Depresioni, babai i dy fëmijëve var veten në litar

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Shkodër- Ka tentuar të mbysë veten me hape, por nuk ka mundur. Më pas është varur në litar. Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në lagjen Sherë të qytetit të Shkodrës. Në orët e para të mëngjesit familjarët kanë gjetur në varur, 30-vjeçarin Astrit Hoxha.
Arsyeja e vetëvrasjes mbetet enigmë, ndërsa dyshohet se një nga shkaqet mund të kenë qenë vështirësia ekonomike. Por as kjo hipotezë nuk qendron fort, pasi atij i kishte dalë viza për Itali dhe mund të nisej sot nëse nuk do të kishte kryer aktin e tmerrshëm.
I ati i Astritit, i ka thënë policisë se “mora taksi për ta përcjerrë djalin në Durrës, pasi i kishte dalë viza dhe kishte prerë edhe biletën, por e kam gjetur të vdekur”. Astriti ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë ende të vegjël, teksa i ka dhënë fund jetës së tij.
Bashkshortja pohon se ai ka qenë i mërzitur për shkak të papunësisë. Sipas dëshmive të saj, por edhe sipas këqyrjes së vendngjarjes nga policia, Astriti është varur në shkallët e shtëpisë së tij dykatëse në lagjen Sherë në afërsi të qendrës së Shkodrës. Nëpër shkallë janë gjetur efhe tableta me ilaçe ç’ka të çojnë në dyshimin se ai ka pirë fillimisht hape, më pas është vetëvarur.

Gazeta Shekulli
 
Back
Top