Denoncon kushërinjtë se i grabitën 300 mijë euro

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Policia ndalon të dyshuarit, por nuk gjen as para as armë

Tre persona janë ndaluar dje në mesditë në qytetin e Pukës, pasi dyshohen se i kanë grabitur kushëririt të tyre 300 mijë euro. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Pukë në vendin e quajtur Qafë-Qelë. I dëmtuari me iniciale T.V. ka qenë duke udhëtuar së bashku me disa të njohur të tij dhe kushërinj në një makinë tip "BMW" kabriolet kur gjatë rrugës nga fshati Kurthpulë i Pukës për në qytetin e Pukës kushërinjtë, nën kërcënimin e armës i kanë marrë 300 mijë eurot dhe më pas e kanë zbritur në tokë. Për ngjarjen e ndodhur shtetasi me iniciale T.V. ka lajmëruar policinë e Pukës, forcat e së cilës janë vënë në lëvizje duke ngritur menjëherë një postbllok në hyrje të qytetit. Vetëm pas pak minutash, në hyrje të Pukës është parë makina tip "BMW" kabriolet me tre persona brenda. Shoferi i është bindur urdhrit të policisë dhe pa bërë asnjë rezistencë, tre personat që udhëtonin me këtë makinë kanë pranuar të shoqërohen në Komisariatin e Policisë Pukë. Nga kontrollet e para që u janë bërë personave të dyshuar policia nuk ka gjetur as euro dhe as armë zjarri. Por burime nga policia e Pukës sqaruan se personat e ndaluar janë mbajtur në dhomat e izolimit deri në sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Më tej, burimet policore pohuan për gazetën se po rishqyrtojë edhe denoncimin e bërë.
*shqip*
 
Back
Top