"Denoncimi i vajzes, i qellimshem"

*deliza*

VIP
V.I.P
"Denoncimi i vajzes, i qellimshem"

Lezhe- Babai "monster" akuzon vajzat per denoncim te rreme ne Policine e Lezhes dhe sajese te historise se incestit njevjecar. I marre ne pyetje diten e djeshme per disa ore me radhe, 64-vjecari P. D., jo vetem qe ka mohuar akuzat e ngritura per "kryerje te marredhenieve seksuale me dhune me persona me lidhje gjaku" dhe "shtyrje ne vetevrasje" te bashkeshortes se tij, por ka cilesuar vajzen e tij te madhe, si mashtruese. "Nuk kam kryer marredhenie seksuale me time bije. Denoncimi i bere eshte i qellimshem per te me diskredituar mua si njeri, pasi kam pasur mosmarreveshje me te", ka thene ai para grupit hetimor. Megjithese 64-vjecarit nga fshati Tale i Lezhes i jane vene perpara deshmite e dy vajzave, 19 dhe 21 vjece, ai ka mohuar kategorikisht te ishte perfshire ne historine e incestit. Ekspertiza mjeko-ligjore ka hedhur poshte pretendimet e te moshuarit, pasi analizat gjinekologjike ne spital, kane konfirmuar deshmine e vajzes se demtuar, se mbi te ishte ushtruar dhune seksuale. Motra e vogel denoncoi ngjarjen ne polici, pasi gjeti te atin duke kryer marredhenie me 21-vjecaren A. D., vetem dy dite para arrestimit. Madje gjate deshmise se dhene eshte zbuluar dhe fakti, se nena e vajzave pasi kishte zbuluar historine kater muaj me pare, e gjendur perballe kercenimit per vrasje te bashkeshortit, ishte vetehelmuar tragjikisht. E demtuara deklaroi se kishte frike te denonconte, pasi i ati e kercenonte me vrasjen e saj dhe te dy motrave te tjera.

Ngjarja tronditese ka shokuar edhe banoret e zones se Tales, te cilet denojne aktin ne maksimum dhe kerkojne qe drejtesia te jete e pameshirshme, nese vertetohet akuza. "Incesti eshte nje nga krimet me te shemtuara. Nuk te jepte pershtypjen e nje babai "monster", por ja qe paska shkuar deri ne ekstrem", shprehen banoret per gazeten "KJ", duke theksuar se tashme u vjen turp te thone se jane nga ky fshat dhe se njohin te dyshuarin. "Kurse vajza, ka qene tip i mbyllur dhe qendronte vazhdimisht ne shtepi. Rralle e shihnim te dilte", tregon nje tjeter banor, qe e ka shtepine afer te dyshuarit. Ata kerkuan drejtesi nga shteti dhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Sot pritet qe P. D., te dale ne gjykate per mase sigurie, ndersa ka kembengulur vazhdimisht, se nuk e ndjen veten fajtor.

Policia strehon vajzen, ne mbrojte dy motrat

Policia e Lezhes ka vendosur qe vajza 21-vjecare, me inicialet A. D., qe dyshohet se eshte perdhunuar nga babai, te dergohet ne nje qender rehabilitimi, per te kaluar edhe traumat psikologjike dhe fizike, te pesuara pergjate nje viti. Ndersa dy vajzat e tjera te te moshuarit pritet te strehohen ne nje tjeter qender te sigurt, per te shmangur kontaktin e te afermve te te dyshuarit, kercenimet apo incidentet e tjera te mundshme. Aktualisht efektive te policise, mbajne ne ruajtje banesen ne Tale te Lezhes, pasi dy vajzat jane te vetme dhe te ekspozuara ndaj rrezikut.

Kohajone​
 
s'di c'me than!
''vdekjen e kemi hak por jo turpin'' dhe mos i ndodhte kujt kjo,

por me duket se po jetojme ne kohen e p0rdhes.
 
Back
Top