Deputetët e VMRO-DPMNE-së po qëndrojnë para derës së kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe nuk e lejojnë kryetarin e ri të zgjedhur nga shumica parlamentare, Talat Xhaferin, që të hyjë në të, njofton a1.on.
Sipas informatave që janë jozyrtare, për shkak se gazetarët nuk lejohen që t’i afrohen vendngjarjes, një pjesë e deputetëve të VMRO-së gjenden para zyrës së spikerit parlamentar, ndërsa disa kanë hyrë brenda.
Siç raporton Gazeta Express, tensionet në Shkup janë rikthyer sot, pas paralajmërimit të grupit të vetëquajtur “Për Maqedoni të përbashkët”, që mori përgjegjësinë edhe për dhunën e së enjtes në Kuvendin e Maqedonisë, se edhe sonte do të mbajë protesta, me vendimin e vendosur që të mos e lejojë formimin e qeverisë së re nga shumica parlamentare e përbërë nga socialdemokratët e Zoran Zaevit dhe partitë shqiptare./Gazeta Express/