Deputetët e VMRO-së me “mur të gjallë” pengojnë Xhaferin të hyjë në kabinet

legjenda

Tetova
Deputetët e VMRO-DPMNE-së po qëndrojnë para derës së kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe nuk e lejojnë kryetarin e ri të zgjedhur nga shumica parlamentare, Talat Xhaferin, që të hyjë në të, njofton a1.on.
Sipas informatave që janë jozyrtare, për shkak se gazetarët nuk lejohen që t’i afrohen vendngjarjes, një pjesë e deputetëve të VMRO-së gjenden para zyrës së spikerit parlamentar, ndërsa disa kanë hyrë brenda.

Siç raporton Gazeta Express, tensionet në Shkup janë rikthyer sot, pas paralajmërimit të grupit të vetëquajtur “Për Maqedoni të përbashkët”, që mori përgjegjësinë edhe për dhunën e së enjtes në Kuvendin e Maqedonisë, se edhe sonte do të mbajë protesta, me vendimin e vendosur që të mos e lejojë formimin e qeverisë së re nga shumica parlamentare e përbërë nga socialdemokratët e Zoran Zaevit dhe partitë shqiptare./Gazeta Express/
 

legjenda

Tetova
Derisa në Kuvendin e Maqedonisë pasdite deputetët e VMRO-DPMNE-së po merren vesh, ndërtesa e shtëpisë ligjvënëse është nën masën e rreptë të sigurisë, me forca të shtuara policore, kurse në parkingun e Shtëpisë së Armatës janë edhe afër 50 pjesëtarë të Njësisë për Intervenin të Shpejtë , të armatosur me armë automatike, helmeta dhe mburoja, transmeton Gazeta Express.
Në parking ka edhe dy autoblinda, dhjetra "Rover Land", si dhe automjete tjera të policisë. Në pjesën e përparme të Kuvendit, përveç ekipeve të gazetarëve dhe mburojave për protestuesit,prania e pçolicisë është pak e dukshme.
screenshot-14_1493740084-9853024.png
18254664-10208862938238084-940730033-n_1493740403-4412541.jpg
 
Top