Зngjεll
___________
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë me tone të ashpra për gjendjen në Radiotelevizionin e Kosovës, si pjesë e vazhdimit të seancës të nisur të premten.
Polemika janë zhvilluar mes deputetëve të PDK-së dhe AAK-së. Deputetja e partisë opozitare, Donika Kada – Bujupi, ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se ka qasje në politiken redaktuese të RTK-së.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të parlamentit Jakup Krasniqi, i cili e ka kritikuar partinë në opozitë se nuk po e respekton rendin e ditës.
Kritika drejt grupit parlamentar të AAK-së, ka drejtuar edhe deputeti Gani Koci, i cili ka përmendur me emra personat që punojnë në RTK, e që sipas tij, janë njerëz të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkohë, deputeti i pavarur, Driton Tali, ka kritikuar mënyrën e raportimit të Televizionit Publik përkitazi me planet për Termocentralin Kosova e Re, duke thënë se RTK ka marrë për detyrë që ta paraqesë si të dobishëm këtë projekt.
Kuvendi është duke i vazhduar punimet dhe pritet që sot të shqyrtojë edhe rekomandimet e Komisionit Parlamentar Ad–Hoc , për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës nga komuniteti serb./telegrafi/