Depresioni pas lindjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Depresioni pas lindjes
f.1015082331490_m.jpg



Numri i ri i revistës "Nutrition Bulletin" tregon rëndësinë e ushqimit në etiologjinë e depresionit pas lindjes.
Simptomat e kësaj gjendjeje paraqiten te 13-20 % e nënave të reja, ndërsa pasojat janë të këqija edhe për nënën edhe për fëmijën.

Shkaktarët e kësaj gjendjeje nuk janë plotësisht të qartë, ndërsa bëhet fjalë për një etiologji me spektër të gjerë.

Hulumtimet e publikuara deri më tani kanë treguar se vitaminat e grupit B mund të jenë të dobishme te depresioni pas lindjes, si edhe disa minerale (siç është kalciumi, magnezi dhe zinku), ndërsa një pjesë e studimeve janë marrë me hulumtimin e ndikimit acideve omega-3-yndyrore dhe konsumimi i peshqve te kjo sëmundje.

Deri më tani rezultate më të fuqishme ekzistojnë për riboflavinën (vitamina B2), kalciumin dhe zinkun, për të cilët thuhet se luajnë rol të rëndësishëm në lehtësimin e simptomave të depresionit pas lindjes, derisa roli i acideve omega-3-yndyrore ende nuk është sqaruar mirë.Telegrafi
 
Back
Top