndërprerë.
Gjithçka ka filluar kur pas fjalimit të deputetit Ademi, ka reaguar deputeti i PDSH-së, Aliu, i cili ka akuzuar atë se “është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete dhe se ka nënshkruar 13 faqe dokument për bashkëpunim me shërbimet sekrete”.
Ka ndërhyrë Ademi, duke iu drejtuar Aliut me fjalët “mos shpif, idiot” dhe ka kërkuar nga kryesuesi i mbledhjes t’ia marrë fjalën atij.
Debati është ndërpre si rezultat i tensioneve të larta dhe mënyrës jo parlamentare të komunikimit mes dy deputetëve. /Telegrafi/