Një gjykatë në Kosovë ka dënuar qytetarin Abdullah Thaçi, i cili denoncoi një rast korrupsioni. Thaçi, nga Prizreni, gjatë kohës që punonte në një bankë tregtare, i është qasur pa të drejtë llogarisë së drejtorit të Arsimit Komunal, Nexhat اoçaj, për të dëshmuar se ai kishte paguar kredinë me paratë publike dhe një pjesë të tyre i kishte transferuar në llogarinë bankare të fëmijëve.
Gjykata Themelore në Prizren dënoi këtë të martë Abdullah Thaçin me një gjobë prej 5 mijë eurosh, që ai është i detyruar ta paguajë në 5 këste mujore.
I akuzuari për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare” e ka pranuar fajësinë dhe është penduar për veprimin e tij. Sipas aktakuzës, Abdullah Thaçi e kishte futur në një zarf gjendjen e llogarive të dy klientëve, e më pas ia kishte dorëzuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Para tri vitesh, Vetëvendosja i ka përdorur këto të dhëna për të ushtruar kallëzim penal ndaj zyrtarit komunal. Pikërisht për këtë rast, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat اoçaj, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Vendimi i gjykatës për Thaçin ka nxitur reagimin e njohësve të standardeve të krijuara nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e informatorëve, apo siç njihen në anglisht “whistleblowers”, për të denoncuar dukuritë negative.
/ Top Channel